Horoskopi javor nga 24 deri në 30 Prill 2023

Këtë javë planeti Afërdita në shenjën e Binjakëve do u sjellë fat në dashuri të gjitha shenjave të ajrit dhe jo vetëm atyre... Po ju, çfarë shenje jeni? Zbuloni me Horoskopi.vip se çfarë kanë rezervuar yjet për ju këtë javë!

DASHI

Mërkuri do ju bëjë shumë energjikë gjatë kësaj jave dhe do jeni të pandalshëm. Nëse jeni në një lidhje, nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta. Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni.

Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.
Numrat me fat: 1, 8, 17

DEMI

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq.

Sipas horoskopi.vip  shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.
Numrat me fat: 2, 6, 9, 12, 24

BINJAKËT

Këtë javë duhet të shpreheni sa më shumë. Edhe sikur nga ato që do thoni të lindin mosmarrëveshje është shumë më mirë sesa të jeni të qetë në pamje, por të vuani përbrenda. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t’iu trokasë në derë dhe t’iu thotë se do të krijoje një lidhje me ju. Po nuk dolët dhe po nuk pranuat ftesa për njohje të reja do mbeteni me të njëjtin status. Për financat do jetë një javë e begatë dhe me plot përmirësime.

Rezistenca fizike mund të ketë herë pas here disa tronditje. Tregoni më tepër kujdes për veten.  Në punë duhet të prisni pak kohë për të arritur rezultatet e duhura nëse keni nisur së fundmi një projekt të ri. Asgjë nuk mund të realizohet menjëherë.
Numrat me fat: 5, 7, 14, 23

GAFORRJA

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem.

Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t'iu sjellë probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni në peshë. Kujdes edhe më të nxehtin që do fillojë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.
Numrat me fat: 2, 3, 15, 20

LUANI

Merrini gjërat shtruar këtë javë dhe mos kërkoni asgjë me ngulm pasi vetëm ashtu nuk do lëndoheni. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi.

Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.
Numrat me Fat: 1, 3, 10, 19

VIRGJËRESHA

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave, Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet marrëdhënies me partnerin dhe do zyrtarizoni gjithçka. Do jeni gjithë kohës me humor të mirë dhe do buzëqeshni. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e mirë. Ndryshe nga sa mendonit do mund ta ndryshojë rrënjësisht për mirë. Sektori i financave do e kalojnë zonën e rrezikshme dhe do ndiheni shumë më të qetë kur të shpenzoni.

Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite e madje nuk do keni më as shqetësime nga shpina. Në punë do ju tregoni të gjithëve se kur i vini një qëllim vetes askush nuk mund t’iu pengojë t’ia dilni mbanë.
Numrat me fat: 5, 14, 15, 23, 32

PESHORJA

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Nëse jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një javë shume e bukur. Herë pas here nuk do bini dakord me partnerin, por shpejt do reflektoni dhe do arrini të bashkëpunoni për më të mirën e të dy palëve. Ju beqarët do takoheni me shume persona dhe do jenë disa që do ju pëlqejnë. Njihuni më mirë me ta para se të merrni vendimet përfundimtare në mënyrë që zemra të mos ju lëndohet.

Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Merruni edhe më shumë me aktivitet fizik dhe keni për t'u ndier për mrekulli. Sipas horoskopi.vip , në punë do jeni gjithë kohës në kërkim të sfidave të reja dhe do keni arritje të njëpasnjëshme. Do ndiheni të qetë dhe shpesh krenare për veten.
Numrat me fat: 4, 6, 13, 15, 24

AKREPI

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jetë herë pas here elektrizuese, por do kaloni edhe momente pasionante. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona dhe më pas të mendoni të bëni zgjedhjen përfundimtare. Në planin material nuk do dini çfarë të bëni në disa momente sepse do gjendeni në vështirësi. Pranojeni ndihmën që do iu japin familjaret.

Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Herë pas here mund të përballeni edhe me shqetësime, dhimbje muskujsh apo dhimbje stomaku. Për punën do jetë periudhë e lavdishme. Do dini çfarë hapash të hidhni në çdo moment dhe do merrni plot vlerësime.
Numrat me fat: 8, 11, 18, 22

SHIGJETARI

Nëse nuk bën më të mirën nga vetja për të ruajtur qetësinë këtë jave gjërat do bëhen më delikate. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një periudhë e tensionuar. Nuk do toleroni aspak dhe do këmbëngulni gjithmonë që të dalë e juaja. Kujdes sepse po vazhduat në këtë rruge do e shkatërroni atë që keni ndërtuar deri me sot. Ju beqarët do ndiheni të mikluar nga disa persona që sapo i keni njohur dhe do hidhni hapa të nxitura. Në planin financiar do jeni të shpërqendruar sepse situata do jetë goxha e turbullt.

Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Do keni djegie stomaku dhe dhimbje barku. Kujdes me produktet që do konsumoni. Në punë do jeni goxha serioze dhe të zotët. Do arrini atje ku dëshironi.
Numrat me fat: 3, 7, 9, 12, 21

BRICJAPI

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. 

Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.
Numrat me fat: 4, 8, 13, 22

UJORI

Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzoheni. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre.

Shëndeti do ketë probleme të vogla. Nëse mbani dietë mundohuni të mos zbatoni rregulla shumë strikte sepse do keni edhe shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.
Numrat me fat: 4, 7, 11, 22, 29

PESHQIT

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla.

Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.
Numrat me fat: 3, 9, 12, 15, 18, 24

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post