Besoni ose jo në horoskop, dikush, diku, ju ka pyetur “ç’shenjë je”? Dhe ju i jeni përgjigjur me shenjën tuaj, pasuar me një “s’marr vesh nga horoskopi.” Nëse gjetët veten në këtë hyrje, është momenti të mësoni ç’domethënie ka shenja juaj e Diellit, e Hënës dhe Ashendenti.
Pozicioni i yjeve dhe planeteve në momentin që lind dikush përbën grafikun e lindjes së atij personi. Nga vendndodhja, astrologët llogarisin shenjën tuaj të Diellit, dhe Ashendentin. Grafiku i lindjes është unik, s’ka dy njësoj në botë.
Shenja e Diellit
Shenja e Diellit është qendra e unit tuaj, Imagjinojeni si shefin e personalitetit tuaj. Kur ju pyesin “ç’shenjë je?” në fakt po ju pyesin “cila është shenja jote e Diellit.”
Shenja e Hënës
Shenja e Hënës shpjegon tiparet emocionale tuajat, ndjesitë e errëta dhe të cënueshme që nuk ia tregoni të tjerëve. Jeni ju, por të dehur. Më të sinqertë, më të ndjeshëm. KLIKO KETU PER TA LLOGARITUR
Ashendenti
Ashendenti jeni ai që i prezantoni botës me vullnet dhe dëshirë. Ashendenti është lentja me të cilën shihni ndërveprimet dhe ndodhitë rreth jush.
Ç’të bëni me këtë informacion
Klikoni këtë link dhe falë algoritmit jetëshpëtues të Cafe Astrology mund të llogarisni cilëndo shenjë të dëshironi. Madje, mund të nxirrni grafikun tuaj të lindjes ose të llogarisni grafikun e kompatibilitetit mes jush dhe dikujt tjetër. Bota është juaja.
$ads={2}
Post a Comment