#DASHI
Hëna do jetë planeti që do kujdeset në çdo moment për jetën tuaj në çift sot dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Për ju të dashuruarit kjo ditë do jetë e begatë dhe aspak problematike. Pasioni do jetë herë pas herë i zjarrtë dhe zemra do ju dridhet më shumë se kurdoherë më parë. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje. Do mund të keni plot njohje, por njëherë për njëherë nuk do doni të bëni zgjedhje. Në punë do filloni një sfidë të re dhe do luftoni fort për t’ia dalë mbanë. Rruga do jetë pak e gjatë dhe e vështirë, por jo e pamundur. Në planin financiar nuk do dini si ta menaxhoni situatën.
DEMI
Sado që të mundoheni të mos i ndërlikoni gjërat gjatë kësaj dite nuk do ja dilni dot mbanë. Ju të dashuruarit do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin dhe gjërat nuk do ecin aspak ashtu si i kishit ëndërruar. Nëse jeni beqarë nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do hidhni asnjë hap. Me mirë prisni edhe disa kohë në mënyrë që të mos bëni gabime. Sipas horoskopi.vip në punë do bazoheni vetëm në aftësitë tuaja sepse nuk do merrni mbështetje nga askush. Vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme dhe ndonjëherë do doni të dorëzoheni përfundimisht. Në planin financiar gjendja ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni aspak probleme.
BINJAKËT
Mërkuri në bashkëpunim me Saturnit do vendosin rregull në jetën tuaj. Do ndiheni shumë herë më të qetë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e gëzuar dhe e mbushur me ngjyra. Do jeni shumë më tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin prandaj gjërat do ecin më së miri. Edhe ju beqarët do keni një ditë premtuese dhe me takime interesante. Në punë duhet të reagoni sa më parë sepse po i latë gjërat pas dore mund të keni probleme të vazhdueshme. Ju jeni të zotët dhe mund të arrini çdo gjë. Të ardhurat nuk do jenë të jashtëzakonshme, megjithatë disi më të mira se disa kohë më parë.
GAFORRJA
Marsi do ju bëjë shumë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do nuk do veproni asnjëherë pa i pasur mendimet e qarta. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë disi më e ekuilibruar. Pas disa konflikteve klima do fillojë menjëherë të ngrohet. Do gjeni gjithmonë mënyrën e duhur për të kërkuar falje. Ju beqarët duhet ta kontrolloni veten, pasi po bëtë gabime do i vuani gjatë pasojat. Në punë do jeni të aftë edhe të luftoni me të tjerët vetëm për të arritur ku doni. Sigurisht asgjë nuk do jetë e lehtë. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me goxha tronditje dhe nuk do dini çfarë të bëni. Më e mira do jetë të pranoni ndihmën e të afërmve.
LUANI
Gjatë kësaj dite do keni më tepër besim tek vetja dhe askush nuk do ju mposhtë dot. Jeta juaj në çift do jetë mjaft e bukur. Partneri nuk do ndalet së ju surprizuari dhe se ju emocionuari. Në çdo moment zemra ka për t'iu rrahur fort. Nëse jeni beqarë ka mundësi të dekurajoheni pas refuzimit të disa propozimeve që do bëjnë. Në punë mos humbisni kohën me gjëra të kota, por fokusohuni tek ato më thelbësoret. Nëse ja dilni sot mund t’iu propozohet një detyrë e re më e rëndësishme se kjo që keni. Për financat ka për të qenë një ditë normale dhe për fatin tuaj të mire nuk do keni vështirësi serioze.
VIRGJËRESHA
Dielli do ua ndryshojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të gatshëm për të hedhur hapa të reja. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga ambienti i qetë i kësaj dite për të folur hapur me partnerin dhe për të zgjidhur disa probleme që ua kishin bërë jetën të zymtë. Ju beqarët nuk do e keni mendjen tek dashuria pasi do mbështesni një mik të vjetër, i cili ka mjaft nevoje për ju. Në punë jo vetëm që do jeni ambiciozë, por edhe këmbëngulës. Komunikimi i mirë me kolegët dhe shefat gjithashtu do iu ndihmojë në çdo pikë. Në planin financiar është mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.
