Squid Game: Cili personazh je, bazuar te shenja e horoskopit

Lojërat e vdekjes në “Squid Game” i detyrojnë garuesit që të tregojnë veten e tyre të vërtetë, për mirë ose për keq. Veprimet e tyre, në një farë mënyre, pasqyrojnë disa tipare kryesore që lidhen me shenjat e horoskopit.

DASHI: Jang Deok-su

Njerëzit e shenjës së Dashit janë të njohur për temperamentin e tyre dhe kush më shumë se ky djali këtu ka nevojë për disa trajnime se si të menaxhojë acarimin. Jang Deok-su është udhëheqësi i grupit të tij dhe sundon kryesisht me forcë dhe duke frikësuar të tjerët. Thoni çfarë të doni – është Dash.

DEMI: Agjenti

Kjo figurë misterioze në “Squid Game” lë shumë pikëpyetje në mendjen e shikuesve. Demat dinë si të jenë materialistë dhe të bëjnë shumë gjëra për një shpërblim të madh, por shumica prej tyre preferojnë të shmangnin konfliktin e drejtpërdrejtë.

BINJAKET: Byeong-gi

Binjakët janë të zgjuar, të aftë të dalin nga situata, pavarësisht sesa e tmerrshme mund të jetë. Kujtoni se Byeong-gi nuk heq dorë nga përpjekja për të zbuluar lojën e ardhshme dhe bën gjithçka që mundet. Ju e dini për çfarë e kemi fjalën.

GAFORRJA: Ali Abdul

Aliu besnik nuk është asgjë tjetër përveçse Gaforre. Ai shpëton Seong Gi-hun në lojën e parë. Ai nuk kishte pse, as e njihte atë. Gaforret janë shumë më të mirë seç duhet për këtë botë. :(

LUANI: Seong Gi-hun

Seong Gi-hun nuk ka ndonjë personalitet të madh, por të tjerët tërhiqen prej tij, ndoshta për shkak të ngrohtësisë që përcjell. Luanët shihen si njerëz të dhembshur dhe udhëheqës të lindur. Gjithashtu janë shumë krenarë dhe kjo shpjegon rivalitetin që krijon në kokën e tij kundër njerkut të vajzës. Gi-hun mbajti premtimin për t'u kujdesur për të dashurit e Sang-ëoo dhe Sae-byeok pasi fitoi çmimin, duke treguar se është një njeri bujar, një tipar që zakonisht i përket Luanëve.

VIRGJERESHA: Cho Sang-woo

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës vetëm analizojnë dhe kanë gjithmonë një plan në kokë. Cho Sang-woo është ai ku të gjithë drejtohen në mënyrë që t’i nxjerrë gjallë nga lojërat.

PESHORJA: Hwang In-ho

Peshoret njihen për faktin që respektojnë drejtësinë dhe barazinë dhe në fakt, pavarësisht se çfarë është, Hwang In-ho e respekton këtë parim. Plus, ana e errët e Peshoreve, mund të jenë shumë manipulues. Çfarë mund të ketë më manipuluese se të drogosh me qindra njerëz për t’i çuar në një vend misterioz ku luhen lojëra vdekjeprurëse.

AKREPI: Hwang Jun-ho

Hwang Jun-ho është një njeri i qetë, misterioz, i aftë të qëndrojë i fshehur në lojë dhe këmbëngulës deri në fund – tipare të Akrepit.

SHIGJETARI: Kang Sae-byeok

Kang Sae-byeok, si të gjithë Shigjetarët, duket e ftohtë dhe pa emocione në fillim, sepse nuk dëshiron të përfshihet me grupin. Një Shigjetar preferon të mendojë sesa të ndiejë.

BRICJAPI: Ji-yeong

Bricjapët janë njerëz të pjekur dhe u duhet pak kohë për t’u miqësuar me të tjerët. Duhet kohë që të tregojnë anën e tyre të ndjeshme, por nëse e bëjnë këtë, është e qartë që ju vlerësojnë. Ok, e dini saktësisht se për çfarë po flasim kur themi se është e ndjeshme.

UJORI: Oh Il-nam

Ujorët janë të njohur për faktin që janë gjithmonë inavatorë dhe Oh Il-nam është padyshim një njeri i tillë (pavarësisht se kemi të bëjmë me një skemë vdekjeprurëse).

PESHQIT: Han Mi-nyeo

Emocionale, impulsive, drama për një arsye ose për një tjetër. Kjo grua është thjesht Peshqit. Të mos flasim për idealizmat që kishte në kokë për Jang Deok-su! Por mos harroni që kur zhgënjehen, Peshqit nuk janë fare, por fare të butë dhe miqësorë.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post