Horoskopi ditor e Premte 27 janar 2023

 DASHI

Ka mundësi që sot të izoloheni sepse do keni nevojë për mbështetje të pakushtëzuar. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të shpreheni lirshëm dhe ndonjëherë do mendoni se nuk do jeni të denjë për partnerin. Në fakt ai ju dashuron vërtet dhe keni për ta parë sesi do ua shprehë ndjenjat në mbrëmje. Ju beqarët do pëlqeni shumë dikë, por do luftoni me veten për të mos e pranuar. Vetëm sa do i bëni dëm vetes sepse nuk do ja dilni dot ta hiqni nga mendja. Në punë do e keni të vështirë të përqendroheni dhe nuk do arrini dot rezultatet më të mira. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm dhe do shpenzoni me plane.

DEMI

Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni me çdo kush të arrini atë që do mendoni. Nëse keni një lidhje bëni kujdes mos lëndoni partnerin duke menduar vetëm për veten. Reflektoni sa më shumë dhe mendoni atë që është më ë mira për të dyja palët nëse nuk doni probleme as më vonë. Ju beqarët do acarohen shumë sepse dikush do ua rrëmbejë nga duart personin që kishit kohë që po e studionit. Sipas Horoskopit.vip, në punë vërtet mund të nxitoheni dhe t’i bëni gjërat me inat, por ama keni për të arritur rezultate shumë më të larta nga sa keni menduar. Financat do jene ende delikate.

BINJAKËT

Sot  do e keni paksa të vështirë të bëni zgjedhje sepse do ju vijnë në mendje shumë mendime njëherësh. Ju të dashuruarit nuk do arrini dit t’i shmangni konfliktet. Disa të ashtuquajtur miq, në vend që t’iu ndihmojnë, do ju futin në telashe akoma më të mëdha kështu që duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do keni shumë dëshirë të joshni e të guxoni, por do keni frikë dhe ankth për vijimësinë. Kjo gjë do ju pengojë të veproni. Në punë, edhe pse kohët e fundit nuk keni pasur shumë arritje, eprorët do ju besojnë disa çështje të rëndësishme. Mos u frikësoni, por mblidhni fuqitë dhe keni për t’ia dalë. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.

GAFORRJA

Do argëtoheni pafundësisht gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë do ngatërroni ëndrrën me realitetin. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të hapur për eksperienca të reja mjafton që të përjetoni eufori. Partneri do ju bëjë propozime interesante dhe mund t’iu çojë në një botë tërësisht ndryshe, por plot ngjyra. Ju beqarët duhet të ecni sipas ndjenjave dhe nuk duhet të pranoni të dilni me zor me dikë. Në punë do ju duhet herë pas here të improvizoni për të dalë nga vështirësitë që do ju dalin. Në planin financiar priten disa ndryshime të vogla pozitive.

LUANI

Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe të brishtë prandaj nuk do arrini të thoni përherë jo. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të keqe, megjithatë do jeni shumë zemërmirë dhe do e lejoni partnerin të bëjë edhe disa gjëra të tepruara. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu një ditë ai do ju marrë nëpër këmbë. Ju beqarët më mirë mos mendoni të hidhni hapa sot sado mundësi të mira t’iu shfaqen. Yjet nuk e rekomandojnë këtë gjë. Në punë vërtet mund të vonoheni pak për të përmbyllur disa detyra, por askush nuk do ketë ankesa për cilësinë. Paratë do jenë të mjaftueshme për gjërat më të nevojshme.

VIRGJËRESHA

Hëna, Neptuni dhe Dielli do sulmojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të humbni arsyen. Ju të dashuruarit do tregoheni dominues dhe shumë striktë me atë që keni në krah dhe kjo gjë ka për të sjelle debate dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Urdhra mos jepni sepse askush nuk do ju durojë dot. Ju beqarët do keni një ditë kaotike dhe pa asnjë mundësi të mirë. Në punë, nëse do ju duhet të shkoni në mbledhje, mundohuni të merrni fjalët, por paraprakisht përgatituni çfarë do thoni. Gjeni mënyrën edhe për t’u shfajësuar për gabimet. Financat nuk do kenë aq te mira sa për të bërë investime.

