Si je ti në shtrat ne bazë të muajit që ke lindur

Kur lexojmë horoskopin, zakonisht kërkojmë fat, shëndet, dashuri dhe para. Me shpresën se ato vijnë direkt nga yjet, ndoshta me përpjekje minimale. Ndërkaq, nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se njerëzit e lindur në dhjetor janë më te çuditshëm se të lindurit në korrik apo anasjelltas, ju kemi gjetur përgjigjet.

JANAR

Të gjithë të lindurit në janar janë të prirur të jenë më konspirativë kur është fjala për t’u lidhur me dikë. Por sa herë ata nisin të pëlqejnë dikë, janë mjaft këmbëngulës dhe bëjnë gjithçka për ta bërë për vete. Të lindurit në këtë muaj kanë shenja ndonjëherë edhe të çuditshme. Nëse bashkohen me të lindurit e nëntorit, lidhja intime është ideale.

SHKURT

Të lindurit e muajit shkurt janë aventurierë. Ata janë tepër pasionantë dhe të ndjeshëm, por ama me ta duhet të punosh shumë. Duart e tyre janë të fokusuara në gjëra të mëdha, por nëse përpiqesh vërtet t’i prekësh emocionalisht, luftën e ke të fituar. Shpeshherë e kanë të vështirë për t’u lidhur emocionalisht, nuk është se nuk janë emocionalë, vetëm se duhet të punosh shumë me ta.

MARS

Të lindurit e marsit adhurojnë të kalojnë kohë në shtrat. Seksi për ta është mjaft intensiv dhe i shijshëm, sepse ata kanë prirjen t’i japin partnerit gjithçka kanë dhe munden, duke e kaluar intimitetin në një nivel shumë të lartë përjetimesh shpirtërore.

PRILL

Të lindurit në muajin prill janë shumë të pavarur, por kur është fjala për marrëdhëniet seksuale ata japin gjithçka kanë. Janë mjaft pasionantë, sepse udhëhiqen nga planeti Mars, por nëse seksi për ta ka mbaruar, ka mbaruar vërtet. Seksi për ta është intensiv, i fuqishëm dhe shumë cilësor.

MAJ

Të lindurit në muajin maj preferojnë një seks të qetë, të rehatshëm dhe të ngrohtë emocionalisht. Ata preferojnë që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e sofistikuar, në një shtrat të rehatshëm dhe në një ambient të bukur e të qetë.

QERSHOR

Të lindurit në këtë muaj janë gjithashtu intensivë. Duan të provojnë gjithçka, çdo pozicion të mundshëm, çdo gjë që lidhet më intimitetin dhe që ata mund ta eksplorojnë. Nëse je duke kërkuar dikë sa intensiv, aq edhe të gatshëm për intimitet, personat e qershorit do të gjejnë zgjidhje.

KORRIK

Seksi më personat e lindur në korrik duhet të jetë patjetër i thellë dhe shumë emocional. Pa u ndierë të sigurt dhe të lidhur ngushtë me dikë, ata nuk e hedhin hapin tjetër. Por, pasi sigurohen dhe ndihen të vlerësuar, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për partnerin e tyre.

GUSHT

Të lindurit e muajit gusht mund të jenë ose ekstremisht egoistë, ose ekstremisht bujarë. Ata duan të sigurohen që partneri i tyre ka gjithçka i nevojitet, sepse në të kundërt e lënë dhe flenë me dikë tjetër për një natë, më pas “harrojnë” gjithçka. Urrejnë t’u tregosh se çfarë duhet të bëjnë, sepse egoja e tyre preket shumë lehtë, aq sa bëhen të padurueshëm.

SHTATOR

Janë tepër pasionantë, por gjithmonë në kontroll të emocioneve të tyre. Kështu që, kur vjen puna tek seksi, u duhet pak më tepër punë t’i lëshojnë emocionet e tyre dhe ta shijojnë atë plotësisht. Nuk priren të bien lehtë në tundim, por, kur arrijnë në këtë pikë, nuk ka gjë që nuk e bëjnë.

TETOR

Të lindurit e tetorit adhurojnë të pikturojnë një situatë pasionante dhe romantike. Pas kësaj, vdesin të të tregojnë si është dhe si ndihen. Imagjinojnë një situatë ideale të intimitetit të tyre, madje edhe ia shfaqin partnerit të tyre fantazitë. Dëshirojnë shumë që akti të zgjasë dhe të jetë sa më i ngadaltë dhe pasionant, edhe pse nuk është se pasionin e përjetojnë në mënyrën e duhur.

NENTOR

Të lindurit e nëntorit janë mishërimi i seksit pasionant. Ata adhurojnë ta zotërojnë partnerin e tyre dhe kërkojnë nga ai të bëjë të njëjtën gjë. Janë mjaft emocionalë, ndaj edhe priren të jenë të gatshëm të provojnë gjithçka, çdo pozicion dhe imagjinatë të mundshme, vetëm për ta përjetuar çdo formë dhe situatë me emocion.

DHJETOR

Të lindurit e dhjetorit janë shumë kreativë në shtrat. Ata dashurojnë të krijojnë histori dhe të luajnë role më partnerin e tyre. Edhe pse me ta është paksa e vështirë të lidhesh emocionalisht, seksi me ta është shumë argëtues.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post