Prapavija e cila do të ndodhë në shenjën e Demit, do të zgjasë deri në datë 15 maj 2023. Për shkak se Demi është shenja e parave, luksit, dashurisë dhe stabilitetit, kjo prapavijë do të ketë një ndikim të madh në vetëvlerësimin dhe ndjenjën e kontrollit. Njihuni me 4 shenjat e zodiakut të cilat do të ndikohen më shumë:
DEMI
Kjo prapavijë do bëjë që të mos ndiheni mirë me pamjen tuaj të jashtme. Do të vini re se do të keni probleme me vetëbesimin dhe mund të krijoni mendime të cilat nuk janë të vërteta. Ndryshe nga zakonisht, do nisë t’ju interesojë mendimi që të tjerët kanë për ju dhe presioni për të arritur “perfeksionin” do të rritet. Kjo krizë identiteti nuk ju duhet gjatë kësaj periudhe, pasi do të humbisni fokusin nga angazhime të rëndësishme në karrierë. Merrni kohë për veten dhe mos merrni vendime për të ndryshuar pamjen deri në datë 14 maj. Pas përfundimit të prapavijës do ta shihni veten ashtu si më parë dhe do të ndiheni më të fuqishëm se kurrë.
BINJAKET
Mërkuri në prapavijë ka gjithmonë një ndikim të madh tek ju pasi ai është planeti juaj. Kjo prapavijë do të prekë shtëpinë tuaj të 12-të, atë të të pandërgjegjshmes. Mund të ndiheni më introvertë se zakonisht sepse këto ndryshime do t’ju ulin energjinë duke ju bërë të ndiheni më të lodhur. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm i cili ju thotë se një marrëdhënie e ka plotësuar ciklin e saj. Nuk do të ecni përpara derisa të kuptoni se kjo lidhje nuk ka më asnjë ndikim pozitiv në jetën tuaj dhe duhet të hiqni dorë prej saj.
VIRGJERESHA
Prapavija do të prekë shtëpinë tuaj të nëntë, atë të ndryshimit të perspektivave. Do të mbylleni në vetvete dhe do të bëheni shumë nostalgjikë. Ndjeni se ka ardhur momenti të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj, por nuk ndiheni gati dhe kjo ju bën të kapeni pas së kaluarës. Mërkuri ju inkurajon të gjeni të vërtetën që dikur e dinit, por e keni harruar. Mos merrni vendime të rëndësishme deri në fund të prapavijës, por nisuni të përgatiteni shpirtërisht për ndryshime.
AKREPI
Këtë vit keni nisur të vendosni një ekuilibër të shëndetshëm midis “unë” dhe “ne”. Kjo prapavijë ju këshillon të shihni sjelljet e njerëzve tuaj më të afërt me kujdes, pasi do të prekë pikërisht shtëpinë tuaj të shtatë, atë të aleatëve dhe armiqve. Ruhuni nga konfliktet dhe keqkuptimet. Një ish partner mund të kthehet duke dashur një mundësi të dytë. Mos iu ktheni të shkuarës dhe kini kujdes në komunikimin me miqtë tuaj të afërt.
$ads={2}
Foto: Maria Maglionico / EyeEm
Post a Comment