Horoskopi ditor e Merkure 15 Shkurt 2023

 DASHI


Do jeni mjaft luftarakë gjatë gjithë kësaj dite dhe nuk do dekurajoheni as pas ndonjë kritike që mund t’iu bëhet. Nëse keni një lidhje, Jupiteri do ju sigurojë një ditë të shkëlqyer. Do merrni bekimin e yjeve dhe çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm. Ju beqarët do keni një ditë më të këndshme dhe mund të realizoni takime pafund. Në fund do e keni vetë në dorë se cilin person do përzgjidhni. Në punë mund të ketë edhe disa vonesa, megjithatë ju nuk duhet të mërziteni. Qëndroni përherë me shprese dhe keni besim se çdo gjë mund të rregullohet. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe do dilni nga vështirësitë ku ishit futur.

DEMI

Do jeni shumë pozitivë gjatë kësaj dite dhe do shihni vetëm anën e mirë të gjërave. Për ju që jeni në një lidhje ka mundësi që marrëdhënia të qëndrojnë ne qetësi sot. Nuk do keni as probleme e debate, por as emocione të mëdha. Sipas Horoskopit.vip, ju beqarëve do ju shfaqet dashuria atëherë kur nuk do e presin. Mirë është që të përfitoni sa më shumë sepse nesër asgjë nuk do riperseritet. Në punë mund të ndryshoni edhe ambientin, megjithatë kjo nuk do ju pengojë të arrini përherë qëllimet që i vini vetes. Problemet e vogla financiare do ju bëjnë mirë sepse ato do ju motivojnë për të riorganizuar situatën.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do e kuptoni mirë se bashkimi bën fuqinë dhe do jeni më bashkëpunues me ata që iu rrethojnë. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë shumë të bukur e të veçantë. Marrëdhënia me partnerin do jetë e lulëzuar dhe buzëqeshja nuk do largohet asnjë çast nga fytyra. Ju beqarët do fiksoheni pas disa personave që sapo janë divorcuar dhe do bëni të pamundurën për t'i afruar pas vetes. Në punë mund të mbështeteni pa kushte tek kolegët sepse ata do iu ofrojnë atë që ju kërkoni. Pasdite mund të merrni edhe një vendim me rëndësi. Ekuilibrin buxhetor askush dhe asgjë nuk do mund ta prishë. Do kaloni një ditë të qetë.

GAFORRJA

Mërkuri do e mbajë gjithë kohës të qëndrueshme jetën tuaj sot. Intuitën që keni përdoreni sepse do ju çojë në drejtimin e duhur. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do ketë ndonjë gjë të rëndësishme. Në përgjithësi do ndiheni të qetë dhe nuk do debatoni me atë që keni në krah. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë dhe gjithashtu nuk duhet t'i besoni gjithkujt. Në punë jo vetëm që do realizoni çdo objektiv tuajin, por mundet edhe të ndihmoni disa kolegë në vështirësi. Çdo gjë për ju ka për të ecur për mrekulli. Që financat të mos kenë probleme mbajini këmbët në tokë dhe shpenzoni gjithmonë duke bërë më parë llogari.

LUANI

Qëndrueshmëria do mungojë sot në jetën tuaj, por me pak përkujdes mund të arrini të mbani një klimë disi të ngrohtë. Ju të dashuruarve do ju duhet të flisni sa më hapur me partnerin dhe të gjeni zgjidhje për problemet që ju kanë dalë. Nëse jeni vetëm do ju duhet të prisni edhe pak kohë para se të bëni ndryshime. Sot asnjë nga mundësitë që do iu jepet nuk është shumë e përshtatshme. Në punë do futni hundët ngado dhe do bëni gabime të pafalshme. Dijeni se me këto veprime vetëm do humbni, nuk do fitoni asgjë. Në planin financiar mos u tregoni aventurierë sepse shumë shpejt gjendja do ju rëndohet.

VIRGJËRESHA

Në tërësi kjo do jetë ditë e mirë për ju, Do jeni të duruar dhe do këshilloheni me personat e dashur sa herë që të hidhni një hap. Ju të dashuruarit do keni disa probleme të vogla në jetën sentimentale dhe nuk do mund të jeni të qetë. Secili prej jush do ketë mendime të ndryshme dhe nuk do arrihet dot të gjendet gjuha e përbashkët. Ju beqarët do bëni gabime të pafalshme nëse hidhni hapa pa reflektuar më parë. Puna është sektori që i përkushtoheni më tepër dhe e keni pikë të dobët. Sot mund të ketë ngjarje të jashtëzakonshme që do iu lënë me gojë hapur dhe do ndryshojë gjithë rutinën tuaj. Financat nuk do jenë problematike, por mund të bëhen të tilla nëse vazhdoni të shpenzoni pambarim.

