DASHI
Sot do zgjoheni me energji pozitive dhe me shumë humor kështu qe do bëni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë. Sektori i dashurisë për çiftet do jetë plotësisht i qetë sot. Do merreni vesh aq mirë me partnerin saqë nuk do keni asnjë lloj ankese për të bërë. Ju beqarët do jeni goxha të favorizuar në dashuri dhe do e gjeni më në fund personin tuaj të ëndrrave. Në mbrëmje do ndiheni më gati se kurrë për të filluar lidhje. Në pune do jeni shumë të motivuar, seriozë dhe të guximshëm. Për ju nuk do ketë aspak pengesa të pakalueshme. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi sepse në të kundërt situata mund të ketë probleme.DEMI
Të gjithë planetët do jenë në anën tuaj sot dhe do ua zbukurojnë çdo çast. Do i vini njëherë e mirë kapak të shkuarës së hidhur. Ju të dashuruarit nuk do mërziteni aspak sot sepse planetët do ua bëjnë çdo moment emocionues. Asnjë debat apo mosmarrëveshje nuk ka për të ndodhur. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese, megjithatë mirë është që ata të mos nxitoheni. Çdo gjë ka kohën e vet kur duhet të ndodhë. Sipas horoskopi.vip , në punë do luftoni fort për të arritur majat. Mund të bëni edhe disa sakrifica, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni më asnjë lloj rreziku sepse përndryshe do mbeteni pa para.
BINJAKËT
Gjatë kësaj dite do dini të ruani distancat e duhura dhe do mobilizoni energjitë për të arritur atje ku doni. Ju të dashuruarit nuk do keni nevojë të flisni gjatë me partnerin për t’u kuptuar pasi mund te merreni vesh edhe vetëm me shikime. Marrëdhënia mes jush do jetë e shkëlqyer. Edhe ju beqarët do jeni me humor të mirë dhe do flirtoni me disa person, të cilët në fakt kanë kohë që ju vështrojnë. Në punë do i merrni gjërat disi me frikë, por në fakt do jeni të pandalshëm. Askush nuk do mundet t’iu pengojë dhe do arrini rezultatet e menduara. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni me sy mbyllur për çdo gjë.
GAFORRJA
Sot do reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Në tërësi dita do jete shumë e qetë . Nëse jeni në një lidhje, tensioni dhe debatet do qetësohen ndjeshëm. Do jeni shumë më të logjikshëm sot dhe do pranoni edhe vetë se keni gabuar. Sipas horoskopi.vip nëse jeni beqarë do jeni në gjendja ta joshni atë që doni dhe do filloni lidhjen tuaj të ëndrrave. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e mirë për ju. Në punë do provoni veten në fusha të reja dhe do arrini atë që doni. Për financat perspektivat duken të mira megjithatë mirë është të merrni masa për të mos shpenzuar pa mbarim.
LUANI
Sot nuk do jeni shumë në humor dhe herë pas here do mbylleni në vetvete. Rreziku për mosmarrëveshje në çift do jetë edhe më i madh gjatë kësaj dite. Nuk do bëni as hapin më të vogël për t’u marrë vesh me atë që keni në krah dhe ky do jetë një gabim i madh. Beqarët duke u marrë me gjëra të parëndësishme ka rrezik të humbasin mundësitë e jetës. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe lodhja do jetë goxha e madhe. Në disa momente do gjendeni edhe para vështirësive. Sektori i financave do jetë shumë më pozitiv se më parë kështu që përfitoni për të bërë disa investime të nevojshme.
VIRGJËRESHA
Ditë shume entuziaste dhe plot të papritura të këndshme në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, sot do njihni emocionet e vërteta që mund të falë dashuria. Pranë partnerit do ndiheni të përmbushur dhe zemra do ju rrahë fort në çdo moment. Nëse jeni beqarë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të gjetur dashurinë dhe keni për ta gjetur vërtet atë sot. Në punë do merrni vendime me rëndësi, por do ju duhet të luftoni fort që të arrini majat. Bëni durim dhe keni për ta parë që çdo gjë do ju realizohet. Financat mund të bëhen delikate sepse disa objekte do ju tundojnë aq shumë saqë nuk do e frenoni dot veten për t’i blerë.