PESHORJA

Sot çdo gjë do ju duket e mundur falë ndikimit të Hënës. Përgjithësisht do jeni me humor të mirë dhe goxha liberalë. Nëse jeni në një lidhje nuk do i dramatizoni gjërat edhe sikur mes jush dhe partnerit të linde ndonjë konflikt i vogël. Në mbrëmje do kaloni momente edhe më të ngrohta. Ju beqarët ka rrezik të merrni edhe refuzime, por kjo nuk duhet t’iu demoralizojë dhe t’iu pengojë për të ecur më tej. Sipas Horoskopit.vip, në punë nuk do keni as kohë të mërziteni. Ambicia do ju bëjë që të mos ndaleni asnjë moment dhe të mos e frenoni veten as para sfidave të vështira. Paratë do dini si t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do jete goxha e mirë.

AKREPI

Sot do jeni me humor shumë të mirë dhe do e merrni jetën pozitivisht. Nëse keni një lidhje, pavarësisht disa keqkuptimeve të vogla që mund t’iu ndodhin gjatë mesditës, mbrëmja ka për të qene e bukur dhe e mbushur me emocion. Aq sa do jepni edhe do merrni. Ju beqarët mos e lëshoni veten menjëherë edhe sikur dikush t’iu pëlqejë shumë sepse të tjerët mund të talleni më ju. Në punë do jeni fantastikë dhe mjaft produktivë. Çdo sfidë që do ndërmerrni do e përfundoni me sukses. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por ju do dini çfarë masash të merrni për t’i përmirësuar.

SHIGJETARI

Sot shumë gjëra do ndryshojnë për ju dhe do modifikoni edhe prioritetet. Ka mundësi që të fillojë një tjetër ritëm për jetën tuaj. Nëse keni një lidhje partneri do jetë shumë orator dhe me pak veprues. Është tipi i tij, mos mendoni se ai në të vërtetë nuk ju do. Ju beqarët do keni të tjera pikësynime dhe nuk do ndiheni ende në momentin e duhur për të joshur dikë. Në punë do keni probleme me autoritetin e të tjerëve. Nuk do duroni dot që dikush t’iu japë urdhra dhe jo gjë mund të krijoje herë pas here debate. Financat do dobësohen paksa, por kjo gjë nuk duhet t’iu alarmojë.

BRICJAPI

Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe do dëshironi e do refuzoni të jetoni në një ambient të mbushur me debate e probleme. Ju të dashuruarit do jeni shumë të logjikshëm dhe do arrini të mbani një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin. Në fakt edhe ai do tolerojë dhe do mundohet t’iu shprehë ndjenjat sa më shumë. Nëse jeni beqarë nuk do keni flirte dhe aventura kalimtare, por do afrohen me shume me një person që ka kohë që ju studion dhe kërkon lidhje serioze me ju. Në punë ka rrezik të ndiheni nën trysni për shkak të rivalitetit dhe arritjeve të mëdha të kolegëve. Financat do përmirësohen nga fitimi i një lotarie.

UJORI

Në përgjithësi dita e sotme ka për të qenë pozitive dhe pa probleme serioze. Merrini gjërat shtruar dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme. Nëse keni një lidhje, për asnjë arsye, mos merrni vendime pa u këshilluar me partnerin. Ai nuk ju ndalon asgjë, por nuk i pëlqen as që ju të bëni sipas kokës tuaj. Ju beqarët do keni mundësi për takime, por nuk do preferoni të nxitoheni. Në unë shefat do ju kërkojnë të jepni më shumë sepse i njohin kapacitetet tuaja. Vërtet mund të sforcoheni pak në fillim, por do mahniteni edhe vetë me ato që do arrini. Paratë do jenë të kënaqshme kështu që nuk do jetë nevoja të bëni shumë kufizime me shpenzimet.

PESHQIT

Sot nuk do humbisni asnjë minutë kohë për të vënë në zbatim projektet e menduara prej kohësh. Në disa momente padurimi do ju prishë punë. Nëse jeni në një lidhje partneri mund të mërzitet me ju sepse do ju shohë shumë pak për shkak të angazhimeve që keni. E mira do jetë të ruani sa më shumë kontaktin me të dhe mbrëmjen t’ia kushtoni të gjithën atij. Ju beqarët nuk do i refuzoni ftesat që do ju bëhen dhe me shume gjasë do fillojnë ta shohin me një sy tjetër dikë. Në punë, një aktivitet i ri do ju kërkojë të reagoni shpejt. Arritjet që do keni do bëjnë që shefat t’iu japin më tepër besim. Financat mundohuni t’i menaxhoni me shumë kujdes edhe pse ato mund të jenë të mira.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post