Horoskopi ditor e Merkure 12 Prill 2023

 DASHI


Sot do kujdeseni tej mase për gjithçka dhe gjërat do ju ecin më së miri. Për asgjë nuk do shqetësoheni sepse jeni të bindur për hapat që do hidhni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë harmonike dhe pa probleme. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do kaloni vështirësi të njëpasnjëshme për të bërë për vete personin që pëlqeni, por në fund do ja dilni mbanë me sukses. Në punë do bëni dyfishin e punës së kolegëve dhe do vlerësoheni shumë për këtë gjë. Jo më kot shefat do ju bëjnë edhe një propozim interesant. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta. Kërkoni sa më parë ndihmë.

DEMI

Mërkuri dhe Venusi do ju ndihmojnë të arrini atë që doni sot. Po prekni zemrat e njerëzve që ju rrethojnë dhe do merrni atë që keni ëndërruar. Ju të dashuruarit do kaloni çaste të paharrueshme dhe gjithçka ka për t'iu ecur për mrekulli. Nuk do keni më çfarë të kërkoni nga jeta. Edhe ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe statusi do ju ndryshojë më shpejt nga sa kishit menduar. Sipas horoskopi.vip  në punë do ju hapen shumë porta, por për të zgjedhur nga cila do kaloni duhet më parë të këshilloheni me miqtë e ngushtë dhe familjarët. Të tjerëve mos ju besoni. Në planin financiar nuk do keni probleme sepse kohët e fundit keni ditur si t'i menaxhoni me kujdes të ardhurat që do keni nëpër duar.

BINJAKËT

Mundohuni të mos nxitoheni shumë gjatë kësaj dite sepse mund të bëni gabime të parikuperueshme. Ekzaminojini me kujdes situatat e më pas veproni. Nëse keni një lidhje, qielli i dashurisë do jetë plot re të zeza. Në disa momente të ditës nuk do mungojnë as shtrëngatat e forta. Bëni kujdes. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe pak vetëm pasi nuk është momenti për lidhje të qëndrueshme. Më mirë të prisni edhe pak sesa të vuani më vonë. Në punë duhet patjetër të reflektoni e të merrni mendime para se te bëni një pozicion të caktuar. Bëni kujdes nga disa kolegë që nuk do tregohen të sinqertë me ju. Buxhetin do e keni më tepër në vëmendje dhe situata do stabilizohet tej mase.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite duhet të dyfishoni përpjekjet dhe nuk duhet të jeni për asnjë moment pesimistë. Ju të dashuruarit tregohuni sa më realistë sepse situata mund t'iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Ju beqarët do keni një ditë pasionante dhe të mbushur me takime fantastike. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do jeni të disiplinuar dhe asgjë nuk do ju bëjë të ndryshoni drejtimin që keni planifikuar. Mund të konfirmoheni në një detyrë që iu ishte propozuar. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë mjaft pozitiv. Do dini si t'i menaxhoni me kujdes ato para që do keni nëpër duar.

LUANI

Gjatë kësaj dite do reflektoni shumë dhe nuk do hidhni hapa të pamenduara me kujdes. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të ngrohta. Do jeni më të hapur ndaj partnerit dhe do flisni edhe për gjëra që dikur kanë qenë tabu. Nëse jeni beqarë nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit më vonë. Jetën profesionale do e menaxhoni me kujdes kështu që do i arrini qëllimet. Jeni vërtet inteligjentë dhe shumë ju kanë zili. Gjendja e financave do jetë më e mirë, megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shuma të konsiderueshme, por hiqni disa para mënjanë.

VIRGJËRESHA

Nëse nuk tregoheni të duruar gjatë kësaj dite, sidomos në punë dhe në dashuri, keni për të dalë të humbur. Ju të dashuruarit do jeni mjaft kritikë ndaj partnerit tuaj dhe me të drejtë, por ai nuk do ju kuptojë. Në disa momente mund të keni edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët do bëni deklarata të forta dashurie dhe mund të hidhni ndonjë hap të madh. Në punë do jeni shumë të organizuar  dhe do i përfundoni në kohë të gjitha detyrat që iu janë dhënë.  Askush nuk do arrijë dot t’iu dekurajojë. Në planin financiar mos u nxitoni për asgjë dhe tregohuni gjithë kohës vigjilentë. Vetëm në këtë mënyrë do mbani larg problemet.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të kënaqësive, por nuk do bëni asgjë të nxituar. Do jeni të kujdesshëm dhe do ecni me plane. Ju të dashuruarit do ndiheni më të qetë dhe më rehat. Do qëndroni më tepër kohë me partnerin dhe do flisni gjerë e gjatë me të. Shfrytëzojeni çdo moment edhe për të bërë ndonjë kërkesë. Ju beqarët nuk do arrini dot as sot ta gjeni partnerin tuaj ideal dhe do vazhdoni të njëjtën rrjedhë. Në punë do arrini të merrni atë që dëshironi pa u munduar shumë. I dini mirë pikat tuaja të forta dhe do i përdorni më së miri ato. Sipas horoskopi.vip , në planin financiar edhe pse do mundoheni, nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën. Duhet të bëni ende durim.

