Horoskopi ditor e Merkure 1 Shkurt 2023

 DASHI


Dita e sotme do jetë shumë dinamike. Do ndërmerrni iniciativa të reja dhe gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Falë ndikimit pozitiv të Uranit, jeta sentimentale për ju të dashuruarit, do jetë shumë e këndshme dhe nuk do ketë aspak debate. Mes jush dhe atij që keni në krah do mbizotërojë harmonia. Ju beqarët do ndiheni shumë të kënaqur edhe ashtu si jeni prandaj nuk do keni asnjë dëshirë për të bërë ndryshime. Në punë do keni energji të jashtëzakonshme. Jo vetëm që do i arrini objektivat tuaja, por do ndihmoni edhe kolegët. Financat do jenë të mira, por nëse bëni edhe pak përpjekje në punë ato do përmirësohen më tepër.

DEMI

Gjatë kësaj dite duhet të provoni gjëra të reja dhe të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje, mos lejoni për asnjë arsye rutinën t'iu pushtojë sepse ajo do ua bëjë ditën më të vështirë e më të mërzitshme. Mundohuni të jeni sa më të hapur me partnerin dhe të provoni gjëra të reja. Ju beqarët do e keni të vështirë ta tërhiqni pas vetes atë që do pëlqeni, por kjo nuk duhet t'iu mërzitë aspak. Sipas Horoskopit.vip,  në punë duhet t’iu thoni po propozimeve që do iu bëhen, por nuk duhet kurrsesi të nxitoni. Po bëtë gabime do pendoheni për gjithë jetën. Perspektivat në planin financiar janë goxha të mira, madje do mund të jepni edhe para hua.

BINJAKËT

Do kërkoni shumë pavarësi gjatë kësaj dite dhe kjo mund t’iu futë në disa telashe. Sot ne vend qe t'i afroheni do i largoheni partnerit tuaj dhe marrëdhënia me te do lere për te dëshiruar. Po u thellua edhe me shume hendeku dijeni se keni për te arritur ne ndarje. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Për punën do jetë një ditë e ndërlikuar. Do keni divergjenca opinionesh me kolegët dhe shefat dhe nuk do ndiheni të qetë për të ecur përpara. Financat do dini si t'i organizoni më së miri dhe situata do jetë goxha e qëndrueshme dhe e mirë.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do ndërmerrni aventura të reja dhe do keni energji të pashtershme. Ju të dashuruarit do kuptoheni më së miri me partnerin tuaj dhe do ndiheni më të qetë e më të lumtur se më parë. Ju beqarët do keni një ditë vërtet të veçantë. Më në fund do merrni disa propozime publike që do i bëjnë të gjithë t'iu kenë zili. Edhe sikur të doni do e keni të pamundur të mos i pranoni propozimet. Në punë do keni shumë vullnet dhe do arrini t’i përmbushni objektivat që i kishit vënë vetes. Nuk do keni më dyshime për hapat që duhet të hidhni. Sektori i financave do jetë disi i ndërlikuar kështu që bëni sa më shumë kujdes.

LUANI

Në përgjithësi sot do mund ta rrini lehtësisht synimet që i keni vënë vetes dhe kjo do iu kënaqë. Për ju të dashuruarit kjo do jetë një ditë shumë e mirë. Dialogu do mbizotërojë gjithë kohës dhe nuk do keni as debatin më të vogël me partnerin. Ju beqarët do keni një ditë të veçantë, por pa ndonjë takim mbresëlënës. Do iu duhet të prisni edhe pak për lidhje serioze. Në punë do ndërmerrni iniciativa të reja shumë interesante. Mund të bashkëpunoni edhe me kolegët që iu besoni më së shumti. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm, megjithatë më e mira do jetë të mos bëni as investime të mëdha dhe as të jepni hua.

VIRGJËRESHA

Dite tejet dinamike do jetë kjo për ju. Mundet të merrni edhe disa vendime të rëndësishme që do i habitin që të gjithë. Ju të dashuruarit do keni mundësi të jetoni në një ambient të qetë dhe të lumtur së bashku me partnerin. Ndjenjat do i shprehni edhe më tepër kështu që do afroheni akoma më pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët nuk do ndiheni gati për të joshur dhe do preferoni t'ia lini çdo gjë kohës. Në punë do jeni me humor të shkëlqyer e të gatshëm për të pranuar çdo lloj propozimi që do iu bëjnë shefat. Nuk do pendoheni për zgjedhjet që do bëni sot. Për financat do jetë ditë goxha e vështirë. Po nuk bëtë kursime do keni probleme të vazhdueshme.



