Horoskopi Ditor e Enjte 8 Qershor 2023

 DASHI


Do jeni shumë origjinalë dhe realistë gjatë kësaj dite prandaj gjërat do ju ecin ashtu si keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit pasioni do shtohet në mënyrë të habitshme dhe ndonjëherë do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi sepse në të kundërt situata mund t'iu dalë edhe jashtë kontrollit. Në punë mund të keni përballje të forta me disa kolegë në orët e mëngjesit, por me qetësi dhe delikatesë do arrini të sqaroheni. Në fakt keni qëllime të përbashkëta, thjesht rrugët e ndjekura janë ndryshe. Buxheti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Që gjendja të stabilizohet duhet të flisni sa më parë me specialistët e fushës.

DEMI

Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni më të vetmuar dhe do arrini të zgjidhni edhe problemet e vogla që ju kishin mbetur pezull. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë shumë e qetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë dhe nuk do keni as problemin më të vogël me njëri-tjetrin. Ju beqarët do shpresoni më kot për të ndryshuar statusin. Edhe sot ka për të qenë një ditë e zakonshme. Në punë do jeni më të duruar dhe pak nga pak do arrini t’i kaloni të gjitha pengesat që keni pasur. Sipas Horoskopi.vip , në planin financiar mund të keni disa ndryshime pozitive, por jo aq sa ju të kryeni shpenzime të konsiderueshme. Mendoni edhe për ditët në vijim.

BINJAKËT

Nuk do jeni as në humor dhe nuk do i keni as idetë shumë të qarta sot. Nëse keni një lidhje  do iu ndodhin incidente të shumta dhe në disa momente do mendoni edhe t'i jepni fund gjithçkaje. Sido që të vijnë punët, mirë është të mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do joshni gjatë gjithë kohës. Ka mundësi që ta ndryshoni edhe statusin. Në punë mos humbni kohë me gjëra pa asnjë vlerë, por fokusohuni tek qëllimet kryesore. Edhe po bashkëpunuat me disa kolegë nuk do bëni keq. Buxheti do jetë goxha problematik. Nuk do jeni aspak të logjikshëm dhe do rrënoheni.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do arrini të kuptoni shumë nga gabimet e bëra dhe do mundoheni të gjeni një mënyrë për të kërkuar falje. Nëse keni një lidhje dhe keni pasur mosmarrëveshje me partnerin kohët e fundit, edhe sot situata do vazhdojë të jetë delikate. Po nuk hapet rrugë dhe po nuk i pranuat gabimet e bëra nuk keni për t'u ndier të qetë. Ju beqarët do i jepni prioritet jetës profesionale dhe nuk do mendoni për jetën sentimentale. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe do përdorni përherë argumentet për t’i bindur të tjerët. Buxheti do jetë goxha më i mirë kështu që mund të kryeni edhe disa investime. 

LUANI

Ka mundësi të jeni më të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe më të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni. Nuk do ndikoheni më nga të tjerët. Nëse keni një lidhje duhet të bëni gjëra të veçanta në mënyrë që jeta në çift të jetë më emocionuese. Yjet do i keni në krah në çdo rast. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga persona shumë më të rinj në moshë dhe ka mundësi që rrethanat të jenë të favorshme. Në punë disa miq do iu japin kontakte të reja dhe mund të filloni bashkëpunimi frytdhënëse. Në planin financiar nuk keni për të pasur probleme serioze, përkundrazi situata mund të konsolidohet.

VIRGJËRESHA

Në disa momente mund të ndiheni edhe nervozë sot, megjithatë nuk do dorëzoheni përpara asnjë sfide. Ju të dashuruarit do keni guximin të flisni hapur me partnerin tuaj dhe të zgjidhni njëherë e mirë disa dyshime apo probleme. Mbrëmja ka për të qenë më e qetë. Ju beqarët nuk do besoni aspak tek dashuria me shikim të parë, por diçka e veçantë do ju ndodhë papritur. Në punë duhet të përgatiteni edhe për ndonjë vonesë të vogël. Gjërat nuk do ju ecin keq, por duhet të bëheni më të duruar. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri dhe mendohuni disa herë para se të hidhni hapa.

