Horoskopi ditor e Marte 7 Shkurt 2023

 DASHI


Do jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe do i shihni gjërat me më shumë optimizëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft intensive dhe e mbushur me momente interesante. Do bëni dhe do merrni propozime që do ua mbushin zemrën me gëzim. Ju beqarët do e takoni shpirtin binjak nëse e lënë veten të lirë dhe hiqni turpin. Në punë do i kaloni shpejt momentet e vështira dhe tashmë çdo gjë do iu duket më e lehtë. Mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm edhe me kolegët që do iu kërkojnë favore. Mos thoni menjëherë fjalën e fundit. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë e mira është që në vend që të shpenzoni kuturu, të hiqni disa para mënjanë.

DEMI

Saturni dhe Plutoni do iu japin më shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe do iu bëjnë më të duruar se më parë. Ju të dashuruarit do jeni të paduruar dhe do i thoni partnerit gjëra të pamenduara mirë. Ka mundësi edhe të mërziteni dhe të preferoni të qëndroni pak kohë larg. Ju beqarëve do iu jepen mundësi për romanca të veçanta nga të cilat duhet të përfitoni sa më tepër. Në punë nuk do kënaqeni shumë me ato që do arrini kështu që do shtoni përpjekjet. Mund të provoni veten edhe në një fushë të re. Sipas Horoskopit.vip, buxheti nuk do mbrohet aspak nga yjet kështu që për te mos pasur probleme me mire merrni masa.

BINJAKËT

Kjo ditë do jetë shumë e veçantë për ju dhe do ndiheni me të vërtetë të plotësuar. Për ju të dashuruarit priten ndryshime të mëdha. Buzëqeshja do ju rikthehet si më parë dhe zemra do ju rrahë akoma më fort. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj edhe pse në fakt propozimet që do ju bëhen do jenë me të vërtetë joshëse.  Në punë do jeni mjaft dinamikë dhe të gatshëm për t’u përballur me çdo gjë vetëm për të arritur çdo gjë që dëshironi. Qëllimet që do i vini vetes keni për t’i arritur menjëherë. Financat nuk do kenë aspak probleme. Do jeni të ndërgjegjshëm për çdo hap që do hidhni dhe nuk do bëni gabime.

GAFORRJA

Do jeni shumë objektivë gjatë kësaj dite dhe do dini të bëni përherë gjërat e duhura. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha pasionante. Bashkëpunimi me partnerin ka për të qenë i fortë dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Ju beqarët do keni njohje të reja, por që nuk mund të shkoni shumë larg. Më mirë të bëni edhe pak durim para se të hidhni hapa. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe Saturni do iu krijojë gjithë kushtet për të vepruar si ju të dëshironi. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Nëse në planin financiar keni vendime të mëdha për të marre prisni edhe pak kohë.

LUANI

Ka shumë mundësi të tregoheni impulsivë gjatë kësaj dite dhe mundet të bëni edhe disa gabime të vogla. Për fat do i kuptoni shpejt dhe do dini të kërkoni falje. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift ka për të qenë shumë e mirë vetëm se duhet të gjeni gjithmonë kohë për të kaluar me partnerin dhe jo t'i përkushtoheni punës pa orare. Ju beqarët do i harroni të hani dhe të flini aq të lumtur do të ndihen. Në punë do iu bëhen propozime të jashtëzakonshme. Pak e nga pak të gjitha ëndrrat që keni pasur do mund t’iu realizohen. Me financat duhet të tregoheni sa më të matur sepse në të kundërt keni për të pasur probleme më të mëdha.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite më mirë shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme sepse nuk është momenti i duhur. Për ju të dashuruarit, Marsi nuk do ketë ndikimin e dikurshëm në jetën tuaj sentimentale dhe herë pas here mund të jeni me humor të keq. Mosmarrëveshjet ndonjëherë do jenë të vazhdueshme edhe pse të pakuptimta Ju beqarët nuk duhet të ndiqni instinktin, por duhet të ecin me logjikë. Në punë një koleg do iu kërkoja ta zëvendësoni, Mirë është që mos bëni asnjë hap pa dijeninë e shefave sepse do kritikoheni rëndë. Gjendja e financave nuk ka për të qenë aq e kënaqshme sa do dëshironit, por kjo nuk do të thotë se do keni probleme serioze.


