DASHI
Gjatë gjithë kësaj dite do keni ide brilante dhe do mbeteni realistë si më parë. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Lumturia që do ndieni ju të dashuruarit do ju bëjë që të jeni të qeshur gjatë gjithë kohës. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do të mbizotërojnë në jetën tuaj. Për ju beqarët priten dashuri të mëdha, madje më të mëdha sa mund ta kishit menduar. Shfrytëzojeni çdo minutë. Në punë do ju lindin disa ide të reja sesi të arrini atje ku e keni planifikuar. Me maturi dhe këmbëngulje keni për t’ia dalë mbanë. Planetët do ndikojnë direkt në financat tuaja sot. Ato nuk do jenë shumë të mira, por dhe nuk duhet të qaheni pasi ka edhe me keq se ju.DEMI
Mërkuri do ju bëjë paksa impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni disa hapa të gabuara. Do i keqkuptoni disa situata dhe mund të gaboni. Nëse jeni në një lidhje duhet të flisni më tepër me partnerin dhe dëshirat që keni do ju bëhen realitet. Komunikimi është baza e një marrëdhënieje. Ju beqarët nuk duhet të qëndroni në vend duke pritur që dashuria të vijë tek ju. Shkoni ju tek ajo. Sipas Horoskopit.vip, në punë do hezitoni për të hedhur hapa sepse nuk do ndiheni plotësisht të sigurt. Nuk do mungojë as ndonjë kritikë nga shefat që do ju bëjnë të ndiheni pak keq. Falë mbështetjes së planetëve mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më të mëdha. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar.
BINJAKËT
Gjatë gjithë kësaj dite Hëna do ju bëjë me humor të mirë dhe do i merrni gjërat me pozitivitet. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Romanca do trokasë ne portën tuaj pasi jeni shumë kureshtarë dhe do eksploroni gjëra të reja. Ju beqarët do keni surpriza në jetën tuaj sentimentale. Lëreni veten të lirë dhe tregohuni më të hapur. Nëse jeni në një punë që gjithë kohës kontaktoni me publik, sot do kaloni edhe ndonjë situatë të vështirë. Do ju duhet të mundoheni pak për t’i bindur ata. Financat do fillojnë të rriten, por ju nuk duhet ta bëni shume publike këtë gjë sepse ata që ju rrethojnë mund të përfitojnë.
GAFORRJA
Për shkak të peripecive që do kaloni gjatë kësaj dite ka mundësi të mbylleni brenda guaskës tuaj. Askush nuk do ju kuptojë dot dhe nuk do e shpjegojë zgjidhjen që do bëni. Ju të dashuruarit do jeni shumë të stresuar kohët e fundit dhe nuk do jeni në humorin e duhur për të provuar eksperienca të reja. Flisni hapur me partnerin në mënyrë që edhe ai t’iu kuptojë. Ju beqarët do realizoni disa takime, por pas dikujt do fiksoheni më tepër. Në punë nuk do jeni të gatshëm në ndërmerrni sfida dhe do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nuk priten as arritje, por as vështirësi shumë të mëdha. Në planin financiar do keni më tepër fat se kurrë më parë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
LUANI
Dielli do sjellë më shumë Diell gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do jetë më e bukur. Pozitiviteti do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do e konsolidoni jetën tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjërat do ju ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ju beqarët do jeni të përqendruar tek një çështje që ka lidhje me punën dhe nuk do dëshironi të dalin nëpër takime. Në punë do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do dini si të veproni në çdo situatë. Shkallët do i ngjitni një e nga një pa u nxituar aspak. Edhe kolegët do i keni përherë mbështetje. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Do ndiheni të qete kur të shpenzoni për gjërat më të nevojshme.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj dite nuk do doni t’i lini asgjë rastësisë dhe do ecni gjithë kohës me plane. Ambiciet që keni pasur do i realizoni dalëngadalë. Ju të dashuruarit do kaloni plot çaste intime dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do ngurroni t'ia shprehin ndjenjat dikujt që pëlqeni dhe me shumë gjasë do e ndryshoni shpejt statusin. Bravo për këmbënguljen. Në punë do i bëni sytë katër dhe do i kaloni shpejt të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do merrni edhe ndihmë nga ata që ju kanë qëndruar përherë pranë. Në planin financiar mos ndiqni gjithmonë instinktin sepse ka rrezik të përballeni me vështirësi të mëdha më vonë.
