Horoskopi Ditor e Merkure 17 Maj 2023

DASHI

Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më e rëndësishme se ajo profesionale. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për çaste të shumta romantike, për pasion, emocione dhe surpriza të mëdha. Çdo gjë do ndodhë ndryshe nga sa mund ta kishit parashikuar. Ju beqarëve do ju shumëfishohen ftesat për të dalë nëpër takime dhe për dikë do ju rrahë zemra më fort. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe gjithçka do ju ecë sipas parashikimeve. Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para.

DEMI

Kureshtja do ju shtyjë të tentoni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Nuk do keni as frikë të tentoni gjëra të reja në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do i konkretizoni disa projekte që keni menduar për jetën tuaj në çift dhe do ndiheni më të plotësuar. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Ju beqarët do njiheni me persona mjaft tërheqës me të cilët do ia vlejë të krijoni një lidhje. Sipas Horoskopi.vip , në punë do jeni ambiciozë dhe do arrini sukses të madh. Mund të lodheni pak, por arritjet do ju çlodhin menjëherë. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime shumë të mëdha edhe sikur të ardhurat të jenë të mira.

BINJAKËT

Dielli do ua ndriçojë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ju nxitë t’i fiksoni edhe më mirë objektivat. Bëni një listë me gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni në mënyrë që të mos ngatërroheni. Jeta në çift do jetë përgjithësisht e qetë dhe aspak problematike. Edhe pse tundimi mund të jetë i fortë për një person që do takoni rishtazi nuk do e tradhtoni atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë me shumë gjasë do gjeni personin tuaj të ëndrrave dhe do ndiheni të plotësuar. Në punë do jeni mjaft të motivuar për të ecur përpara dhe do ia dilni mbanë me sukses. Në disa momente mundtë jeni edhe të gatshëm të bëni edhe sakrifica. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sot që ta keni të nesërmen të siguruar.

GAFORRJA

Sot do jeni gjithë kohës me humor të keq dhe asgjë nuk për t’iu ecur si e kishit menduar. Nëse keni një lidhje keqkuptimet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Nuk do silleni në mënyrë korrekte më atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër në disa raste. Ju beqarët duhet të ndryshoni strategjinë e joshjes sepse përndryshe nuk keni për të arritur asgjë. Në punë do përballeni me pengesa të njëpasnjëshme sidomos nëse ushtroni profesionin në kompani private. Mos i besoni askujt. Në planin financiar duhet t’i vendosni vetes disa kufij që po i arritët do e stabilizoni situatën.

LUANI

Sot do keni dëshirë të bëni shumë gjëra njëherësh, t’ia dilni dhe kënaqësitë të jenë akoma më të forta. Do jetë paksa e vështirë kjo gjë, por jo e pamundur. Nëse jeni në një lidhje sot është dita më e përshtatshme për të folur për dashurinë e për ndjenjat. Përgatisni edhe ndonjë recetë të këndshme dhe surprizojeni partnerin. Ai do ju ketë blerë diçka që e keni shumë përzemër. Ju beqarët do jeni shumë të shpërqendruar. Do keni disa takime dhe nuk do dini se me cilin person të pranojini të hidhni hapa më tej. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe do i bëni ballë xhelozisë së disa kolegëve. Sektorin e financave do dini si ta menaxhoni kështu që situata do mbetet nën kontroll.

VIRGJËRESHA

Hëna do ju bëjë edhe më sharmantë gjatë kësaj dite, por Mërkuri në disa momente do e bllokojë komunikimin në familje. Nëse jeni në një lidhje mundohuni që për çdo dyshim apo paqartësi të flisni hapur me partnerin dhe të mos lini asgjë për nesër. Do falni dhe do ju falin sot. Nëse jeni ende të vetmuar ka mundësi të ndeshni në mes të rrugës një person që do ua ndryshojë jetën në mënyrë të paimagjinueshme. Sipas Horoskopi.vip , në punë nuk do jeni më të mirët, por do ua kaloni disa kolegëve ziliqarë dhe që ju kanë sharë. Për mirëqenien e financave duhet të përkujdeseni pak më tepër.

