DASHI
Hëna do ju lejojë t’i shihni gjërat qartësisht gjatë kësaj dite dhe herë pas here do futeni në telashe pa kuptim. Për ju të dashuruarit do ketë disa vështirë kjo e sotmja. Do ju kujtohen probleme të së kaluarës dhe do konfliktoheni sërish me partnerin. Ju beqarët ka rrezik të jeni impulsivë dhe nuk do prisni shumë për t'u hedhur në krahët e dikujt. Kujdes sepse gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Në punë duhet të jeni sa më kreativë që të mundeni sepse vetëm ashtu mund të hidhni hapa para. Nëse qëndroni në një vend dhe prisni vetëm nga të tjerët nuk do përfitoni asgjë. Me financat do jeni shumë më të organizuar dhe çdo gjë do ecë më së miri.DEMI
Herë pas here dita e sotme mund të jetë e turbullt dhe e mbushur me sfida, megjithatë nuk do mundojnë as çastet më të qëndrueshme. Dëgjojini këshillat e të afërmve sa të mundeni. Nëse jeni në një lidhje do tregoheni më autoritarë se kurrë më parë. Kjo do e acarojë tej mase partnerin dhe në disa momente debatet do jenë të zjarrta. Ju beqarët do ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet për të bërë për vete personin që pëlqeni. Në punë do keni konflikte me disa kolegë dhe mund të shpërqendroheni plotësisht. Në planin financiar nuk ka asgjë për çfarë të shqetësoheni. Duke u kujdesur gjithmonë gjendja do mbetet e mirë.
BINJAKËT
Nuk do bëni përpjekjet e duhura gjatë kësaj dite për të mbajtur një ambient të mirë kështu që mos prisni që të ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do e lini paksa pas dore jetën tuaj sentimentale duke qenë se familja do ketë nevojë për mbështetje. Bëni mirë të flisni me partnerin për çdo gjë në mënyrë që ai të mos mendojë gjëra të paqena. Ju beqarët do ja kaloni mirë dhe nuk do keni nevojë për të bërë ndryshime të statusit. Në punë e dini se duhet të bëni më shumë përpjekje për të arritur sa më lart, por nuk keni për t’ia dalë dot. Do keni një lloj stepjeje që do ju pengojë në çdo moment. Financat do jenë shume më të begata se disa kohë më parë.
GAFORRJA
Hëna do ju bëjë ta shfrytëzoni në maksimum ditën e sotme. Do argëtoheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Ju të dashuruarit do keni ndodhi të papritura, por që do ju bëjnë mjaft mirë. Partneri do dijë si t'iu bëjë të ndiheni të vlerësuar dhe të dëshiruar. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se më parë dhe do mund të takojnë persona me vlera. Merrni kohën e duhur për t'i njohur në çdo aspekt e më pas hidhni hapa. Në punë do keni më shumë dëshirë për të kaluar në një tjetër etapë. Guxoni sot sepse yjet do i keni në anën tuaj. Në planin financiar do jeni të përgjegjshëm dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
LUANI
Mërkuri do ua ndërlikojë goxha jetën gjatë kësaj dite. Do bëheni edhe më të ndjeshëm dhe do vuani si rrallë herë. Për ju të dashuruarit priten probleme goxha të mëdha sot. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si do e kishit dëshiruar dhe kjo për fajin tuaj. Ju beqaret do jeni të parrezistueshëm dhe do merrni plot propozime dhe ftesa. Bëni disa seleksionime në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në punë për fat të keq nuk do mund t’iu realizohet dot projekti që keni menduar dhe kjo do ju bëjë tejet pesimistë për të ardhmen. Gjendja e financave fatmirësisht do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë.
VIRGJËRESHA
Gjatë ditës së sotme duhet të mundoheni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të mos kompleksoheni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të mundoheni sa të mundeni të tregoheni diplomatë sepse jo çdo histeri tuajën do e durojë ai që keni në krah. Nëse jeni beqarë duhet t'i dëgjoni këshillat e më të mëdhenjve sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar keni për të pasur fat me shumicë dhe do dini ta menaxhoni situatën sa më mirë. Karriera ka për të marrë drejtimin që keni pritur përherë. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite do jeni paksa të fiksuar për të bërë shpenzime pafund në mënyrë që të plotësoni qejfet e momentit. Për ju të dashuruarit konfigurimi i yjeve do jetë shume i mirë kështu që gjërat do ju ecin për bukuri në jetën tuaj sentimentale. Ndjenjat do jenë akoma më të forta dhe do dini t’i shprehni. Ju beqarët do merrni propozime të shumta dhe do ndiheni të përkëdhelur. Kujdes me vendimet. Sipas Horoskopit.vip, në punë është momenti i duhur për të vendosur objektiva të reja e për të reflektuar me largpamësi. Përdorni teknologjitë e reja sepse do ju ndihmojnë pamasë. Në planin financiar gjendja do lërë ende për të dëshiruar. Nuk do ja dilni dot pa ndihmën e disa të afërmve.
