Horoskopi ditor e Shtune 4 Mars 2023

 DASHI


Imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë ta bëni çdo çast edhe më emocionues. Për ju të dashuruarit pritet momente të bukura. Do ndiheni mjaft mirë dhe të lumtur pafundësisht. Mundet t’iu realizohen edhe disa nga ëndrrat më të zjarrta kështu që shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do i shtoni aventurat, por asnjëra prej tyre nuk do kalojë në një lidhje serioze. Në punë ka shumë mundësi të merrni një përgjigje pozitive për kërkesën që keni bërë. Jeta juaj do marrë me të vërtetë një tjetër kthesë shumë herë më të mirë se më parë. Klima në planin financiar nuk do jetë e ngrohtë. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni në mënyrë që të mos ngeleni pa gjë.

DEMI

Dielli dhe Jupiteri do ju bëjnë mjaft dinamikë gjatë kësaj dite dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nuk do ju pëlqejnë aspak rastësitë.  Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do ju dashurojë si kurrë më parë. Ai do ju përgatisë edhe ndonjë surprizë që do ju ngrohë zemrën. Nëse jeni beqarë, pas kaq kohësh kërkimesh do e gjeni më në fund personin më të përshtatshëm. Gjithçka do jetë më ndryshe për ju. Në punë do e bëni çdo gjë me përkushtim dhe dëshirë kështu që nuk do gaboni. Do e keni edhe qetësinë që aq shumë keni kërkuar për të realizuar më së miri planet. Sipas Horoskopit.vip, gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni të ardhurat dhe se sa do shpenzoni.

BINJAKËT

Sektori i dashurisë do privilegjohet edhe më shumë gjatë kësaj dite kështu që do merrni dhe do jepni emocione pafund. Ju të dashuruarit do merrni bekimin e yjeve dhe çdo gjë ka për t'iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do tërheqin vështrimet e shumë personave. E ardhmja do jetë në dorën tuaj. Në punë do jeni me shumë fat dhe do lidhni kontakte me disa persona që nesër do ju bëjnë shumë më të njohur. Vërtet keni pritur pak deri këtë ditë, por ama do merrni shpërblimin e duhur. Financat do jenë goxha të mira kështu që mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër.

GAFORRJA

Do jeni të pavetëdijshëm për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe do gaboni gjithë kohës. Ngjarjet do ua turbullojnë tej mase mendimet. Ju të dashuruarit do zbuloni disa anë të karakterit të partnerit të cilat nuk do ju pëlqejnë aspak. Për çdo paqartësi apo merak duhet të flisni hapur me të dhe jo të bëni thashetheme me miqtë. Ju beqarët nuk do mund ta gjeni as sot princin tuaj të kaltër, kështu që do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të kontrolloni çdo gjë para se t’ia dorëzoni detyrat shefave. Në këtë mënyrë do kapni edhe ndonjë gabim të vogël. Financat ka rrezik të dobësohen për shkak të pamaturisë që po tregoni prej disa ditësh.

LUANI

Ka shumë mundësi që paqëndrueshmëria e të ardhurave të sjellë probleme edhe në fushat e tjera. Herë pas here do jeni me nerva dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Nëse jeni në një lidhje, mos lejoni që ndjenjat që keni për partnerin t’iu verbojnë dhe të mos shihni gjërat që do iu ndodhin. Ai ka rrezik të shohë dikë tjetër. Ju beqarët më mirë të qëndroni edhe sot vetëm sepse mundësitë më të mira pritet të vijnë pas pak ditësh. Në punë duhet t’i luani mirë letrat sepse mundësitë nuk do jenë gjithmonë të mira. Projektet që keni nisur mos i braktisni për asnjë lloj arsyeje. Në planin financiar duhet t’ua vini veshin këshillave të miqve sa pa qenë vonë.

VIRGJËRESHA

Nëse doni që çdo gjë t’iu ecë sa më mirë gjatë kësaj dite mundohuni të jeni të matur në çdo moment dhe të mos nxitoheni për asgjë. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni asnjë problem sado të vogël. Do ja plotësoni gjithë kohës nevojat njëri-tjetrit dhe do ndiheni të qetë për këtë gjë. Ju beqarët nuk duhet të dilni menjëherë në përfundime pa i njohur mirë disa persona. Mos bëni gabime për të cilat të pendoheni shpejt. Në punë ka mundësi të jeni të paduruar dhe të ecni pa i marrë parasysh pasojat. Kujdes sepse do vijë dita që do pendoheni tej mase. Me financat nuk duhet kurrsesi të luani. Ruajeni gjendjen të paktën në gjendjen që është.