AKREPI

Gjatë kësaj dite nuk do keni ambicie shumë të mëdha, megjithatë në përgjithësi gjërat do ju ecin mjaft mirë. Pavarësisht se nuk besoni, ata që keni pranë do ju mbështesin. Ju të dashuruarit nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse planetët do ju krijojnë ambientin e duhur që ju të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do keni plot mundësi për takime vendimtare, por nuk do përfitoni dot prej tyre për shkak të angazhimeve profesionale. Në punë do ju konkretizohen shumë nga planet që keni bërë prej kohësh dhe do fitoni më shumë siguri në vetvete. Gjendja e financave do jetë e paqëndrueshme, prandaj mos ndërmerrni asnjë rrezik.

SHIGJETARI

Mundohuni të jeni sa më të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër duhet të tregoni më shumë vendosmëri për hapat që duhet të hidhni dhe jo të ndryshoni mendim sapo t’iu kundërvihet dikush. Nëse keni një lidhje mos e provokoni partnerin tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe të toleroni herë pas here. Ju beqarët do jeni më të lirë për të shprehur ndjenjat tuaja dhe mund të afroheni me një person interesant. Në punë do ndodhin ndryshime goxha të mëdha dhe karriera juaj do ecë përpara. Në planin financiar do jeni pafund të motivuar për t'i kaluar vështirësitë dhe do ja dilni mbanë me sukses.

BRICJAPI

Do ju duket vetja shumë të pushtetshëm gjatë kësaj dite dhe do veproni pa u menduar. Ka rrezik të bëni gabime goxha të mëdha. Nëse keni një lidhje sot do jeni aventurierë dhe ka rrezik të bëni gabime të pafalshme. Mund të shkatërroni një marrëdhënie të ngritur me aq mund e sakrifica. Ju beqarët do kaloni një ditë plot ngjyra dhe plot takime drithëruese. Shfrytëzojeni sa të mundeni. Në punë mos u tregoni mendjemëdhenj, por fokusohuni tek ato që keni për të bërë. Sa më shumë të nxitoheni aq më keq do jetë. Me shpenzimet mos u tregoni të paarsyeshëm sepse situata mund t'iu dalë shumë shpejt jashtë kontrollit.

UJORI

Hëna do ketë ndikim pozitiv sot tek jeta juaj dhe do ju bëjë t’iu kushtoni më tepër rëndësi të afërmve. Pranë tyre keni për t’u ndier shumë më mirë. Nëse keni një lidhje, me qetësi dhe me durim do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur kohët e fundit. Edhe partneri do jetë me i hapur dhe më i kuptueshëm. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse dhe mund të gjeni edhe shpirtin tuaj binjak. Në punë do keni në krah Jupiterin dhe Uranin dhe ata do ju tregojnë me sinjale çfarë duhet të bëni. Nuk do ketë më as vonesa dhe do iu gjeni zgjidhje edhe problemeve. Në planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse mund të digjeni keq. As para hua mos jepni.

PESHQIT

Nuk do jeni më pasivë si më parë, përkundrazi do bëni çdo përpjekje që keni në dorë dhe do i shprehni lirshëm mendimet. Do jeni si një ekipi i fort dhe çdo problem që do ju dalë do e zgjidhni së bashku. Dita do mbyllet mjaft mirë. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoni sepse pas pak ditësh mund t'iu jepen mundësi akoma më të mira. Në punë do gjeni qëndrueshmëri dhe do i vazhdoni më qetësisht ato që keni nisur. Nuk do mendoni aspak se çfarë do mendojnë të tjerët. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë se më parë. Përfitoni për të dalë për ndonjë darkë me partnerin ose për të blerë diçka të veçantë.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post