Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.
Çdokush e puthjen përjeton në mënyra të ndryshme, le t’i hedhim një sy se si puth secila shenjë e horoskopit.
DASHI
Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si “ta ndezë” partnerin.
DEMI
Demi puth ngadalë dhe në mënyrë sensuale. Demat para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore.
BINJAKET
Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre. Megjithatë, është e sigurt se nuk do t’ju zhgënjejnë, sepse Binjakët janë të shkathtë në puthje.
GAFORRJA
Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t’ju kënaqin, mirëpo nuk do t’ju ngazëllejnë.
LUANI
Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t’i dorëzoheni.
VIRGJERESHA
Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme.
PESHORJA
Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt.
AKREPI
Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla.
SHIGJETARI
Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.
BRICJAPI
Bricjapët puthin në mënyrë elegante dhe të përsosur. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga njerëzit e kësaj shenje të horoskopit, do t’ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë.
UJORI
Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje.
PESHQIT
Peshqit puthin butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.
$ads={2}
Post a Comment