Horoskopi ditor e Shtune 28 janar 2023

 DASHI


Dite mjaft energjike ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Do e shihni botën ndryshe dhe do përjetoni më tepër emocione. Ju të dashuruarit do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe do mund të ndani me të çdo mendim apo ide. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do i harroni ato njëherë e mirë. Për ju beqarët do jetë një ditë e këndshme dhe shumë e bukur, e cila duhet shfrytëzuar sa më shumë. Në punë do jeni plot gjallëri dhe të gatshëm për çdo lloj sfide. Ju nuk do ndaleni vetëm tek detyrat që do iu jepen, por do guxoni edhe më shumë. Para se të bëni investime duhet patjetër të mendoheni më shumë. Borxhe mos kërkoni për asnjë arsye.

DEMI

Bëni atë që do ndieni gjatë kësaj dite dhe mos u sforconi për gjëra që e dini se nuk i arrini dot. Për ju të dashuruarit dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Në këtë mënyrë nuk do lindin as keqkuptime dhe as mosmarrëveshje. Ju beqarët nuk duhet të shpresoni ta gjeni princin tuaj të kaltër pasi yjet nuk do jenë aspak në tuaj. Për të mos e mbajtur mendjen atje më mirë të merreni me diçka tjetër. Sipas Horoskopit.vip,  në punë mundohuni të mos jeni shumë impulsivë sepse do bëni gabime të pafalshme e me pasoja për të ardhmen. Me financat do dini t'i bëni mirë llogaritë dhe nuk do keni aspak tronditje.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do zgjoheni me humor shumë të mirë dhe do bëni edhe gjëra shumë ndryshe nga më parë. Ju të dashuruarit do jeni më gatshëm se kurrë më parë për të bërë lëshime në jetën tuaj sentimentale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Në disa momente do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët as nuk do e mendoni ta ndryshoni jetën tuaj dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për të gjetur dashurinë. Në punë keni për të pasur fat me shumicë dhe do i realizoni të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Buxhetin mbajeni më tepër në vëmendje dhe keni për të pasur një gjendje të qëndrueshme.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do iu lindë dëshira për një udhëtim, por nuk do arrini dot ta realizoni atë. Ju të dashuruarit do keni një ditë shumë të zakonshme dhe pa ndonjë emocione mbresëlënës. Gjithsesi është më mirë t'i merrni gjërat si t'iu vijnë sesa të bëni sakrifica ekstreme dhe në një moment të lëndoheni. Ju beqarët do keni takime të jashtëzakonshme dhe me siguri do mund të filloni një lidhje fantastike. Në punë do jeni shumë të aftë për të hedhur hapa të mëdha. Do i arsyetoni me kujdes gjërat dhe nuk do iu besoni gjithë atyre që do iu hiqen si miq. Të vetëm do bëni më shumë përparim. Buxheti do mbetet ende i stabilizuar.

LUANI

Gjatë kësaj dite do jeni më të pavarur dhe do ndiheni më të aftë për të bërë gjëra të mëdha. Për ju të dashuruarit, edhe pse Venusi do ndikojë fort tek jeta sentimentale, sërish nuk do ndodhin gjëra të magjishme. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe, por mos kërkoni një jetë si në përralla. Ju beqarët do keni ndryshime drastike në jetën tuaj. Në punë do punoni shumë seriozisht dhe do i realizoni më së miri të gjitha detyrat që do iu jepen. Shefat nuk do kenë asnjë arsye që t’iu kritikojnë. Në planin financiar bëni kujdes me çdo lloj hapi nëse nuk doni që situata të marrë tatëpjetën. Duhet menduar pak më shumë edhe për të ardhmen.

VIRGJËRESHA

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni të shmangni përballjet e forta me të tjerët nëse nuk doni që t’iu prishet dita. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e favorshme. Do jeni shumë të logjikshëm dhe jo vetëm që do kërkoni falje, por do zgjidhni shpejt e shpejt çdo debat të vjetër. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe do iu ikin nga duart mundësi të shkëlqyera. Në punë do i shtoni edhe më tepër përpjekjet dhe do arrini atje ku keni dashur. Ja që me vullnet dhe përpjekje çdo gjë mund të arrihet. Sektori i financave do kërkojë më shumë përkujdes se kurdoherë tjetër. Po i latë gjërat pas dore mund të keni tronditje më të mëdha.

