Horoskopi ditor e Merkure 22 Shkurt 2023

DASHI

Përkushtojuni më shumë të afërmve dhe atyre që keni në zemër gjatë kësaj dite sepse nesër do pendoheni e do jetë vonë. Ju që jeni në një lidhje mos bëni gabim të flirtoni me persona të tjerë sepse jo vetëm do shkatërroni gjithçka që keni dertuar, por mund të vuani vetë tej mase. Nëse jeni beqarë do tundoheni mjaft nga disa persona dhe do ja shprehni menjëherë ndjenjat. Ka mundësi të ndryshoni status më shpejt nga sa e kishit menduar. Në punë sido që t’iu vijnë gjërat mos u nxitoni. Mos ndryshoni mënyrën tuaj të të vepruarit për asnjë arsye. Në planin financiar mendohuni mirë para se të veproni që të mos keni surpriza të pakëndshme.

DEMI

Gjatë kësaj dite nuk do keni asnjë arsye për të dyshuar apo për të hezituar. Do keni më shumë besim tek vetja dhe do vazhdoni rrugën e nisur. Nëse jeni në një lidhje do silleni shumë mirë dhe gjërat do ju ecin si duhet. Do i respektoni mendimet e njëri-tjetrit dhe do bëni atë që do ju duket të dyve më e mira. Nëse jeni të martuar rishtazi mund të mendoni edhe për një fëmijë. Ju beqarët do merrni propozime të forta që do ju nxitin të pranoni pa u menduar. Në punë do keni ide shumë të mirë dhe po guxuat mund të arrini më lart nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vete.  Pranoni të merrni përsipër edhe ndonjë projekt që ju duket i paaritshëm. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar do jeni shumë të qartë për atë që duhet të bëni dhe do merrni masa strikte.

BINJAKËT

Gëzimi, harmonia dhe begatia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite. Do keni më shumë shpresë dhe besim në vetvete. Jeta juaj në çift do jetë harmonike falë mbështetjes së madhe të planetëve. Do i qëndroni pranë në çdo çast partnerit dhe do i mbani zgjuar ndjenjat. Nëse jeni beqarë ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Duhet patjetër të mendoni edhe për të nesërmen. Në punë priten zhvillime goxha pozitive dhe të kënaqshme. Vazhdoni më tej sepse keni për të pasur përfitime shumë më të mëdha. Në planin financiar do jeni me më shumë fat se kurrë më parë. Do kryeni investime të rëndësishme dhe do ndiheni më të plotësuar.

GAFORRJA

Nuk do jeni fjalosës shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të futeni edhe në debate me të tjerët. Mundohuni që në çdo moment të bëni kujdes. Nëse keni një lidhje lërini sentimentalizmat dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet që ju kanë dalë në jetën sentimentale. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë. Ju beqarët duhet të tregoheni të hapur dhe t'i shprehin pëlqimet. Në punë do keni arritje goxha të mëdha dhe do ndiheni shumë më krenarë për veten. Po i kaluat edhe sot vështirësitë e nesërmja do jetë goxha më e kënaqshme. Gjendja e të ardhurave fatmirësisht nuk do jetë e keqe. Do mund të kryeni edhe ndonjë investim më tepër sesa zakonisht dhe do ndiheni mirë.

LUANI

Ditë plot shkëlqim ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Do bëni paqe me veten dhe do rifitoni besimin e humbur prej kohësh. Ju të dashuruarit do i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do kaloni më tepër çaste intime me të. Dita pritet të jetë fantastike. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe keni për të humbur disa mundësi të mira për të filluar lidhje. Në punë fati do jetë gjithë kohës me ju dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. As vetë nuk e dinit se kishit gjithë këto aftësi. Shefat do ua vënë më në pah cilësitë. Në planin financiar do ju realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur. Gjendja do jetë e shkëlqyer edhe falë disa shpërblimeve të majme që keni marrë nga një punë e kryer.

VIRGJËRESHA

Edhe pse do jeni shumë të ngarkuar gjatë kësaj dite sërish do gjeni kohë për veten dhe njerëzit më të dashur. Do dini ta ekuilibroni ditën. Ju që keni një lidhje do kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe as që do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen. Gjithsesi nuk do e ndieni aq shumë mungesën e një partneri në krah. Në punë merrni kohën e duhur për ta shijuar çdo moment sa të mundeni. Do dini si të ecni përherë dhe do evoluoni në qetësi të plotë. Në planin financiar do ndërmerrni masa dhe do e stabilizoni situatën më shpejt edhe nga sa vetë e mendonit.