PESHORJA

Gjatë kësaj dite do jeni nostalgjikë për të shkuarën dhe do kërkoni të qëndroni në qetësi e të kujtoni çfarë keni kaluar. Perspektivat për ju të dashuruarit do jenë shumë të mira. Do i shprehni ndjenjat pa dorashka dhe do dashuroheni si dy adoleshentë. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat shtruar. Pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa herë e më pas vendosni çfarë do bëni më tej. Sipas Horoskopit.vip, në punë do keni një vizion shumë më të qartë për hapat që duhet të hidhni dhe do dini si të veproni. Pas shumë përpjekjesh më në fund do merrni atë që dëshironit. Në planin financiar nuk do keni shumë vështirësi, por as nuk do mund të pasuroheni si e keni ëndërruar.

AKREPI

Edhe pse në sida momente do ndiheni paksa konfuzë gjatë kësaj dite sërish do arrini të reflektoni dhe të merrni vendimet më të mira. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e veçantë. E gjithë jeta do jetë ndryshe dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Nëse jeni beqare do ndihmoheni nga disa miq dhe do takoni princin tuaj të kaltër. Në punë mundet edhe të gaboni, por kjo nuk është aspak arsye për ta lëshuar veten. Nga gabimet mëson dhe e përmirëson veten. Buxheti do ketë tronditje të njëpasnjëshme dhe në disa momente nuk do dini nga t'ia mbani. Familjarët gjithsesi nuk do ju lënë në baltë sido që t’i keni punët me ta.

SHIGJETARI

Në shumë momente do ju duket sikur askush nuk do ju kuptojë sot dhe mbylleni në vetvete. Nuk do e keni aspak të lehtë t’i shprehni ato që do përjetoni. Ju të dashuruarit do kaloni momente shumë të vështira. Do ndiheni keq në krahët e partnerit dhe do vuani tej mase. Ju beqarët do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për të qenë në krahët e atij që doni. Asgjë nuk do iu trembë. Në punë do jeni të vetëdijshëm për ato që duhet të bëni, por kritikat e vazhdueshme të kolegëve do iu ngrenë pikëpyetje. Mundohuni t’i mbani informacionet ëpr fete dhe të mos flisni hapur për to. Gjendja e të ardhurave do jetë disi më e qëndrueshme se zakonisht dhe do mund të kryeni ndonjë shpenzimi që keni dashur.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do ju duhet patjetër të reflektoni para se të veproni sepse do bëni gabime të pafalshme me pasoja afatgjata. Ju të dashuruarve stresi do ju pushtojë gjithë kohës dhe nuk do ju lërë të dashuroheni të qetë. Ju beqarët do jeni të dëshpëruar dhe nuk do dini çfarë të bëni për të ndryshuar statusin. Fillimisht qëndroni pranë miqve ndërkohë që reflektoni. Në planin profesional do bëni përpjekje akoma më të mëdha për të marrë atë që dëshironi. Në disa momente do ju duhet të bëni edhe ndonjë kompromis të vogël. Në planin financiar tregohuni sa më të kujdesshëm që të mundeni nëse doni që të mos keni probleme.

UJORI

Gjatë kësaj dite do ndiheni herë pas here si të bllokuar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Do merrni fryme me vështirësi. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë ulje dhe ngritje kështu që tregohuni sa më të kujdesshëm. Kokëfortësia do jetë ajo që do ju prishë më shumë punë se kurrë. Nëse jeni beqarë duhet të luani me sharmin tuaj në mënyrë që ta bëni për vete atë që do pëlqeni. Në punë planetët do ju nxitin të merrni iniciativa të reja, por do e keni paksa të vështirë të hidhni hapa nga frika e zhgënjimeve. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë do jetë të mos kryeni ende investime të mëdha.

PESHQIT

Asgjë nuk do shkojë sot ashtu si e keni menduar dhe gjendja në të cilën do jeni do ju trishtojë pamasë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë goxha e vështirë. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe secili do kërkojë t’i dalë e tija. Ky do jetë gabim, por do e kuptoni më vonë. Ju beqarët do filloni një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë me dikë që më parë e keni neglizhuar. Në punë do fillojnë të duken rezultatet e para të përpjekjeve që keni bërë kohët e fundit. Do kënaqeni nga kjo, por nuk duhet të fluturoni dhe të lini gjithçka pas dore. Në planin financiar do keni fat dhe çdo gjë ka për t'iu ecur më së miri. Do ndiheni më të qetë se kurrë më parë. 

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post