Letra që zgjedh tregon diçka urgjente që duhet të ndryshosh në jetën tënde…



LETRA. 1

Kjo kartë është simbol i bashkimit të gjithë besimeve të tua shpirtërore. Në ditët në vazhdim ke tendencën ti kthesh përgjigjet bazuar në besimet e tua shpirtërore , por kjo gjë duhet ndryshuar pasi duhet të përdorësh më shumë logjikën dhe të tregohesh sa më pak emocionale. Nëse nuk arrin ta bësh dot vetë diçka të tillë, kërko ndihmën e miqve të tu apo të ndonjë mësuese. Kjo është një periudhë ku ti je thjeshtë i/e ndjeshme dhe së shpejti do të kalojë por mundohu të kërkosh ndihmë nga njerëzit e afërt për ta kaluar sa më shpejt. Mos u tregoni egoist!

LETRA. 2

Kjo kartë quhet ndryshe karta e diellit dhe është një nga kartat më të bukura. Kjo është një kartë që simbolizon arritje, ndriçim, sadisfaksion, lumturi dhe optimizëm. Çdo gjë që ti dëshiron do të vijë në jetën tënde kur nuk e pret ,do të ndihesh shumë mirë dhe e plotësuar. Dielli simbolizon bukuri,shëndet dhe sukses. Nëse po planifikon të bëhesh nënë kjo është një periudhë ideale. Nëse doni ti dyfishoni këto të mira që do ju vijnë, duhet ti ndani me njerëzit rrotull jush pasi keni fatin të rrethoheni nga njerëz që dëshirojnë vetëm progresin dhe suksesin tuaj!

LETRA. 3

Është simbol i fillimeve të reja. Është periudha ku ju do të dilni nga qarku i vjetër dhe do bëheni pjesë integrale e qarqeve të reja që do të jenë shumë produktive në jetën tuaj. Është koha të largoheni nga aty ku nuk ndiheni të mbushur me pozitivitet dhe dashuri. Në mënyrë të sigurt dhe të paqtë, do të jetë kjo një periudhë ku do të ndërmerrni hapa drejt rritjes, maturimit dhe evoluimit në jetën tuaj. Do të nisësh shumë gjëra të reja që do të bëjnë të mos e kthesh më kokën pas !

Post a Comment

Previous Post Next Post