Mund të mos jeni besimtarët më të mëdhenj në shenjat e horoskopit dhe të dyshoni se një nga 12 shenjat parapërcakton karakterin tuaj, por është për t’u habitur ndonjëherë se si disa stereotipe janë me mjaft vend! Akrepat mund të jenë vërtet një shenjë kontradiktore në horoskop, po ashtu dhe mjaft Luanë nuk jetojnë dot pa dritën e skenës mbi vete. Gaforret mund të jenë tejet sentimentale si shenjë, dhe Virgjëreshat me këmbë në tokë dhe me logjikë të pastër në çdo gjë që bëjnë. Edhe nëse këto karakteristika nuk përmbledhin të gjithë personalitetin e një njeriu, shërbejnë si një bazë për të!
2. DEMI: Burberry
Demi është një shenjë serioze në cdo gjë që bën, por kjo nuk do të thotë që nuk di të argëtohet! Demat dinë shumë mirë t’i vlerësojnë gjërat e bukura në jetë, dhe i ndjekin ato hap pas hapi, sepse çfarë kuptimi ka të kesh diçka, nëse s’është më e mira që mund të arrish? Një shtëpi klasike mode, me famë të pavdekshme siç është Burberry është shtëpia e duhur për Demat e horoskopit. Jo vetëm që Burberry ka krijime të bukura që s’njohin kohë si pardesyja apo shajet e saj, por krijimet e Burberry janë gjithnjë aty për ty, për bukuri dhe prakticitet në të njëjtën kohë. Tamam siç një Dem do të donte!
3. BINJAKET: Prada
Binjakët, si nga vetë emri i tyre, kanë 2 anë për të shpalosur: anën estetike, të dhënë pas bukurisë, por edhe anën eksentrike, që e karakterizon cdo Binjak. Bukuria është e domosdoshme për ta, por bukuria klasike nuk do t’u hynte kurrë në sy! Një Binjak nuk mjaftohet me pak, por duhet të ketë një element ekstra në cdo gjë që sheh dhe bën! Rutina do t’i mërziste për vdekje! Fatmirësisht, me markën Prada nuk rrezikon kurrë të ndodhë kjo gjë! Vetë shtëpia e modës njihet për krijime të bukura dhe “edgy”, por edhe një produkt klasik Prada ka karakterin e saj, që e dallon nga cdo produkt tjetër. Tamam si një Binjak ndër shumë njerëz të tjerë!
4. GAFORRJA: Ralph Lauren
Natyra emocionale dhe romantike e një Gaforreje është e adhurueshme. Gaforret nuk janë për një “show” plot fishekzjarre, sic mund të dojë Luani le të themi: pak, por bukur dhe saktë bën për ta. Linjat e pastra, me materiale cilësore është zgjidhja e duhur për Gaforret. Raph Lauren ofron pikërisht këtë: krijime me tepër klas, dhe bukuri në thjeshtësinë e tyre, gjë që mund të jetë tepër e vështirë të arrihet, por jo për Ralph Lauren!
5. LUANI: Versace
Kemi përmendur dy herë tashmë që Luani rron për pakëz shkëlqim në jetën e tij! Ndër të gjitha markat në qiellin e pafund të modës, Versace është ylli më i shndritshëm në atë qiell! I keni parë krijimet e Versace? Taka të larta, ngjyra të forta, sidomos e arta diellore, fuqi dhe seksualitet, për femra që nuk i druhen fuqisë që zotërojnë. Të luash sipas rregullave për Luanët dhe Versace është e paimagjinueshme!
6. VIRGJERESHA: Hermes
A e dije Virgjëreshë që shtëpia e modës Hermes është marka më e vjetër ende në operim në ditët e sotme? Një nam i pavdekshëm kërkon një punë të papërtuar, me perfeksion dhe klas në cdo gjë që krijon, sic një Virgjëreshë do të bënte! Vetëm imagjinojeni veten tuaj me një cantë Birkin, klasike dhe luksoze. E meritoni!
7. PESHORJA: Dolce & Gabbana
Si një shenjë me planet sundues Venusin, Peshorja domosdoshmërisht është e tërhequr ndaj bukurisë së jashtëzakonshme, plot harmoni në vetvete. Dolce & Gabbana është shtëpia juaj e modës, për arsye të dukshme: I keni parë krijimet e dyshes Domenico dhe Stefano, plot detaje Edeni dhe parajse, me lule Sicilie dhe shkëlqim xhevahiresh? Për më tepër, është e vështirë të kesh një harmoni kaq të mirë në 2 partnerë biznesi! Harmonia dhe paqja që sjell krijimin e veshjeve fantastike është pikërisht ajo cfarë një Peshore do të dëshironte!
8. AKREPI: Givenchy
Akrep, ti kërkon shumë punë, por ia vlen cdo mundim! Veshjet e tua duhet të jenë seksi dhe të pavdekshme, por jo haptazi! Duhet të surprizojnë me një element këtu-aty, që ngelet gjatë në mendjen e personave! E dije që Givenchy ka stiluar shumicën e veshjeve të veshura nga Audrey Hepburn? Ja një person ikonë që nuk do të harrohet kurrë, sic ju synoni për veten tuaj! Edhe për atë fustanin e famshëm të zi që keni parë në “Breakfast at Tiffany’s” është përgjegjëse po kjo shtëpi mode franceze. Ah, nëse nuk dini si shqiptohet emri i saj: Zhi-von-shi.
9. SHIGJETARI: Christian Dior
Nuk ka shenjë më largpamëse, mendjehapur dhe idealiste se Shigjetari! Shigjetar, ti e adhuron lirinë tënde, udhëtimet dhe cdo gjë që pasuron shpirtin tënd! Një Christian Dior i ri, që bëri revolucion në vitin 1947 me koleksionin e tij New Look na kujton idealet e tua. Femrat nisën të linin kokën mbas krijimeve të tij sharmante, me bel të ngushtë dhe theksin te hiret femërore. Shtëpia Dior synon idealet më të larta në veshjet e saj, ashtu sic një Shigjetar synon maksimumin në cdo gjë që jeta sjell për të!
10. BRICJAPI: Louis Vuitton
Ashtu sic një person Bricjap respektohet për punën e tij të palodhur dhe cilësinë e padiskutueshme të cdo gjëje që “ia sheh syri dhe ia bën dora”, ashtu edhe Louis Vuitton është një ndër shtëpitë më të vjetra të modës me nam të padiskutueshëm, që imponon respekt me imazhin e saj, ilustruar famshëm në logon “LV” që mbulon cdo krijim të markës.
11. UJORI: Gucci
Ujor, ti je origjinal dhe progresiv. I adhuron idetë e reja, jashtë të zakonshmes, dhe për këtë arsye shtëpia e modës Gucci është për ty. Gucci i shtyn gjithnjë limitet me cdo koleksion që shpalos, sic ti do të doje për të dalluar nga të tjerët, por në një mënyrë më të butë se Luani apo Akrepi. Gucci ka gjithnjë dizenjo klasike por edhe inovative, që në dukje është kombinimi i pamundur, por perfekt për një Ujor.
12. PESHQIT: Fendi
Një shpirt i vjetër, por një shpirt i lirë. Të gjithë Peshqit janë të tillë! Limitet nuk janë për ta, sepse a mund t’i vihet limit një peshku në oqean? Jepi një Peshku dicka argëtuese, dhe ai është mëse i lumtur! Klasike dhe argëtuese janë edhe krjimet e markës Fendi, ndaj një Peshk me veshje Fendi është një kombinim fantastik!
$ads={2}
Post a Comment