PESHORJA

Do i shihni gjërat shumë qartë sot dhe do dini si të veproni përherë.  Nuk do ju mungojë as besimi në vetvete. Ju të dashuruarit do ndiheni mjaft mirë pranë atij që doni dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e bukur. Do shkëmbeni idetë dhe mendimet me njëri-tjetrin. Ju beqarët nuk do e ndryshoni dot statusin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Në punë Jupiteri dhe Marsi do ju bëjnë më efikasë. Do dini t’i vini në punë aftësitë që keni dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Do jeni edhe mjaft të organizuar. Sipas Horoskopit.vip, financat do jenë shumë të dobëta për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme dhe të pamenduara që keni kryer. Merrni sa më shpejt masa sepse do mbeteni pa para.

AKREPI

Kushtet do i keni shumë të mira gjatë kësaj dite për të bërë çdo gjë që dëshironi. Do jeni të disponueshëm për gjithçka. Venusi do ju mbështesë gjithë kohës juve që jeni në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jetë më e ngrohtë nga sa mendonit dhe do flisni hapur për çfarëdo lloj teme. Nëse jeni beqarë do keni surpriza të njëpasnjëshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do arrini ta mbani situatën nën  kontroll. Nëse jeni në kërkim të një pune të re mundësitë do i keni të shumëllojshme. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundni që të mos keni telashe.

SHIGJETARI

Sido që të vijnë gjërat gjatë kësaj dite mirë është të mos nxitoheni për të marrë vendime. Dëgjojini edhe mendimet e të tjerëve e më pas thoni fjalën e fundit. Ju të dashuruarit do jeni në formë shumë të mirë dhe do i bëni surpriza të njëpasnjëshme njëri-tjetrit. Çdo çast do jetë mjaft i veçantë dhe i bukur. Nëse jeni beqarë duhet të bëni atë që do ju thotë zemra, përndryshe nuk keni për të përjetuar aspak emocione. Në punë do i bëni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do gaboni. Nuk do lejoni askënd t’iu shqetësojë apo t’iu prishë planet. Do përqendroheni aq shumë tek objektivi saqë ndonjëherë nuk do ju përgjigjeni as telefonatave e email-ve. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të ankoheni. Gjendja do jetë e mirë dhe do kryeni plot investime.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do mundoheni të jepni imazhin më të mirë nga vetja në çdo plan. Shumë do arrijnë t’’iu zbulojnë pikërisht sot. Marrëdhënia në çift do jetë shumë më e mirë sesa disa kohë më parë. Do i sqaroni të gjitha hatërmbetjet dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni takime të rëndësishme të cilat mund t'ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Bëjini sytë katër dhe mos u ngutni për asgjë. Në punë Saturni dhe Plutoni do ju bëjnë më të përqendruar. Do ju shkoni gjërave deri në fund pasi do jeni shumë herë më të qartë nga më parë. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen falë strategjisë që ju do përdorni.

UJORI

Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të dialoguar. Komunikimi në fakt është ai që të çon përherë në zgjidhje të gjithçkaje. Jeta juaj në çift do jetë si një ëndërr. Do përjetoni emocione të vazhdueshme pranë partnerit tuaj dhe do e dashuroni akoma më tepër jetën. Ju beqarët më në fund do filloni një histori dashurie pasionante dhe të qëndrueshme. Në punë dyshja e planetëve Mërkuri dhe Dielli do i vënë më në pah aftësitë tuaja dhe do ju inkurajojnë të ecni përpara. Do jeni të gatshëm të ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Në planin financiar Venusi do ju shtyjë të tregoheni të paarsyeshëm. Priten tronditje të mëdha, prandaj bëni kujdes.

PESHQIT

Mërkuri do iu japë ide të mira gjatë kësaj dite, por do e keni shumë të vështirë ta vini çdo gjë në praktikë sepse do jeni të shpërqendruar. Jeta juaj në çift do jetë goxha e turbullt. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe në çdo moment do doni të dalë e juaja. Ju beqarët do realizoni takimet e ëndërruara prej kohësh dhe shumë shpejt do e ndryshoni edhe statusin. Në punë mundohuni të largoni personat që ju pengojnë të ecni përpara. Vetëm ashtu do ndiheni më të qetë dhe do keni arritje. Financat do jenë të këqija, çka do ju mërzitë tej mase. Paratë duhet t'i menaxhoni gjithë kohës me maturi.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post