Afinitetet mes Luanit dhe Demit janë dicka te mira, keta dy shenja duhet vetëm të mësojnë të merren me të metat e njëri-tjetrit.
Pajtueshmëria midis Demit dhe Luanit është në një nivel të mirë. Ndërsa ka shumë dallime midis këtyre dy shenjave të zodiakut, të dyja kanë karakteristika që i plotësojnë ato. Të dy kanë cilësi fikse, prandaj dëshirat dhe pritshmëritë e tyre janë shumë të ngjashme dhe janë të gatshëm të kënaqin nevojat e njëri-tjetrit.
Dy shenja të forta si Luani dhe Demi mund të formojnë çiftin ideal për të nisur një romancë plot dashuri dhe gjalleri. Fakti është se kur vala e parë e dashurise të jetë ftohur, Luani do të dëshirojë të marrë drejtimin ne mardhenie (te komandoje), ndërsa Demi, i cili nga natyra është shumë kokëfortë, nuk do të lejojë askënd t'i thotë se ku të shkojë dhe çfarë të bëjë.
Luani është më i hapur dhe i ndezur dhe i pëlqen të tërheqë vëmendjen tek vetja. Me kalimin e kohës mund të lindin mosmarrëveshje në lidhje me ndjenjën e xhelozisë që vjen kryesisht nga ana e Demit. Luanit i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, ndaj ndizet kur merr komplimente nga të tjerët, gjë që e mërzit pak partnerin ne kete rast Demin.
Demi ka një karakter më të mbyllur dhe të rezervuar, duke preferuar kontaktin më të ngushtë me pak njerëz. Vetëm nëse të dy bëjnë kompromis dhe bëjnë lëshime reciproke, ata mund të arrijnë një marrëveshje që do t'i lejojë ata të vazhdojnë marrëdhënien tyre dhe te behen çifti ideal.
$ads={2}
Post a Comment