PESHORJA

Mirë do jetë t’i merrni gjërat me qetësi gjatë kësaj dite dhe të mos nxitoheni për asgjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e zakonshme dhe pa asnjë ngjarje me rëndësi. As ju që keni pasur konflikte nuk do ndiheni keq si dje. Nëse jeni beqarë, mos filloni kurrsesi të mendoni për një koleg sepse jo vetëm që nuk do ju ecin gjërat mirë, por edhe mund të lëndoheni. Në punë nuk do i arrini dot lehtë objektivat që i keni vënë vetes dhe do mërziteni pak. Gjithsesi mos u ndalni sepse gjithmonë ka ulje e ngritje në çdo fushë. Sipas Horoskopit.vip, në planin financiar ka ardhur koha të merrni masa drakonike në mënyrë që gjendja të normalizohet.

AKREPI

Gjatë kësaj dite gjërat nuk do iu ecin keq megjithatë tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente pasionante. Do ndiheni aq mirë saqë nuk do e besoni që jeni ne realitet. Xhelozia nuk do jetë asnjë moment pjesë e juaja. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni naivë sepse disa persona mund të përfitojnë nga rasti. Në punë mos e ekzagjeroni me kohën e kaluar në zyrë sepse do keni probleme shëndetësore. Po u treguat vigjilente gjithçka do iu ecë sipas planeve të bëra. Në planin financiar fati do jetë me ju. Situata do normalizohet dhe do ndiheni më të lirshëm për të bërë ndonjë investim.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite gjërat do iu ecin më së miri dhe dinamizmi nuk do i mungojë aspak. Ju të dashuruarve, jeta sentimentale do iu ecë në rrugën e duhur kështu që do përjetoni vetëm momente pozitive. Gjithçka do ecë sipas planeve dhe do e shihni njëri-tjetrin me dashuri. Ju beqarët mirë është të mos nxitoheni për të hedhur hapa sepse mund të zhgënjeheni përgjithmonë. Në punë do iu duhet vetëm pak më shumë përqendrim për të arritur atje ku keni dashur. Sigurisht që jo çdo gjë do jetë e lehtë, por as ndonjë gjë kushedi se çfarë. Për financat do jetë ditë e kënaqshme edhe pse jo aq perfekte sa ju do dëshironit.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite mos tregoni gjithmonë hapur se çfarë dëshironi sepse duke insistuar shumë mund të mos arrini atë që doni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorizuar. Edhe nëse keni pasur zënka dhe grindje do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do joshni gjithë kohës dhe në fund të ditës do arrini të tërhiqni pas vetes disa persona. Në punë, detyra e re do kërkojë të jeni më vigjilentë se më parë. Shihni çdo gjë me kujdes para se të hidhni hapat e fundit. Buxhetin vazhdoni ta menaxhoni me maturi dhe përkujdes si kohët e fundit dhe shumë shpejt do merrni përfitimet nga kjo sjellje e mirë.

UJORI

Do intrigoheni nga gjërat e reja gjatë kësaj dite dhe do jeni të gatshëm të provoni diçka ndryshe nga zakonisht. Pasion, dashuri, por edhe zënka e debate të forta për ju që keni një lidhje. E sotmja do jetë e ndarë në mes kështu që edhe emocionet do jenë të ndryshme. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse mundësitë që do ju paraqiten do jenë akoma më të mira. Në punë do iu bëhen propozime interesante. Do ndiheni me fat nga kjo gjë dhe do bëni të pamundurën për të arritur sa më lart. Ju do dëshironi t’i bëni shefat të ndihen krenarë për mundësinë e dhënë. Gjendja e financave do përmirësohet goxha fale disa parave qe do merrni nga pune te ndryshme.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite mirë është të kontrolloni gjithçka para se të veproni në mënyrë që të mos keni surpriza. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mrekullueshme kështu që duhet thjesht ta shfrytëzoni çdo moment deri në maksimum. Problemet dhe debatet do mungojnë tërësisht. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër pasi atëherë kur nuk do e prisni do ju kalojnë prapë persona magjepsës. Në punë duhet të bëni pak më shumë durim. Gjërat më të mira realizohen avash avash. Shpenzimet kryejini me plan ne mënyrë qe mos ju dale asnjë e papritur e pakëndshme.
 
$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post