PESHORJA

Duke para që faqet e librit të jetës tuaj po kalojnë një e nga një, herë pas here do ndiheni nostalgjikë sot. Nëse keni një lidhje, ndjenjat mes jush dhe partnerit do jenë edhe më të forta gjate kësaj dite. Do dëshironi të kaloni më tepër kohë me njëri-tjetrin dhe mund të mendoni edhe për surpriza. Sipas Horoskopi.vip  ju beqarët do keni pafund dëshirë për të filluar një lidhje, por kushtet nuk do jenë aq të favorshme. Në punë keni për të pasur ndryshim pozicioni. Në fillim gjërat do ju duken të vështira, por kur t’ia merrni dorën do ndiheni më të kënaqur. Gjendja e financave ka për të qenë shumë herë më e mirë se me parë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet e nevojshme.

AKREPI

Urani dhe Marsi do ju bëjnë të ndryshoni mendim lidhur me disa gjëra. Do jeni më të qartë dhe do dilni të fituar. Ju të dashuruarit duhet të përgatiteni për emocione shumë të forta. Mjaft gjëra kanë për të qenë ndryshe nga më parë dhe mund të arrini edhe në qiell të shtatë. Ju beqarët duhet të tregoheni më të duruar nëse doni të gjeni personin më të përshtatshëm. Nëse nuk e bëni këtë gjë do jeni të humbur. Në punë nuk do i bëni gjërat përgjysmë dhe do ju shkoni deri në fund qëllimeve. Do lodheni pak, por do merrni përfitime. Në planin financiar gjërat nuk do jenë shumë të lehta kështu që tregohuni sa më të matur.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do mundoheni të impononi mendimet tuaja dhe keni për të pasur probleme të vazhdueshme. Nëse keni një lidhje, periudha e akullt dhe me probleme për jetën tuaj do marrë fund njëherë e mirë. Dielli do rilindë dhe atmosfera në tërësi do ngrohet tej mase. Ju beqarët do takoheni me dikë dhe zemra ka për t'iu rrahur më fort se kurrë ndonjëherë më parë. Në punë keni për të pasur disa vështirësi të vogla që nuk do ju lejojnë ta përfundoni atë që keni nisur. Bëni durim dhe prisni edhe pak. Financat do jenë të qëndrueshme dhe aspak problematike. Vazhdoni t'i menaxhoni me këtë përkujdes dhe maturi.

BRICJAPI

Shpesh do ndodheni në udhëkryqe gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni të sigurt për të hedhur asnjë hap të rëndësishëm. Nëse keni një lidhje, e sotmja nuk do jetë gjithë kohës e mirë. Në shumë momente do gjendeni para vështirësive dhe problemeve, por për fat do i kaloni me lehtësi. Ju beqarët do keni disa takime, por mirë do jetë të mos nxitoheni për të hedhur hapa. Në punë do ndërmerrni plot iniciativa. Edhe sikur të gaboni keni për të mësuar shumë. Në tërësi buxheti ka për të qenë goxha i mirë. Do i kryeni shpenzimet e menduara dhe do iu mbeten edhe para mënjanë.

UJORI

Gjatë kësaj dite do ju duket sikur do kapni qiellin me dorë dhe do ndiheni më të përmbushur. Nëse jeni në një lidhje do keni momente të  mbushura me emocione të forta, si pozitive ashtu edhe negative. Jo gjithmonë do jeni në humor dhe në disa momente mund të keni edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do jeni sensualë dhe do joshni cilindo që do pëlqeni. Në planin financiar nuk do jetë nevoja të sforcoheni shumë pasi do e arrini shumë shpejt qëllimin përfundimtar. Bëni pak më shumë durim dhe do dilni të fituar. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen, por kjo nuk do të thotë që ju t'i shpenzoni menjëherë paratë që do merrni.

PESHQIT

Marsi do ju bëjë më aktivë gjatë kësaj dite dhe do keni më shumë besim tek vetja. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e këndshme. Do i buzëqeshni gjatë gjithë kohës njëri-tjetrit dhe do doni të qëndroni sa më shumë së bashku. Partneri mund t'iu bëjë edhe një propozim interesant. Nëse jeni beqarë duhet t'i pranoni të gjitha ftesat, por nuk duhet të nxitoheni të hidhni hapa. Në punë do keni rivalitet të fortë megjithatë do ndiheni të sigurt për rrugën që duhet të ndiqni. Askush nuk do ju ndalë dot për të arritur synimet tuaja. Buxheti ka për të qenë disi problematik. Bëni kujdes! 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post