Horoskopi ditor e Premte 17 Mars 2023

 DASHI


Gjatë kësaj dite do jeni të hapur për gjithçka dhe plotësisht të bindur se për të pasur një jetë të lumtur duhen provuar edhe gjërat më të çuditshme. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft dinamike. Çdo moment do jetë interesant dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga ai që keni në krah. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë më parë nga sa e kishit menduar. Në punë duhet të përkushtoheni më tepër në mënyrë që të arrini rezultatet e menduara. Mos harxhoni kohën kot duke u konfliktuar me kolegët. Me shpenzimet duhet të tregoheni ende të matur sepse situata mund t'iu ndryshojë sa hap e mbyll sytë.

DEMI

Do jeni shumë të nxituara gjatë kësaj dite dhe në këtë mënyrë mund të bëni gjëra vërtet të gabuara që do ju kushtojnë shtrenjtë. Ju që keni një lidhje nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe më e keqja do jetë se do kërkoni gjithmonë të dale e juaja. Ky do jetë një gabim i madh që do sjellë pasoja. Ju beqarët do bini në dashuri me një mik të vjetër, por do kenë druajtje t'ia thonë. Në punë, nëse dëshironi të ndërroni sektorin dhe të merreni me diçka tjetër kërkoni ndihmë nga kolegët sepse ata mund t’iu japin adresat e duhura. Sipas Horoskopit.vip, buxheti nuk do jetë i keq. Do dini si ta menaxhoni në çdo moment situatën dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do e lini pas të shkuarën dhe do mendoni me pozitivizëm vetëm drejt së ardhmes. Yjet do ju favorizojnë. Ju që keni një lidhje do bashkëpunoni pafundësisht me atë që keni në krah. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset edhe për detajet më të vogla. Lum si ju për fatin që ju ka rënë. Ju beqarët do keni një ditë pozitive dhe të mbushur me takime. Në punë do merrni mbështetje të patjetërsueshme nga disa kolegë dhe do ndiheni më të gatshëm për sfida më tej. Probleme nuk kanë për t’iu ndodhur aspak. Gjendja financiare ka për të qenë shumë herë më e mire se disa kohë më parë kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim më tepër.

GAFORRJA

Humori juaj nuk do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ju duket sikur nuk do keni rrugëdalje. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni të zënë me punë, nuk duhet ta lini pas dore personin që keni në krah. Në rastin më të keq, shpjegojani atij situatën në mënyrë që të mos mërzitet. Ju beqarët do fillojnë një lidhje aq pasionante dhe të bukur saqë nuk e kishit ëndërruar asnjëherë më parë. Në punë do jeni autonomë dhe do keni çelësat për të arritur suksesin që keni ëndërruar. Të gjithë do ju kenë zili dhe disa do mundohen t’iu bëhen aleatë për të përfituar nesër. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme kështu që shmangni çdo lloj shpenzimi.

LUANI

Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak ambicia dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk keni mundur. Ju të dashuruarit do jeni akoma më të hapur me partnerin dhe do mendoni të bëni ndonjë çmenduri ndryshe nga më parë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të pandalshme. Ju beqarët do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa ta bëjnë për vete personin që pëlqeni. Jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë çdo përpjekje e bërë do japë rezultatet e pritshme. Nuk do keni frikë as të guxoni diçka të re pavarësisht lodhjes dhe sakrificave që do ju duhet të bëni. Në planin financiar nuk do ketë probleme sepse do dini t'i menaxhoni me kujdes paratë që do keni nëpër duar.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite nuk do keni aspak kundërshtime me ata që keni pranë  dhe qetësia do mbizotërojë gjithë kohës.  Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë tejet e animuar dhe kënaqësitë do jenë të forta gjithmonë. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni. Ju beqarët nga ana tjetër duhet të reflektoni gjatë para se të hidhni hapa, pasi disa mund t’iu gënjejnë dhe në të vërtetë personat janë ndryshe nga sa thonë. Në punë do jeni shumë të vëmendshëm ndaj këshillave të kolegëve tuaj dhe do filloni të aplikoni metoda të reja që do ju çojnë akoma më larg. Shpenzimet duhet t'i keni gjithë kohës nën kontroll sepse në të kundërt mund t'iu dalin probleme.