PESHORJA

Sot do ja hapni edhe më shumë zemrën atyre që keni pranë dhe do arrini me qetësi të zgjidhni edhe disa hatërmbetje. Vetëm në mbrëmje mund të ndodhë ndonjë debat i paparashikuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të ëmbël, më romantikë dhe më shprehës nëse doni që gjithçka t’iu ecë më së miri. Gjithmonë duhet dhënë dhe nuk duhet pritur vetëm për të marrë. Ju beqarët do takoni dikë, i cili do ju bëjë vërtet të ndryshoni mënyrën e të parit të botës. Në punë do bëni më të mirën për të arritur objektivat dhe do ja dilni pavarësisht kolegëve që do mundohen t’iu pengojnë. Paratë do jenë të mjaftueshme për nevojat që do keni.

AKREPI

Klima yjore do favorizojë bashkëpunimin dhe humorin gjatë kësaj dite. Jeta sentimentale dhe ajo miqësore do jenë shumë të bukura dhe do ua mbushin zemrën me gëzim. Nëse jeni në një lidhje keni për të pasur më shumë çaste intime dhe romantike. Në mbrëmje mund të shkoni edhe në një party e do argëtoheni si të çmendur. Ju beqarët do kuptoni se keni shumë të përbashkëta me një mik dhe do filloni ta shohin atë me sy tjetër. Në punë stresi në disa momente do ua vështirësojë gjërat, por nuk duhet të dorëzoheni menjëherë. Shpenzimet do i kryeni pa llogari, por për fat gjendja do mbetet e mirë.

SHIGJETARI

Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të larguar mendimet negative dhe për ta bërë jetën akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje, reflektimi dhe maturia e kohëve të fundit do sjellë frytet e duhura. Do ndiheni shumë mirë së bashku me partnerin dhe do keni dëshira të përbashkëta. Nëse jeni vetëm do keni etje për freski dhe ekzotizëm. Gjithsesi tregohuni të arsyeshëm në mënyrë që mos bëni gabime. Në punë mendimet pozitive do ju ndihmojnë të kaloni çdo problem të minutës së fundit. Vendosmëria nga ana tjetër do ju bëjë të ecni më përpara. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por të mjaftueshme për shpenzimet e nevojshme. 

BRICJAPI

Sot ka mundësi të ndikoheni shumë nga disa persona, të cilët do ju shtyjnë në rrugë të gabuar. Sa më shpejt të distancoheni prej tyre aq më mirë do të jetë. Nëse jeni në një lidhje përkushtojuni më shumë partnerit sot sepse falë një problemi profesional apo fizik ai do ketë nevojë për ju. Ju beqarët ka rrezik të mos jeni shumë të logjikshëm dhe të bëni gabime sot me zgjedhjet. Në punë nuk do ju dalin aspak vështirësi, por nuk do keni as ndonjë arritje më shume nga sa keni pasur. Në planin financiar nuk duhet të bëni ato që do ju thonë miqtë sepse do mbeteni shpejt pa para. Hua mos jepni kurrsesi.

UJORI

Kjo ditë ka për të qenë shumë e bukur dhe me diell për ju. Gjërat më në fund do marrin drejtimin e duhur në çdo fushë. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për mrekulli me partnerin, do jeni në humor dhe do kërkoni të mos ndaheni asnjë moment nga njëri-tjetri. Marrëdhënia juaj do jetë më e gjallërishme se kurrë. Edhe për ju beqarët gjithçka do ecë si duhet. Do ua pranojnë ftesat që do bëni dhe do ju ndizet drita jeshile. Në punë do i merrni gjërat me entuziazëm dhe do bëni gjithçka me dëshirë. Keni për të arritur edhe më lart nga sa keni menduar. Financat do favorizohen akoma dhe më shumë, megjithatë nuk duhet të shpenzoni kuturu pasi një ditë edhe paratë mbarohen.

PESHQIT

Sot do i keni idetë të turbullta dhe në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën t’iu jepni përgjigje disa pikëpyetjeve që ju kanë lindur. Me xhelozinë duhet gjithashtu të bëni kujdes sepse mund të sjelle mosmarrëveshje të forta. Ju beqarët duhet të merrni kohën e duhur për të reflektuar para se të vendosni pasi disa persona që do këmbëngulin t’iu bëjnë për vete do jenë intrigues dhe shpirtkëqij. Për punën nuk do ketë shumë vështirësi. Me hapa të ngadalta, por do iu afroheni objektivave. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por as në gjendjen e keqe siç kanë qenë më parë.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post