DASHI
Për shkak të ndikimit të madh të Jupiterit sot do këmbëngulni shumë për disa gjëra dhe do kërkoni të dalë e juaja. Ju që keni një lidhje nuk do luani ndershëm me partnerin madje mund t’ia punoni edhe pas krahëve. Marrëdhënia do vijë duke u përkeqësuar nga ora në orë. Ju beqarët do keni takime, por duke qene se do i shpalosni që në fillim listën e gjërave që ai duhet të plotësoje, do ikë me vrap. Në punë nuk do i duroni dot kritikat as të kolegëve e as të eprorëve. Shumicën e kohën keni për të qenë me nerva. Në planin financiar do ju duket sikur nuk do mund ta stabilizoni dot asnjëherë gjendjen.
DEMI
Hëna në vend që t’iu ndihmojë sot mund t’ua bëjë gjërat edhe më të vështira. Nëse keni një lidhje ju nuk do bëni asgjë për ta mbajtur pranë partnerin, por për fat do jetë ai që do kujdeset për çdo gjë. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qene edhe më emocionuese. Ju beqarët do flirtoni ndonjëherë edhe pa dashje, por do tërhiqni pas vetes persona të jashtëzakonshëm. Sipas horoskopi.vip , në punë do ju dalin sfida goxha të vështira, të cilat zor se do i kaloni me sukses. Nëse merrni me tregti gjërat kanë për të qenë edhe më të vështira. Edhe financat do jene delikate sidomos nëse shpenzoni kuturu.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite nuk do jeni shumë të qëndrueshëm në mendime. Nëse keni një lidhje mundet t’i kërkoni partnerit të bëjë disa ndryshime në pamje sepse ka filluar të mos ju pëlqejë më me stilin që ka. Nga dashuria ai do jetë i gatshëm të bëjë gjithçka. Ju beqaret do jeni modestë dhe kjo gjë do ju bëjë më tërheqës. Do merrni ftesa interesante. Sipas horoskopi.vip , në punë do ju vinë në majtë të hundës urdhrat e shefave dhe do mundoheni të shpëtoni njëherë e mirë nga atje ku jeni. Nëse ëndrra juaj është të jeni pronarët e vetes duhet të shtoni përpjekjet. Shpenzimet kryejini me limit sepse përndryshe do keni vështirësi.
GAFORRJA
Dielli do ju bëjë të mos i kaloni limitet gjatë kësaj dite dhe të jeni përherë të kujdesshëm.; Nëse keni një lidhje do keni dëshirë të qëndroni sa më shumë kohë me partnerin edhe sikur thjesht të rini pa folur. Kontakti fizik do ju mbushë me energji pozitive. Ju beqarët fati do ju çojë në vendet ku do takoni persona interesante për të cilët do lindin ndjenja të forta. Në punë do keni ide shumë të mira, por mbi të gjitha dëshirë për të bërë ndryshime rrënjësore. Shefat do ju vlerësojnë për çdo përpjekje që do bëni. Financat nuk do jene të këqija, por po filluat të shpenzoni kuturi situata mund të marrë tatëpjetën.
LUANI
Falë Jupiterit do jeni më të vendosur të ecni përpara sot pa menduar për ato që keni kaluar. Nëse keni një lidhje, do i harroni njëherë e mirë mosmarrëveshjet dhe do bëni gjithçka që çdo çast të jetë sa më i bukur. Sensualiteti, përkujdesi dhe qetësia do jenë virtytet që partneri do pëlqejë më shumë. Nëse jeni beqarë jetojeni jetën si t’iu vijë dhe mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Në punë Marsi do ju bëjë më të ndërgjegjshëm dhe do i dëgjoni me kujdes ato që do ju thonë eprorët. Sado të vështirë ta keni për të realizuar çdo gjë, duhet fillimisht të tentoni. Financat mund të përkeqësohen në mënyrë të papritur.
VIRGJËRESHA
Ditë negative do jetë kjo e sotmja. Keqkuptimet do jenë të shumta në çdo fushë. Për ju do që jeni në një lidhje do ketë trazira të shumta. Me partnerin do keni debate të vazhdueshme dhe asnjëri nuk do tolerojë. Situata në disa momente do jetë vërtet alarmante. Ju beqarët me shumë gjasë do mbylleni në vetvete dhe nuk do pranoni të dilni me askënd që do iu ftojë. Në planin profesional duhet të tregoheni sa më diplomatë që të mundeni sepse vetëm ashtu do arrini te ruani qëndrueshmërinë dhe nuk do humbisni pozicionin që keni. Sektori i financave do vazhdojë të mbetet i mbrojtur edhe sot. Do dini si t’i bëni llogaritë dhe nuk do gjendeni në vështirësi.
