Horoskopi ditor e Merkure 22 Mars 2023

DASHI

Ditë shumë e favorshme ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Nuk do i lini asgjë rastësisë dhe do i bëni planet me shumë kujdes dhe maturi. Për ju të dashuruarit do ketë vetëm momente fantastike kjo e sotmja për. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe mund të flisni me partnerin edhe për të ardhmen. Ju beqarët do jeni mjaft tërheqës dhe do merrni propozime të njëpasnjëshme. Duhet të tregoheni të matur dhe jo të hidhni hapa të nxituara. Në punë do dini përherë si të silleni dhe do i nderoni ata që ju kanë punësuar. Ata do ndihen krenarë që ju kanë në stafin e tyre. Buxhetin do arrini ta mbani të qëndrueshëm në çdo moment.

DEMI

Gjatë kësaj dite do dini përherë si të veproni dhe nuk keni për të bërë aspak gabime. Do vendosni mbi të gjitha arsyen. Për ju të dashuruarit do ketë momente të qeta dhe pa probleme . Do ndiheni mirë në çdo moment. Ju beqarët nuk do jeni ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do refuzoni disa mundësi të shkëlqyera. Sipas Horoskopit.vip,  në punë gjërat nuk do ju ecin si duhet, por do keni durimin e duhur për të mos ndërmarrë hapa të gabuara. Nëse nuk nxitoni gjithçka do mund të zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Me shpenzimet do jeni të palogjikshëm. Bëni kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do gjeni dot një zgjidhje të shpejtë.

BINJAKËT

Nuk do jeni aspak oportunistë gjatë kësaj dite përkundrazi do jeni me këmbë në tokë dhe do kërkoni aq sa meritoni. Ju të dashuruarit, pas disa ditësh delikate dhe të mbushur me debate do e rigjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha problemet. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme. Nuk do mungojnë flirtimet, por asgjë me tepër se kaq nuk do ndodhë. Në punë mos u nxitoni për asgjë, por as mos refuzoni të mendoheni për një post të ri që do ju propozohet. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Me shpenzimet duhet të tregoheni më të arsyeshëm nëse doni që gjendja të mbetet e mirë.

GAFORRJA

Do jeni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe do i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu japin të afërmit. Qetësia do ju karakterizojë gjithë kohës. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë spektakolare. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi të forta pasi partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës. Mund t’iu vini kapak njëherë e mirë edhe problemeve të vjetra. Ju beqarët do të  jeni më fat gjatë gjithë javës, dhe nuk do të ndiheni aspak të pasigurt. Në punë do jeni shumë më të arsyeshëm nga më parë dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Reflektimi do mbizotërojë përherë dhe të gjithë do ju vlerësojnë. Financat do dini si t'i menaxhoni dhe situata do vazhdojë të mbetet e mirë gjatë gjithë kohës.

LUANI

Çdo gjë do ndodhë shumë shpejt sot në jetën tuaj dhe duhet të tregoheni sa më gjakftohtë. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do influencohet shumë pozitivisht nga yjet. Në çdo moment do ndiheni mirë pranë partnerit dhe do merreni vesh me të për gjithçka. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot të fiksoheni pas dikujt. Në punë do keni mundësi të jashtëzakonshme për të arritur majat. Aftësitë tuaja do jenë të jashtëzakonshme dhe kureshtja do ju bëjë të provoni gjëra të mëdha. Mund të lodheni pak, por do ja dilni mbanë. Në planin financiar nuk do keni probleme serioze kështu që nuk duhet të shqetësoheni aspak.

VIRGJËRESHA

Ka rrezik të tregoheni mediokër gjatë kësaj dite dhe dashakeqë. Nuk do mendoni për të tjerët, pa e ditur ne nesër e keqja që do bëni do ju kthehet pas. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë goxha e trazuar dhe e mërzitshme. Do keni debate edhe për gjërat më elementare me atë që në fakt e dashuroni. As ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe nuk do arrini dot të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë nuk do jeni shumë të hapur dhe shefat nuk do ju japin promocione. Po vazhduat t’i mbani idetë vetëm për vete do dilni të humbur. Buxheti do mbetet i mirë nëse shpenzoni gjithë kohës me kursim dhe maturi. Duhet menduar gjithmonë për të ardhmen.