AKREPI
Sinqeriteti i kësaj dite do bëjë që gjërat t’iu ecin gjatë gjithë kohës mirë sot. Të gjithë do ju shohin me sy pozitiv. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do ndikohet pozitivisht nga yjet. Do merreni vesh më së miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe të vjetra. Për ju beqarët do jetë një ditë premtuese. Duhet në çdo moment t'i bëni sytë katër në mënyrë që të kapin mundësitë më të mira. Në punë do jeni shumë të zotë për veten dhe nuk do ngurroni t’iu jepni një shtysë edhe kolegëve tuaj më të mirë. Lëndimet nuk do jenë aspak pjesë e juaja. Në planin financiar ndikimi i yjve do jetë kontradiktor dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme. Mundohuni të merrni masa sa më parë.
SHIGJETARI
Hëna do ju shtyjë të zgjeroni horizontet gjatë kësaj dite dhe do provoni edhe gjëra që nuk i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ecë për bukuri mes jush dhe atij që keni në krah dh do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni më të rezervuar dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qenë të sigurt. Në fakt kështu keni për të humbur disa mundësi interesante që nuk vijnë shpesh në jetë. Në punë do hidhni hapa para edhe pse me shumë vështirësi e përpjekje. Pasi të binden shefat mund t’iu ofrojnë edhe një pozicion të ri. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë dhe do ndiheni mjaft të kënaqur.
BRICJAPI
Dielli dhe Mërkuri do ju bëjnë shumë të logjikshëm gjatë kësaj dite. Do dini mirë si ta ndani kohën për t’u marrë me çdo gjë. Ju të dashuruarit edhe pse jeni ambicioze në punë dhe do i përkushtoheni shumë asaj, sot nuk do e lini kurrsesi pas dore partnerin. Marrëdhënia në çift do jetë e kënaqshme. Ju beqarët nuk do mundni dot të realizoni asnjë takim të veçante dhe do mbeteni sërish vetëm. Nëse prisni ngjarje të rëndësishme në punë, sot do mund t’iu realizohen për mrekulli. Nervozizmi i mëngjesit ka për të kaluar shpejt. Gjendja e financave do jetë goxha delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që ju do kryeni.
UJORI
Gjatë kësaj dite do jeni në humor edhe më të mirë dhe do arrini të përqendroheni pas gjërave thelbësore. Do jeni gjithë kohës te motivuar gjate kësaj dite dhe do mundoheni ne çdo moment ta surprizoni atë qe keni ne krah. Beqaret do mbeten ashtu si janë edhe për disa kohe. Personat qe do ju gjenden rreth e rrotull nuk janë te përshtatshmit. Në punë do persekutoheni jashtëzakonisht dhe nuk do lodheni edhe sikur sfidat para jush të jetë të vështira. Miqtë do ju përgëzojnë gjithë kohës. Financat do jenë shumë më të mira se disa ditë më parë dhe kjo falë ndihmës se pakushtëzuar që do iu japin miqtë e ngushtë.
PESHQIT
Mërkuri do ju shtyjë të zbuloni edhe gjëra të reja gjatë kësaj dite. Do keni etje për të panjohurat sidomos në planin profesional. Ju të dashuruarit do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme. Do i shtoni edhe momentet intime dhe kënaqësitë do jenë të pafundme. Ju beqarët do jeni gjithë kohës nën tension dhe nuk do mund të realizoni dot takime. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të shprehni idetë e projektet tuaja si dhe të mbroni ato. Mërkuri do e favorizojë edhe komunikimin. Financat do kenë disa përmirësime të vogla dhe kjo falë përkujdesit dhe masave strikte që keni marrë kohët e fundit.
Post a Comment