PESHORJA

Dita e sotme pritet të jetë shumë e bukur dhe emocionuese për të gjithë. Ju të dashuruarit do afroheni edhe më tepër më njëri-tjetrin dhe do keni një marrëdhënie akoma më të begatë se më parë. Nëse jeni beqarë më mirë t'i mbani këmbët në tokë sepse po ëndërruat shumë do zhgënjeheni e do lëndoheni. Sipas Horoskopit.vip, në punë keni për të marrë vendime goxha të rëndësishme që do iu bëjnë të fitoni pikë në sytë e shefave dhe do merrni më tepër fitime. Buxhetin do dini si ta organizoni më së miri dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi për shpenzimet që do ju duhet të kryeni.

AKREPI

Gjatë kësaj dite duhet të mësoni të kontrolloni emocionet tuaja dhe të mos nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft e bukur dhe plot shkëlqim. Do jeni më bashkëpunues dhe më tolerantë me njëri-tjetrin. Ju beqarët do dini si të joshni e si të josheni kështu që për ju është e sigurt që do ndodhin ndryshime. Në punë mos u tregoni aspak impulsivë dhe bëni pak durim para se të hidhni hapa. Në tërësi gjërat do iu ecin si duhet. Në planin financiar, falë mbështetjes së Saturnit do e rigjeni ekuilibrin dhe do ndiheni shumë më të qetë.

SHIGJETARI

Do jeni paksa nostalgjikë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do bini në melankoli. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift do favorizohet mjaft. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe me mirësi do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të vogla. Inate për të shkuarën nuk do mbajë asnjëri. Ju beqarët do jeni entuziastë dhe do ndiheni gati edhe për të filluar aventura kalimtare. Në punë nuk do lodheni aspak dhe do jeni të pandalshëm. Të gjithë do mahniten pas jush dhe do iu vlerësojnë si kurrë më parë. Në planin financiar do ju mbështesin fort disa familjarë dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

BRICJAPI

Nëse doni që gjërat t’iu ecin sa më mirë gjatë kësaj dite, duhet të tregoheni të arsyeshëm dhe të matur me gjithçka. Për ju të dashuruarit, Venusi do pozicionohet shumë mirë dhe do sjellë kënaqësi të paimagjinueshme. Nëse jeni të martuar, mund të planifikoni edhe një fëmijë. Ju beqarët do keni plot takime, por asnjëri prej tyre nuk do jetë aq mbresëlënës sa për të hedhur hapa më tej. Në punë do dilni më të fituar po u treguat më të organizuar. Ecni me plane dhe nuk do pendoheni asnjëherë. Të ardhurat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që shpenzoni me kursim.

UJORI

Në përgjithësi gjërat do iu ecin më së miri sot  dhe do ndiheni më të buzëqeshur. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie më të ngrohtë me partnerin tuaj dhe buzëqeshja do ju rikthehet si më parë. Mbrëmja mund të jetë edhe më e ngrohtë. Ju beqarët do bëni propozime dhe me shumë gjasë do merrni përgjigje pozitive. Në punë do filloni një projekt shumë të rëndësishëm. Përkushtojuni sa duhet dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Financat në tërësi do jenë të mira sepse do dini t'i menaxhoni me maturi e përpikmëri. Për asnjë moment nuk do ju dalin të papritura të pakëndshme.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do dini të silleni në çdo moment dhe do i kaloni pa problem edhe disa situata të vështira. Nëse keni një lidhje dhe i shtoni dozat e fantazisë, gjërat do ju ecin për mrekulli. Nëse lejoni që rutina të bëhet pjesë e juaja, keni për të pasur probleme shumë shpejt. Ju beqarët duhet të jeni më të rezervuar dhe nuk duhet të dilni me çdo person që do iu bëjë ftesa. Në punë deri në mesditë situata do jetë paksa e tensionuar sa t’i vini gjërat në vijë. Më pas gjithçka do jetë më e lehtë dhe do punoni me më shumë dëshirë. Buxhetin do e riorganizoni dhe do vendosni më shumë rregull se më parë. Kjo do ua lehtësojë gjërat goxha.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post