PESHORJA

Më në fund konfliktet dhe mërzitjet e kohëve të fundit do marrin fund gjatë kësaj dite. Nuk do hezitoni më të thoni atë që mendoni dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia juaj është e fortë keni për të kaluar momente fantastike pranë partnerit. Do dini si ta bëni të lumtur tjetrin dhe do ndiheni edhe vetë shumë mirë. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do arrini ta tërhiqni pas vetes personin që keni pëlqyer prej kohësh. Në punë rivaliteti do jetë i fortë, por me përpjekje mund të arrini çdo qëllim. Shefat do ju përgëzojnë gjithë kohës dhe mund t’iu japin shpërblimet që as nuk i kishit menduar. Sipas Horoskopit.vip,  buxheti nuk do jetë i mirë. Do kryeni shpenzime të pamenduara për të cilat do pendoheni shpejt.

AKREPI

Edhe pse do gjendeni shpesh në situata të sikletshme gjatë kësaj dite keni për t’i kaluar me qetësi të plotë. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga klima e qetë që do mbizotërojë në jetën tuaj për të folur me partnerin për gjithçka pa pasur druajtje. Po i shtytë gjërat për më vonë do keni probleme. Ju beqarët do kaloni një ditë interesante dhe plot njohje të reja. Do e keni vetë në dore se çfarë hapash të hedhin më pas. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm me pamjen dhe në këtë mënyrë do keni më shumë klientë. Edhe sjellja juaj do jetë mjaft e vlerësuar. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse gjendja nuk do jetë e kënaqshme.

SHIGJETARI

Në disa momente reagimet që do bëni nuk do jenë të duhurat megjithatë në moment do ndryshoni mendim dhe do ndreqni gjithçka. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Mërkuri, do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për ta përmirësuar jetën tuaj në çift. Do e kuptoni edhe se keni gabuar rëndë me ato që keni thënë kohët e fundit. Ju beqarët do kënaqeni pafund me miqtë e ngushtë dhe nuk do e keni shumë mendjen për të joshur dikë. Në punë mos bëni shumë zhurmë, por vazhdoni me qetësi detyrat që iu janë dhënë. Kështu aq ziliqarët nuk do e marrin vesh kur dhe si do veproni. Në planin financiar kujdes nga Neptuni që do ju nxitë të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.

BRICJAPI

Mirë është që të mendoheni gjatë para se të mbani pozicione sot në mënyrë që mos gaboni. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni diplomatë dhe nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Silluni mirë me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe do argëtoheni jashtë mase. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t'u afruar me ata që pëlqeni. Në punë ka mundësi të mësoni disa gënjeshtra që iu janë thënë për vazhdimësinë tuaj në kompani, për pagesën apo kushtet e tjera. Merrni masa sa pa qenë shumë vonë dhe mos lejoni askënd t’iu shkelë me këmbë. Për financat do përkujdeseni më tepër dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

UJORI

Nëse doni të mos keni probleme gjatë kësaj dite më mirë merrini gjërat s amë shtruar dhe mos u nxitoni të bëni premtime. Për ju të dashuruarit do ketë edhe disa momente delikate sot. Nuk do ju pëlqejë sjellja e partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Kujdes mos thoni fjalë lënduese. Ju beqarët do jeni ëndërrimtarë të mëdhenj dhe do zhgënjeheni pa masë nga realiteti. Nuk do jetë dita juaj më me fat. Në punë  do merrni rezultate të mira për projektet që keni bërë dhe do merrni frymë më lirisht. Disa kolegë do ju mbështesin dhe do ju inkurajojnë. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës me ju dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

PESHQIT

Gjatë gjithë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe do i merrni gjërat shtruar. Probleme serioze nuk kanë për t’iu ndodhur aspak. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë qetësia gjithë kohës. Do flisni lirshëm me partnerin tuaj dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët nuk do preferoni të bëni ndryshime të statusit dhe do mbeteni ashtu si jeni. Në punë nuk duhet t’i merrni gjërat me panik dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse ju dalin probleme të vogla. Çdo gjë kalon po patët vullnetin dhe dëshirën e mirë. Në planin financiar do ju dalin vështirësi goxha të mëdha. Po nuk morët shpejt masa dhe ta ndryshoni situatën do keni probleme akoma më serioze.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post