Ujori tipik është forma më unike e formës mashkullore dhe femërore. Nuk është e lehtë të identifikosh një Ujor nisur nga pamja e tij, pasi ka një përzierje elementësh të një sërë planetesh që ndikojnë tek ai, sa fare mirë mund ta gjesh zymtësinë e Ujorit (fale ndikimit të Saturnit) edhe te fytyra e një Bricjapi.
Fytyra: Ujori ka tipare të veçantë në fytyrën e tij. Sytë janë të qeshur, të ndritshëm dhe shprehës. Ata ballin e kanë të larte, qe shpreh nivelin e larte te intelektit. Ndërkohë që lëkurën e kanë të pastër dhe të mbajtur mirë.
Trupi: Ujorët kanë zakonisht trup të gjatë. Ecja e tyre është e lehtë dhe e hijshme. Duket sikur janë pjesën më të madhe të kohës të zhytur në mendime, duke qenë se e mbajne kokën të varur, sikur po mendohen.
Burri Ujori: Krahët e tij janë të gjatë dhe tregojne që ai është shtat hedhur. .Ai ka veshë të vegjel dhe ka gjasa që të thinjet gjatë moshes së mesme.
Gruaja Ujor: Ajo mund të ketë një trup që ndonjëherë mund të duket si e një djali. Goja e saj ështe e bukur dhe buzet janë mishtore. Gjinjtë e saj janë të vogla. Ajo i ka këmbët shumë të bukura. Fytyra e saj jep përshtypjen e nje njeriu të sinqertë.
Post a Comment