PESHORJA
Dite mjaft interesante do jetë kjo e sotmja dhe do mund t’i zgjidhni edhe disa probleme te mbetura pezull prej kohesh. Në dashuri do jeni shumë më të arsyeshëm ju çiftet. Kjo do shmangë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të mira. Nëse jeni beqarët do dini si të veproni dhe çfarë të bëjnë që të filloni një lidhje. Sipas horoskopi.vip në punë vërtet do debatoni me disa kolegë që do ju pengojnë, por nga ana tjetër në momente te caktuara do i dëgjoni këshillat e gjithkujt. Nëse doni të përmirësoni buxhetin mos merrni para hua sepse kjo do jetë gjëja më e gabuar që mund të bëni.
AKREPI
Saturni do ju bëjë shumë të turpshëm gjatë kësaj dite dhe kjo do ju penalizojë goxha. Nëse keni një lidhje do jeni shumë pasivë dhe nuk do bëni asnjë lloj përpjekjeje që ta mbani partnerin pas vetes. Disa persona të tjera lajkatarë mund t’ua tërheqin atë pak e nga pak. Ka mundësi që në mbrëmje të ndiheni edhe më të mërzitur dhe do mbylleni në vetvete. Sipas horoskopi.vip ju beqarët do preferoni të qëndroni me miqtë dhe nuk do guxoni as të joshni dikë. Edhe në punë do jeni të ngadaltë dhe nuk do i arrini dot objektivat që iu japë dhënë. Vonesat do jenë të zakonshme për ju. Për fat të mire me paratë nuk do i keni punët keq.
SHIGJETARI
Sot do mundoheni t’iu pëlqeni të gjithëve dhe në fakt falë mbështetjes së Venusit, do ja dilni mbanë. Mund të merrni edhe aprovime për disa kërkesa që keni bërë. Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet absolut partnerit dhe marrëdhënia me të ka për të qenë shumë më e ngrohtë se më parë. Nuk do ju mungojë aspak imagjinata të dyja palëve. Ju beqarët do bëni mirë të dilni me miqtë ose kushërinjtë sepse në mjedisit e tyre shoqërore mund të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë do i fiksoni mirë objektivat dhe do arrini atje ku keni dëshiruar përherë. Edhe gjendja e financave do përmirësohet aq shumë saqë edhe vetë do habiteni.
BRICJAPI
Dita e sotme do jetë më pozitive dhe ju do jeni shumë më realiste e te logjikshëm për çdo gjë. Për ju që keni një lidhje, prezenca e Venusit në qiellin e dashurisë do e bëjë jetën tuaj në çift edhe më harmonike, më të qetë dhe më të sigurt sot. Edhe për ju beqarët planetët premtojnë takime shumë të veçanta që mund ta ndryshojnë përgjithmonë rrjedhën e jetës. Mundohuni t’i bëni sytë katër kudo që të shkoni. Në punë do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve dhe do arrini atje ku e keni programuar. Për sa iu përket financave do keni gjithë interesin për të frenuar shpenzimet dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar.
UJORI
Sot nuk do e keni gjithmonë të mundur ta kontrolloni humorin dhe në disa raste mund t’iu dalin të papritura. Mos u tregoni as të paduruar. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni shumë të kënaqur me partnerin dhe mundet edhe te keni debate. E mira është që para se të arrini të ngrini zërin të flisni e të sqaroheni për çdo gjë. Ju beqarët ka mundësi të keni tërheqje sekrete për një person të pamundur ose që ka një lidhje. Kjo gjë do ju brengosë tej mase. Në punë do bëni të pamundurën të afroheni me kolegët që kanë arritur rezultate të shkëlqyera për të përfituar prej tyre e për të mësuar. Me paratë nuk do i keni punët keq dhe nuk priten vështirësi.
PESHQIT
Dëshira juaj për të gjetur dialog dhe kompromis do ju ndihmojë të arrini sukses sot. Nëse keni një lidhje partneri do ua shprehë në çdo moment se ndihet me fat që ju ka dhe do ua bëjë çdo moment të hareshëm. Nuk do reshtni së përjetuari emocione. Ju beqaret do jeni joshës dhe mund të merrni ftesa për takime serioze. Nëse ju kërkohet të hidhni hapa më tej mendohuni pak para se te jepni fjalën. Në punë do jeni shumë të zotët dhe shefat do iu japin disa misione edhe më të rëndësishme që do ju bëjnë të kaloni në një tjetër stad. Paratë nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj bëni kujdes.
Post a Comment