PESHORJA
Hëna do ua bëjë mendimet konfuze gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë të ecni para. Kujdes duhet të bëni edhe me impulsivitetin. Ju të dashuruarit do keni nevoje për mbështetjen e miqve. Gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet në lidhjen tuaj dhe do jeni të mërzitur. Ju beqarët duhet t’i besoni intuitës për të gjetur personin e duhur. Të jeni të sigurt se ajo nuk do iu zhgënjejë. Në punë mos i refuzoni propozimet që do ju bëhen dhe mos merrni vendime të nxituara sepse do keni vështirësi shumë më të mëdha. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme të mëdha. Flisni me specialistët dhe miqtë në mënyrë që t’iu japin këshilla të vlefshme.
AKREPI
Marsi do mundohet t’iu bëjë disi më të disiplinuar gjatë kësaj dite. Duhet të përpiqeni me sa të mundeni të mos turbulloheni asnjë moment. Nëse keni një lidhje mos u tregoni mosbesues kundrejt partnerit tuaj. Nëse ju e ruani në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni mjaft një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqen, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë që keni krijuar. Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qetësia dhe do dini të përshtateni me çdo lloj situate. Të gjitha këto do ju ndihmojë të hidhni hapa të mëdha para. Për sektorin financiar dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për të shpenzuar.
SHIGJETARI
Në çdo fushë të jetës do dini të ruani kontrollin dhe të merrni vendimet e duhura në çdo moment. Ju të dashuruarit do keni momente plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Kujdes, sepse gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dikë që e njihni prej kohësh dhe që e kishit tallur dikur për shkak të pamjes. Nëse jeni në kërkim të një punë sot do merrni një lajm të rëndësishëm. Mundësi të reja dhe të jashtëzakonshme do shfaqen para jush kështu që duhet ta shfrytëzoni deri në fund. Në planin financiar kënaquni me ato që do iu sjellin planetët. Po të kishit më shumë para mund të shpenzonit më shumë.
BRICJAPI
Hëna dhe Plutoni do ju vënë herë pas here në dyshim gjatë kësaj dite dhe nuk do arrini të ruani dot qetësinë si më parë. Dashuria për ju që jeni në një lidhje nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri- tjetrit, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të. Edhe për ju beqaret dita do jetë pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni, por më vonë do e kuptoni se jeni gabuar për atë që pëlqenit. Në punë nuk do tregoheni shumë të disponueshëm për të bashkëpunuar kështu që mund të keni edhe mosmarrëveshje. Mund të arrini t’iu thoni “ndal” edhe disa gjërave që nuk ju kanë pëlqyer. Financat do jenë shumë të mira, gjithsesi mirë është të tregoheni pak të matur me shpenzimet e tepruara.
UJORI
Gjatë kësaj dite do keni më shumë pushtet dhe do arrini të konkretizoni shumë nga planet si sentimentale ashtu edhe profesionale. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet e ngrohtë në çdo moment. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurt është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë asgjë nuk do jetë shumë ë thjeshtë, por as e pamundur. Do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do arrini ta fitoni një pozicion të mirë që keni kohë që e keni menduar. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të veproni.
PESHQIT
Sado të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta gjeni ekuilibrin. Do kërkoni shumë autonomi dhe mund të hyni në konflikte me të tjerët. Për ju të dashuruarit, Urani do të provokojë një stuhi të lehtë. Do jeni më shume sesa duhet dyshues ndaj partnerit dhe për këtë do e bezdisni me pyetje atë që doni. Për sa iu përket ju beqarëve do keni takime, por nuk duhet të shkoni shumë larg që herën e parë. Në punë duhet ta pranoni pa u menduar mbështetjen e kolegëve sepse vetë nuk keni për të arritur asgjë nga ato që keni menduar. Nëse keni dyshime për ndonjë detyrë të shefave pyetini ata. Nëse tregoheni më të organizuar në planin financiar nuk do keni asnjë problem me to.
Post a Comment