PESHORJA

Gjatë kësaj dite do i  keni gjërat shumë më të qarta në mendjen tuaj dhe nuk do bëni më gabime si më parë. Nëse keni një lidhje dhe kohët e fundit jeta juaj nuk ka qenë aq e mirë sa keni dashur, sot është koha të flisni hapur dhe të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Po i latë gjërat pas dorës keni për të pasur probleme më të mëdha. Ju beqarët më në fund do realizoni disa takime vendimtare që do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë nuk është ende momenti për të ndryshuar rrënjësisht gjërat. Bëni edhe pak durim që gjithçka të ecë si duhet. Sipas Horoskopit.vip, financat nuk kanë për të qenë aspak të mira kështu që kujdes.

AKREPI

Do jeni më të gatshëm për t’u argëtuar gjatë kësaj dite dhe do bëni gjithçka për të buzëqeshur përherë. Ju të dashuruarit duhet të përqendroheni më shumë tek jeta juaj sentimentale sepse po e latë atë pas dore mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Nëse jeni vetëm mos bëni asnjë lloj sakrifice për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ja vlejë. Në punë gjërat nuk kanë për të qenë të lehta, por kjo nuk do të thotë që ju të dorëzoheni. Mos u ndalni sepse në një moment apo në një tjetër keni për t’ia dalë. Sektori i financave do jetët goxha më i mirë se më parë kështu që përfitoni për të kryer disa shpenzime ose për të shlyer borxhet.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite duhet të bëni të pamundurën për të gjetur kompromis për gjithçka sepse vetëm ashtu gjërat do stabilizohen. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë delikate do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do prekni pa dashje disa tema që nuk i pëlqejnë partnerit dhe kjo do ju turbullojë tej mase. Ju beqarët do iu vrasë pafund vetmia, por nuk do bëni asgjë që ta ndryshoni atë. Në punë do jeni paksa nën presion për të arritur qëllimet. Shtoni edhe pak dozat e imagjinatës sepse po ecët si zakonisht nuk do arrini ku doni. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë nga më parë. Do dini si t'i organizoni të ardhurat dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

BRICJAPI

Do ecni me prioritete gjatë kësaj dite dhe në përgjithësi të gjitha planet që keni bërë do iu realizohen më së miri. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia juaj është tashmë e qëndrueshme, gjërat kanë për t'u përmirësuar edhe më tepër. Do mendoni ta çoni gjithçka edhe më tej dhe pse jo do mendoni edhe për një fëmijë. Ju beqarët do keni më tepër besim tek vetja juaj dhe do arrini ta bëni për vete personin që do pëlqeni. Në punë do jeni mjaft kompetentë dhe pa u munduar shumë, keni për të arritur atje ku dëshironi. Do pranoni edhe disa propozime që do iu bëhen. Jupiteri do ju ndihmojë mjaft për të përmirësuar financat. Nuk do keni aspak probleme.

UJORI

Falë Jupiterit dhe Saturnit ju nuk do i lini asgjë rastësisë. Do gjeni përgjigje për çdo pyetje që do keni. Qielli i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i mbushur me re. Do keni herë pas here debate të forta me partnerin edhe për gjëra në dukje pa vlerë. Ju beqarët do tregoheni kapricozë dhe nuk do pranoni të dilni me çdo person që do iu ftojë.  Në punë do bëni një specializim dhe prej tij do përfitoni shumë në vijim. Bravo për guximin dhe durimin që do keni. Buxheti do jetë i trazuar. Edhe pse do shpenzoi më shumë për rehatinë familjarë asgjë nuk do justifikohet. Po nuk e shtrënguat rripin shpejt do keni probleme serioze.

PESHQIT

Ndryshe nga sa mendonit sot nuk do për ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme në jetën tuaj, përkundrazi mund të futeni në disa probleme. Ju të dashuruarit do jeni shumë agresivë dhe të palogjikshëm. Debatet me partnerin do jenë të forta e të palogjikshme kështu që pasojat do jenë të rënda. As ju beqarët nuk do jeni të vetëdijshëm për atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa të gabuara. Në punë do keni ide shumë të mira, por do e keni pak të vështirë për t’i vënë në punë. Fati juaj është se keni miq të mirë që do iu mbështesin fort. Financat do dini si t'i menaxhoni gjithë kohën dhe për fat nuk do kenë më tronditje si më parë.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post