PESHORJA
Hëna dhe Plutoni do ju bëjnë të jeni të lëkundur sot. Herë do keni dëshirë të veproni e herë do keni frikë nga dështimet. Për ju të dashuruarit gjërat kanë për të ecur më mirë. Partneri do ju bëjë komplimente dhe ju do ndiheni më të plotësuar se më parë. Ju beqarët do jeni edhe më të privilegjuar sepse yjet do krijojnë jo vetëm mjedisin, por do ju gjejnë edhe personin që do ju përshtatet në çdo aspekt. Sipas horoskopi.vip në punë do fillojë të marrë formë një projekt i ri. Do ju dalin goxha vështirësi dhe do gjendeni në dilema, por në fund do vendosni dhe do arrini atë që doni. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin.
AKREPI
Urani do ju bëjë më shumë sesa duhet autoritarë sot dhe kjo do ju sjellë goxha probleme. Nëse jeni në një lidhje do grindeni gjithë kohës me partnerin sepse ju do preferoni që gjërat të bëhen si doni ju. Mos e teproni nëse nuk doni të ndaheni shumë shpejt. Nëse jeni beqarë do preferoni të dilni me disa persona vetëm për t’u argëtuar pasi ende nuk do ndiheni gati për lidhje serioze. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës me nerva dhe të pavendosur. Gjërat nuk do ju ecin si i kishit parashikuar dhe kjo për gabimin tuaj. Në planin financiar mund të fryjnë stuhi të fuqishme dhe do ndiheni keq në disa momente.
SHIGJETARI
Sot do e shfrytëzoni ditën për të medituar dhe për të gjetur paqen shpirtërore. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë, begatinë dhe komunikimin. Edhe partneri do tregohen më i dashur dhe më shprehës. Ju beqarët nuk do ndiheni më vetëm si më parë sepse disa persona do iu joshin dhe do arrijnë t’iu bëjnë për vete me fjalë të ngrohta. Në punë mos u mundoni të ruani marrëdhënie të mirë me forcë me kolegët. Shihni vetëm të realizoni objektivat dhe të përmbushni detyrat që iu janë dhen. Gjendja e financave do fillojë dalëngadalë të përmirësohet, por mos prisni mrekulli menjëherë.
BRICJAPI
Për shkak të kundërshtimit të Venusit me Marsin, gjërat nuk kanë për t’iu ecur mirë sot dhe do ndiheni keq në disa momente. Nëse keni një lidhje do acaroheni edhe për gjëra të vogla me partnerin dhe do thoni fjalë shumë të gabuara. Mund t’i kujtoni partnerit edhe disa ndere që i keni bërë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta gjeni princin e kaltër pa pasur një mbështetje dhe kjo do ju brengosë. Në fakt miqtë, të cilëve do ju telefononi kanë angazhimet e tyre. Sipas horoskopi.vip , në punë do bëni gabime pas gabimesh dhe nuk shpesh do ndiheni plotësisht të rrënuar. As në planin financiar mos prisni përmirësime të mëdha. Kënaquni me aq para sa do keni.
UJORI
Falë Hënës që do ndikojë fuqishëm sot do mund të gjeni ekuilibrin dhe do i bëni edhe të tjerët të ndihen sa më mirë. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie të adhurueshme me partnerin dhe do bëni çdo gjë që të ndiheni përherë të lumtur. Do ndani edhe disa sekrete familjarë e do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe do i mbani hapur portat e zemrës. Mbase mund të ketë edhe diçka interesante në mbrëmje. Në punë do ndiheni shpesh nën presion dhe do ju duket sikur mezi do ja dilni mbanë. Nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Mërkuri do ju bëjë të logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja do jetë e mirë.
PESHQIT
Hëna do ju ndihmojë sot të merrni vendimet e duhura dhe në mënyrë përfundimtare. Nëse keni një lidhje nuk duhet të hezitoni për asnjë moment t’i shprehni ndjenjat dhe nuk duhet ta acaroni atë që keni në krah. Dijeni se po filluan problemet zor se do rimëkëmbeni lehtësisht. Ju beqarët do jeni më të bindur sot dhe do vendosni të pranoni lidhjen me ikë që ju ka propozuar. Në punë mos ua vini veshin kolegëve, por reflektoni dhe hidhni hapat e duhura. Financat do i menaxhoni me më shumë përkujdes kështu që gjendja do fillojë të përmirësohet pak e nga pak.
Post a Comment