Të marrësh apo të japësh, zbuloni cilët janë dorëlëshuarit e dorështrënguarit e horoskopit

Kujt nuk i ka ndodhur ta lëshojë veten e të kapet nga entuziazmi, dhe të shpenzojë kursimet e tij për disa orë? Menaxhimi i parave në mënyrën e duhur nuk është gjithmonë i lehtë, pasi ekziston gjithmonë tundimi për t’i lejuar vetes një ose disa mëkate të ëmbla, siç janë shpenzimet.  Edhe pse duket absurde, yjet e dinë më mirë se kushdo tjetër marrëdhënien që keni me paranë, zbulojeni se si.

DASHI

Dashi është një shenjë që e do aventurën dhe kur bëhet fjalë për paratë nuk njeh limite, por arrin të shpenzojë të gjitha kursimet, pa i kontrolluar. Megjithatë, nuk kalon në panik. Kur përballet me probleme financiare, e di se duhet të përveshë mëngët dhe të bëjë disa sakrifica.

DEMI

Demi është një shenjë shumë racionale, problemi lind kur sheh diçka që e ka ëndërruar gjithmonë të ketë në dollap. Në këtë rast do të bëjë një seri llogaritjesh të hollësishme për të shijuar atë pak “mëkat” dhe për të rregulluar financat në javët e ardhshme.

BINJAKET 

Binjakët janë një shenjë e dyjëzuar. Ju kurrë nuk mund t’i kuptoni ato në një mënyrë të qartë, sepse janë gjithmonë shumë lunatikë. Edhe kur bëhet fjalë për financat, vlen ky rregull. Një ditë ata janë super përgjegjës dhe nuk shpenzojnë asgjë, ditën tjetër ata sillen si fëmijë në një dyqan me karamele.

GADORRJA

Ëndrra më e madhe e Gaforres është që të ketë një shtëpi të rehatshme e të rregullt, dhe do bën gjithçka për t’ia arritur qëllimin. Nuk është rastësi që nganjëherë duket pak e babëzitur, por e vërteta është se nuk e kursen veten në shoqërinë e të dashurve.

LUANI

Luani është një nga shenjat më bujare të zodiakut dhe i pëlqen t’i japë dhurata të gjithë njerëzve që do, edhe pa ndonjë arsye të veçantë. Në thelb, nuk e di se çfarë do të thotë të kursesh.

VIRGJERESHA

Virgjërsha është shenja më racionale e zodiakut dhe arrin të jetë e pakapshme kur është fjala për financat. Kjo shenjë është një kalkulatore dhe një projektuese e lindur, nuk abuzon kurrë me paratë dhe di të bë blerje të zgjuara.

PESHORJA

Peshorja është një shenjë mjaft e përgjegjshme kur bëhet fjalë për paratë, për sa kohë nuk e gjen veten para një fustani apo aksesori që ka dashur gjithmonë. Në situata të tilla, nuk mendon dy herë për shpenzimet, por i harxhon pa problem, pa menduar për faktin se kjo gjë mund ta lërë trokë.

AKREPI

Akrepi është një shenjë qëudhëhiqet nga ndjenjat ekstreme, lëshon pe vetëm në situata që mund të zgjerojnë imagjinatën, gjithçka që është “normale” e shmang. Edhe kur i humbet financat, ndjek gjithmonë instiktin duke gjetur gjithnjë një mënyrë për të balancuar rezultatin.

SHIGJETARI

Llogaria bankare e Shigjetarit shpesh është mbresëlënëse, por jo sepse është koprac, por sepse është me fat nga natyra. Është një shenjë që i harxhon të gjitha kursimet për të ndjekur pasionet. Për Të çdo përvojë që është e çmuar dhe kjo është pikërisht arsyeja pse nuk ndjehen kurrë të varfër, edhe kur kanë farë pak lekë në bankë.

BRICJAPI

Bricjapi është një shenjë e përgjegjshme në çdo aspekt të jetës së tij dhe arrin të kursejë shuma të mëdha parash. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, është në gjendje t`i shtojë paratë e fituara duke i investuar ato. Me pak fjalë, ka një mendje të programuar për të fituar para.

UJORI

Ujori blen sende unike, niset në eksperienca absurde, por gjithmonë do të ndajë të ardhurat me miqtë. Talenti më i madh? Mund të kuptojë për disa sekonda se si duhet të investojë kursimet për t’i bërë ato të shumëfishohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

PESHQIT

 Peshqit lindin ëndërrimtarë dhe e dinë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Pikërisht për këtë arsye ata nuk e shpërdorojnë fitimin e tyre në objekte materiale. Preferojnë t’i mbajnë paratë në bankë, duke pritur që t’i shpenzojnë në mënyrë krijuese ose, të paktën, të realizojnë dëshirat e tyre.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post