PESHORJA

Ndryshe nga disa ditë më parë, sot do jeni aktivë dhe do korrni fitore të jashtëzakonshme. Për ju të dashuruarit pasioni do rikthehet fuqishëm dhe gjatë gjithë kohës do përjetoni emocione të këndshme. Për asgjë nuk do mërziteni. Ju beqarëve do ju rishfaqen persona të cilët dikur i keni dashur shumë, por nuk ua kanë shprehur asnjëherë ndjenjat. Mirë është të mos qëndroni në vend. Sipas Horoskopit.vip, në punë do jeni kompetentë në fushën ku veproni dhe asnjë sfidë nuk do iu trembë. Pak nga pak keni për të arritur majat. Buxhetin do e menaxhimi në mënyrën më të mirë të mundshme.

AKREPI

Gjatë kësaj dite nuk do reflektoni si duhet dhe mund të bëni goxha gabime. Mos ia hidhni fajin askujt përveç vetes. Për ju të dashuruarit ka rrezik që problemet në çift të jenë më të shumta dhe gjatë gjithë kohës do ndiheni të trazuar. Mund të mendoni edhe për ndarje përfundimtare. Ju beqarët nga ana tjetër do ndieni lumturinë që aq shumë kishit ëndërruar. Në punë, disa bashkëpunëtorë dashakeqë, do bëjnë të pamundurën t’iu prishin planet. Do iu humbasë filli dhe nuk do arrini dot të përmbushni detyrat që iu japë dhënë. Në planin financiar Urani do ndikojë negativisht dhe do e keni shumë të vështirë t'i mbani paratë në gjendje të qëndrueshme.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm për të vendosur dialog me të gjithë dhe do krijoni një ambient shumë të ngrohtë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë më të dashur me partnerin tuaj dhe do i sqaroni njëherë e mirë disa probleme të vjetra. Çdo gjest i tij sot do ju pëlqejë. Ju beqarët nuk do ndihmoheni aspak nga yjet dhe ka rrezik të mbeteni ende të vetmuar. Në punë keni për t’u përballur me goxha sfida, por guximi, vendosmëria dhe maturia do iu ndihmojnë t’i kaloni pa problem. Edhe këshillat e miqve do iu ndihmojnë pafund. Sektori i financave do ketë ndryshime të rëndësishme. Do jeni më të organizuar dhe nuk do hidhni aspak hapa të gabuara.

BRICJAPI

Edhe në tërësi gjërat do ecin mirë gjatë kësaj dite, nëse keni për të marrë vendime të mëdha, më mirë prisni ditën e nesërme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë tej mase e qëndrueshme. Do jeni të logjikshëm të dyja palët dhe do zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vjetra. Ju beqarët do jeni pafundësisht të privilegjuar. Mund të keni edhe dashuri me shikim të parë atëherë kur nuk do e prisni. Në punë mos u tregoni kokëfortë dhe dëgjojini ata që do iu japin këshilla. Edhe sikur t’i keni punët shumë keq, largimin as mos e mendoni. Sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por diçka më i mirë se dje.

UJORI

Marsi dhe Urani do ju bëjnë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të bindur. Ju të dashuruarve do ju realizohen disa nga ëndrrat tuaja më të bukura dhe do arrini të rivendosin komunikimin me njëri-tjetrin. Për asnjë moment nuk do ju ndodhë asgjë e keqe. Ju beqarët do keni goxha takime, por nëse nuk doni që jeta t'iu ndërlikohet mirë është të mos nxitoheni. Për punën mëngjesi do jetë goxha i ndërlikuar, por me durim dhe optimizëm do mundni të kaloni gjithçka. Tregohuni edhe më fleksibël sepse do dilni të fituar. Në planin financiar problemet do jenë të vazhdueshme dhe gjithë kohës do ndiheni keq.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do ngatërroni intuitën me imagjinatën dhe mund të bëni gabime. Nëse keni një lidhje ka rrezik t'i hidhni sytë diku tjetër dhe do gaboni për këtë. Mundohuni me çdo kusht ta frenoni veten sepse më pas pasojat do jenë të rënda. Ju beqarët do jeni ende duke u menduar për ato që do bëni dhe do humbisni mundësi të shkëlqyera. Në punë do ngacmoheni nga disa kolegë dhe mund të shpërqendroheni tërësisht. Kjo do jetë gjë e gabuar që do iu lërë shumë mbrapa me detyrat që iu janë dhënë. Në planin financuar nuk do i gjykoni gjërat si duhet dhe me shumë gjasë do hidhni hapa të gabuara.

$ads={2}




Post a Comment

Previous Post Next Post