Horoskopi ditor e Merkure 26 Prill 2023

DASHI

Sot do i merrni gjërat me shumë qetësi. Do keni besim tek vetja dhe do mendoni se askush nuk do mund t’iu pengojë. Imagjinata do ju ndihmojë pamasë. Pas një periudhe të vështirë për jetën tuaj në çift, gjatë kësaj dite do fillojnë të dalin rrezet e para të diellit. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini të kërkoni falje. Nëse jeni beqarë duhet t’i joshin personat që do takoni, por jo t’i kaloni limitet. Në punë nuk duhet të dëgjoni aspak të tjerët,  por duhet të reflektoni vetë dhe të gjeni zgjidhjen e duhur. Financat do jenë goxha të dobëta. Shmangni sa të mundni shpenzimet për gjëra të kota sepse situata mund të vështirësohet edhe më shumë.

DEMI

Nëse nuk tregoheni me takt gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme shumë serioze. Nga ana tjetër duhet të mbështesni fort disa familjarë që kanë nevojë për ju. Atmosfera në jetën tuaj në çift do jete mjaft e ngrohtë dhe do keni mundësinë të flisni më qetësisht me partnerin tuaj. Do i zgjidhni një nga një të gjitha problemet që keni pasur. Edhe për ju beqarët do jetë ditë me fat. Mundësitë për të njohur persona të rinj do jenë të shumta. Në punë do iu bëhet një propozim interesant që nuk duhet ta humbni për asnjë lloj arsyeje. Sipas horoskopi.vip , financiarisht do përballeni me momente të vështira kështu që duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

BINJAKËT

Do keni shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë të mira dhe të këqija. Ju që jeni në një lidhje  nuk do i rezistoni dot tundimit dhe mund ta tradhtoni atë që keni në krah. Për momentin nuk do ju duket gabim, por më vonë do e kuptoni kur të përballeni më pasojat. Ju beqarët sado që te mundoheni do e keni të vështirë ta gjeni princin tuaj të kaltër. Do mërziteni, por nuk keni çfarë të bëni tjetër veçse të prisni. Në punë duhet t’i bëni sytë katër dhe nuk duhet të bëni gabime pasi eprorët nuk do tolerojnë asgjë. Të ardhurat do kenë përmirësime nëse merreni më shumë me menaxhimin e tyre.

GAFORRJA

Dite përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja. Edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lerë të shpreheni si të doni. Shtoni fjalët e ëmbla dhe përkëdheljet që gjërat të shkojnë mirë. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshëm me atë që keni kohe që e pëlqeni dhe mund të ketë edhe zyrtarizime. Edhe në punë dita do jetë e mbushur me zhvillime pozitive dhe projekte të rëndësishme. Përgatituni për të pasur sukses pa mbarim. Sektori i financave do jetë shumë i qetë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka edhe më keq 

LUANI

Nëse kohët e fundit keni qenë disi të fjetur, mos hezitoni sot të bëni gjithçka për t’u rizgjuar, Venusi do ju tregojë përherë rrugën që mund të ndiqni. Ju të dashuruarit do luftoni fort për ta larguar rutinën dhe do ndiheni më mirë për këtë fakt. Të dy do tregoheni më të hapur dhe do provoni eksperienca të reja. Ju beqarët edhe pse do mërziteni mjaft për shkak të vetmisë nuk duhet të dorëzoheni apo të bini në pesimizëm. Në punë gjërat do fillojnë të ecin në drejtimin e duhur. Nëse vazhdoni në këtë rruge do e arrini objektivin më shpejt sesa e kishit menduar. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi të madhe dhe situata do jetë goxha e qëndrueshme.

VIRGJËRESHA

Sot planetët do ju ndihmojnë të gjeni qetësinë dhe harmoninë e aq shumë dëshiruar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni të lumtur dhe krenarë për zgjedhjen që keni bërë.  Do zbuloni edhe disa detaje mjaft interesante dhe tërheqëse të partnerit tuaj. Edhe për ju beqaret dita do jetë e favorshme. Nuk do e keni problem të pranoni çdo ftesë që do iu behet për kafe. Në punë do jeni shumë të ngarkuar. Kolegët do ju hidhen kundër, por merrini gjërat sa më shtruar. Tregohuni më diplomatë dhe do i bëni të tjerët të pendohen për gjithçka ju kanë bërë. Situata financiare do jetë e qëndrueshme. Do keni mundësi t’i organizoni më mirë paratë.