PESHORJA
Mërkuri do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sot dhe do i ndryshoni disa gjëra. Nëse jeni në një lidhje, as mos mendoni të flirtoni me dikë tjetër pasi ky do ishte fundi i gjithçkaje të bukur që kishit ndërtuar. Ju beqarët bëni atë që do ju duket më e logjikshme, duke mos menduar aspak për opinionin e të tjerëve. Në punë ka mundësi që shefi të mungojë dhe ju me kolegët tuaj të bëni festë. Në fakt do mbeteni shumë mbrapa me projektet që keni nisur. Sipas horoskopi.vip perspektivat financiare do jenë goxha të mira. Përfitoni për të bere disa investime që i keni menduar prej shumë kohësh, por që deri më sot nuk kishit mundur dot.
AKREPI
Dita e sotme nuk ka për të qenë aspak e ndërlikuar siç keni pasur frikë. Përkundrazi do ja kaloni mjaft mirë. Për ju të dashuruarit ambienti do jetë shumë i ngrohte dhe zemra do ndihet e qetë. Nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar goxha. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë, pasi sot nuk është dita juaj më me fat. Në punë mos kërkoni të impononi mendimet tuaja, por përdorni argumentet e duhur për t’i bindur të tjerët se keni të drejtë. Gjendja financiare nuk do jetë e keqe. Jo vetëm që ju keni bërë një menaxhim të mirë, por keni pasur dhe do keni përherë edhe mbështetjen e familjareve.
SHIGJETARI
Do ecni me prioritete gjatë kësaj dite dhe gjithçka ka për të vijuar më së miri. Për ju të dashuruarit priten momente energjike dhe të mbushura me optimizëm. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë dhe nuk keni për të pasur aspak mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë do e realizoni më në fund takimin tuaj të ëndrrave dhe shumë shpejt do filloni edhe një lidhje. Në punë mos ju besoni verbërisht gjithë bashkëpunëtorëve nëse nuk doni të zhgënjeheni. Çdo hap hidheni me mençuri e maturi. As thashethemeve mos ua vini veshin. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar sepse përndryshe mund t'iu dalin të papritura.
BRICJAPI
Do jeni shumë të frymëzuar gjatë kësaj dite dhe me dëshirë për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje, asnjë planet nuk do mund t’ua prishë dot harmoninë që mbizotëron mes jush dhe partnerit tuaj. Ju të dy jeni si një trup i vetëm dhe keni ndjenja vërtet të forta për njeri-tjetrin. Ju beqarët nuk do mund të realizoni dot njohje të reja, megjithatë nuk do kaloni një ditë të keqe për shkak të pranisë së miqve. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do keni ndikim të madh tek të gjithë. Shumë do ju marrin si model dhe do duan t’iu kopjojnë. Në planin financiar gjendja do jetë aq e mirë sa për t'i lejuar vetes edhe disa shpenzime më tepër.
UJORI
Do inkurajoheni nga të gjithë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më optimistë për të ardhmen. Nëse keni një lidhje, edhe pse kohët e fundit keni bërë gabime në jetën tuaj në çift, partneri nuk do iu mbajë mëri. Përkundrazi ai do ju dashurojë ashtu si gjithmonë dhe mund t'iu bëjë edhe një propozim interesant. Nëse jeni beqarë duhet t'i merrni gjërat sa më shtruar nëse nuk doni të vuani. Në punë nuk keni për të pasur aspak vonesa. Çdo gjë do ju realizohet ashtu si kishit ëndërruar përherë. Financat nuk do jenë të këqija, por pas shpenzimeve të palogjikshme gjendja do dobësohet ndjeshëm.
PESHQIT
Të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur do zgjidhen gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Do dini ta bëni tjetrin të ndihet mirë dhe nga ana tjetër do ndiheni më të plotësuar edhe ju. Gjithsesi për pasion të madh duhet të prisni edhe pak kohë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri. Në punë do jeni të kujdesshëm me çdo hap dhe nuk do ju ndodhin probleme. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për t’iu bërë më të njohur nga sa mendonit. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë, por nuk duhet të keni turp ta pranoni ndihmën e familjarëve.
Post a Comment