Sado mosbesues të jemi, duhet ta pranojmë që kur vjen puna te horoskopi të gjithë ndikohemi në një formë a në një tjetër. Dikush beson më shumë e dikush më pak, por fakti që muaji dhe data e lindjes lidhen ngushtë me karakterin e personalitetin tuaj, është i pamohueshëm. Një Luan do të jetë në qëndër të vëmendjes, një Peshore është gjithmonë e drejtë, dërsa Bricjapi vetëm analizon e analizon. Por janë edhe 3 shenja të zodiakut që janë shumë të veçanta, e kemi fjalën për vajzat e këtyre shenjave. Do thoni ju pse, ja zbulojeni më poshtë se cilat janë këto shenja dhe veçantitë e tyre specifike:
LUANI
Vajzat e lindura në shenjën e Luanit konsiderohen si më të bukurat. Ato kanë shumë prezencë dhe me sensualitetin e tyre ja dalin të tërheqin shumë vëmendje. Të lindurat në këtë shenjë pëlqejnë ngjyrat e ndezura dhe kontrastet. Kombinimet e duhura të aksesorëve janë një pikë tjetër e fortë e tyre dhe çdo gjë duket më e bukur kur e sheh tek ato.
UJORI
Shenja e ujit është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Vajza ujor i ka sytë shprehës dhe i bën djemtë të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq tek njerëzit që e rrethojnë.
PESHORJA
Vajzat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto vajza kanë një bukuri natyrale dhe iu pëlqen thjeshtësia. Ato pa tualet duken edhe më bukur.
BRICJAPI
Vajzat e shenjës së Bricjapit janë shumë kërkuese, sidomos në raport me djemtë, aq sa rrezikojnë të përfundojnë vetëm për shkak të këtyre kritereve “të ashpra”. Janë me këmbë në tokë dhe nuk harxhojnë kohë me ëndërrimtarët. Një femër Bricjap do fakte, do vepra dhe jo fjalë në ajër. Duke qenë një shenjë që adhuron perfeksionin, mashkulli që do të ketë në krahë duhet të jetë gjithashtu i përkryer, por kur nuk e gjen mbyllet në vetvete dhe zhytet akoma e më shumë në vetmi.
$ads={2}
Post a Comment