PESHORJA

Sot do jeni këmbëngulës dhe të guximshëm kështu që asgjë nuk do jetë e pamundur. Nëse jeni në një lidhje do jeni të pandashëm nga partneri, të dashuruar si ditën e parë dhe gjithmonë prezentë për njëri- tjetrin. Një ëndërr e hershme do bëhet realitet. Nëse jeni beqarë do jeni sharmantë dhe në mbrëmje do keni sukses për të bërë për vete atë që pëlqeni. Sipas horoskopi.vip  në punë duhet të flisni dhe të mbroni tezat tuaja sa herë t’iu jepet mundësia. Po u treguat frikacakë nuk do fitoni asgjë. Priten ndryshime pozitive në planin financiar. Yjet do iu mbrojnë dhe do iu shtyjnë të filloni projekte fitimprurëse.

AKREPI

Sot planetët do ju ndihmojë në përballoni disa paragjykime që do ju bëhen, por shpesh do ndiheni nervozë. Nëse tregoheni më realistë me personin që keni në krah çdo gjë do ju ecë për mrekulli sot ju të dashuruarve. Nga ana tjetër po kërkuat gjëra të pamundura do përballeni me zhgënjime. Ju beqarët nuk duhet të mundoheni ta bëni për vete dikë duke e gënjyer për gjithçka. E vërteta do dalë njëherë në dritë. Në punë duke besuar shumë tek vetja nuk do ua vini veshin kolegëve dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Mund të humbisni edhe disa mundësi të mira që nesër do ju sillnin më shumë fitime. Në planin financiar do jete Saturni ai që do ju ndihmojë te ruani gjithë kohës ekuilibrin.


SHIGJETARI

Nuk do iu pëlqejnë aspak veprimet që do bëjë partneri për të nxitur xhelozinë tuaj. Thuajani se po luan me nervat tuaja, por merrni masa për të mos lindur debate. Ju beqaret nuk do keni mundësi për takime të reja, por për disa mund të ketë rikthim të lidhjeve të vjetra. Urani do sjellë ndryshime në jetën profesionale, ndryshime orari, organizimi apo edhe posti.  Do t’i arrini objektivat që i kishit vënë vetes. Mund t’iu jepen edhe mundësitë të reja për t’iu treguar të gjithëve se kush jeni. Falë ndikimit të yjeve, fati do iu buzëqeshë në sektorin e financave. Mund të blini edhe diçka më të shtrenjtë sesa e kishit menduar.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme do jeni më kreativë dhe me optimistë. Do e dini mirë si të kënaqni veten dhe ata që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje do e mbroni gjithë kohës marrëdhënien tuaj dhe nuk do lejoni askënd të ndërhyjë në të. Komunikimi me partnerin do jetë shumë herë më i mire. Nëse jeni beqarë iu pret një dite emocionuese dhe me një takim fantastik. Shfrytëzojeni sa të mundni. Në pune çdo gjë do varet nga temperamenti juaj, gjithsesi mos u dorëzoni menjëherë para çdo pengese që mund t’iu dalë.  Në planin financiar duhet të merrni disa masa strikte në mënyrë që situata të mos bëhet problematike.

UJORI

Nëse kërkoni përgjigje për pyetjet që ju kanë munduar kaq kohë, sot yjet do ju ndihmojnë që t’i gjeni. Pasdite do ndiheni edhe më të qetë. Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleati më i fortë për ju të dashuruarit. Ky planet do ua ndriçojë mendimet dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni për ta çuar më tej lidhjen. Nëse jeni ende beqarë do parapëlqeni më shumë flirtet dhe aventurat afatshkurtra sesa lidhjet serioze. E në fakt mundësitë nuk do mungojnë. Ditë e qetë për planin profesional. Do keni më shume arritje sesa mendonit dhe gëzimi do ua pushtojë shpirtin.  Në planin financiar është momenti i duhur për të investuar.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite Urani do ju nxitë të bëni më shumë përpjekje për pa përmirësuar jetën. Nuk do e ndieni më as lodhjen sepse rezultatet që do arrini do ju mbushin shpirtin. Nëse marrëdhënia juaj në çift nuk ka qenë aq e mirë kohët e fundit, duhet të tregoheni edhe më të kujdesshëm sot. Mundohuni të flisni hapur me partnerin tuaj dhe t’i zgjidhni me qetësi të gjitha konfliktet. Ju beqarët nuk duhet të bëni asnjë lloj sakrifice për të bërë për vete dikë. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Në planin profesional më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në zyrë. Gjithsesi në çdo fushë që të jeni nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht. Financiarisht do jeni me fat dhe nuk do keni asnjë problem.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post