PESHORJA

Mundohuni të qëndroni larg personave negativë gjatë kësaj dite dhe të keni më shumë besim tek të afërmit. Për ju të dashuruarit do ketë momente paksa të trazuara. Në disa momente mund të ketë edhe debate të forta për disa detaje të së shkuarës së largët. Nëse jeni beqarë do keni plot takime të papritura, por ata nuk do preferoni të përfitoni. Në punë do ndiheni mirë me detyrën e dhënë dhe do bëni përpjekjet tuaja për të arritur sa më lart. Mos u sforconi dhe bëjeni çdo gjë me plan. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar do ju dalin goxha vështirësi. Shpenzoni sa më pak të mundeni që situata të fillojë të stabilizohet shpejt.

AKREPI

Humori juaj do jetë përgjithësisht i mirë sot dhe do i shihni gjërat më pozitivisht nga më parë. Probleme serioze nuk keni për të pasur asnjë çast. Për ju të dashuruarit dialogu do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni akoma më të privilegjuar. Mund ta takoni princin tuaj të kaltër dhe jeta do ju ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Në punë nuk do lodheni shumë dhe keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nuk do ju interesojë shumë se çfarë mund të thonë kolegët ziliqarë. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet mjaft. Përfitoni për të kryer investimet e menduara.

SHIGJETARI

Për shkak të përballjes së madhe të Diellit me Hënën gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Për ju të dashuruarit klima yjore nuk do jetë aspak e favorshme për një jetë të qetë. Herë pas here do keni kontradikta të forta me personin në krah. Ju beqarët nuk duhet të mërziteni që nuk do e gjeni princin tuaj të kaltër sepse gjithçka ndodh për një arsye. Pas disa ditësh shumë gjëra do ndryshojnë për ju. Në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje dhe do keni frikë mos gaboni. Mirë është të mos nxitoheni sepse prej hapave të sotme do varet e ardhmja. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm sepse situata mund të dale çdo moment jashtë kontrollit.

BRICJAPI

Saturni do ju nxitë të tregoheni shumë të duruar gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjatë para se të veproni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e qëndrueshme do kjo e sotmja. Do dini si të silleni me partnerin dhe si ta mbani atë pranë gjithë kohës. Ju beqarët do mendoni për të shkuarën dhe do bini në melankoli. Për këtë arsye do i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në punë do ju kërkohet të nxitoni pak dhe mund të ndiheni nën presin. Sido që të jetë ju do mundeni t’i kaloni sfidat pa problem. Ambicia nuk do ju mungojë asnjë moment dhe besimin nuk do e humbni asnjëherë. Mund t’iu propozohet edhe një post më i mirë. Financat do dobësohen ndjeshëm për shkak të taksave, faturave dhe borxheve që do shlyeni.

UJORI

Gjatë kësaj dite nuk është se do keni mosmarrëveshje dhe probleme me të tjerët. Por gjendja juaj emocionale do lërë për të dëshiruar. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Nuk ka për të ndodhur asgjë e jashtëzakonshme mes jush dhe partnerit. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni më shprehës dhe ka gjasa të bëjnë për vete disa persona. Për ju mund të ndryshojnë shumë gjera. Në punë prezenca e Saturnit mund të sjellë disa turbullira. Do ndiheni shpesh të pafuqishëm për të tejkaluar pengesat që do ju dalin dhe do dorëzoheni lehtësisht. Situata financiare ka mundësi të përmirësohet ndjeshëm falë perkujdesit të treguar së fundmi, por edhe përfitimeve nga një punë e kryer me sukses.

PESHQIT

Jeta juaj do ketë përmirësime të jashtëzakonshme gjatë kësaj dite dhe buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Do jeni me këmbë në tokë dhe do dini të merrni masat e nevojshme. Ju të dashuruarit do jeni më realistë dhe nuk do e ngrini në qiell partnerin tuaj. Edhe ai është qenie njerëzore dhe ka të metat e tij. Më e rëndësishmja është që të dy merreni vesh mirë me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do e takoni më shpejt nga sa mendonit shpirtin tuaj binjak. Në punë do mund ta finalizoni projektin e nisur së fundmi dhe do ndiheni shumë më krenarë. Nuk do ndiheni më nën presion. Buxheti do mbetet gjithë kohës i mirë, prandaj nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post