DASHI
Saturni do ju nxitë të rrezikoni sot për të provuar aftësitë që keni. Ju të dashuruarit nuk do ndaleni asnjë moment së provuari gjëra të rreja. Partneri do ju bëjë disa propozime të çmendura dhe ju do i pranoni pa u menduar dy herë. Paditja do jetë flakëruese. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do bëni gjithçka që të ndryshoni statusin. Edhe mund t’ia dilni, por duke nëpërkëmbur disa parime bazë. Në punë mund të bëheni edhe me nerva në rastet kur gjërat nuk do ju ecin si duhet. Kujdes mos veproni me inat sepse do gaboni rëndë. Financat do dobësohen sepse do jeni të fiksuar pas shpenzimeve edhe për gjëra pa lidhje.
DEMI
Sot do keni aftësinë të rrëzoni çdo pengesë që do ju dalë dhe do arrini atje ku dëshironi. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do arrijë ta prishë harmoninë tuaj, përkundrazi në mbrëmje do ndiheni vërtet si nëpër ëndrra. Partneri do ndihet më i sigurt se më parë dhe do ju bëjë një surprizë që do ju lërë me gojë hapur. Ju beqarët do keni disa njohje, por ka mundësi te vendosni të prisni edhe pak kohë për të filluar një histori. Sipas Horoskopit.vip, në punë do keni disa takime me shefat dhe do merrni vesh disa të reja interesante. Paratë nuk do jenë ende të shumta, por përmirësimi sapo ka filluar.
BINJAKËT
Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj gjëje që gjithçka te ece sa me mire. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona që më pare nuk i keni pëlqyer aspak. Nëse jeni në çift dhe keni një lidhje të fortë, do të dyfishohet pasioni ndërmjet jush dhe partnerit. Nëse lidhja juaj ka probleme atëherë duhet të luftoni shumë që t’i bëni ballë tradhtive. Klima për ju beqaret do jetë e ngrohtë. Përfitoni sa më tepër për të realizuar njohje të reja. Në punë do ju bëhet një propozim interesant nga i cili duhet të përfitoni sa më shumë. Urani do iu bëjë të tregoheni të matur me financat dhe do iu ndihmojë të filloni një projekt të ri në jetën profesionale.
GAFORRJA
Sot do keni imagjinatë shumë të zhvilluar dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk ua ka marrë mendja. Në fakt kjo sjellje nuk do ju çojë në rrugën e duhur. Nëse jeni në një lidhje mbajeni më pranë partnerin dhe mos e lini pas dore. Nëse ai fillon t’iu shmanget dhe të mënjanohet dijeni se po i dilni nga qejfi fale sjelljes së kohëve të fundit. Nëse ende jeni beqarë mos u tregoni impulsive sepse do pendoheni për gjithë jetën. Në punë nuk do ndiqni ritmin e duhur dhe nuk do i organizoni si duhet gjërat. Asgjë e mirë nuk pritet për ju. As financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë.
LUANI
Herë do jeni me humor të mirë e herë me humor të keq sot kështu që priten edhe mosmarrëveshje. Miqve do iu jepni rëndësinë më të madhe. Ju të dashuruarit mendojini mirë gjërat para se të veproni sepse mund të lindin probleme të jashtëzakonshme dhe situata mund të ndërlikohet. Ju beqarët do keni një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Prisni edhe disa kohë dhe keni për ta parë që çdo gjë do ndryshoje në mënyrë të befasishme. Në punë duhet të tregoheni shumë të duruar që të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mos u dorëzoni që me sfidën e parë që do ju dalë. Në planin financiar do i keni të gjitha kushtet për ta përmirësuar situatën, por duhet të tregoni vendosmëri dhe durim.
VIRGJËRESHA
Hëna do ketë ndikim shumë të madh tek jeta juaj sot dhe së bashku me Marsin do ju stimulojnë për të ecur para në karrierë e për të mbajtur financat nën kontroll. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme, por as ndonjë emocion të jashtëzakonshëm. Merrini gjërat me qetësi dhe mos kërkoni më shumë nga sa jepni. Ju beqarët do keni gjëra shume më të rëndësishme për t’u marrë sot dhe do e lini pas dore kërkimin e dashurisë. Mos prisni të reja sepse nuk do ketë. Në punë do keni ide të shkëlqyera dhe do jeni tejet kreativë. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur sot. Edhe financat do jenë më të mira.
PESHORJA
Do jenë disa planetë bashkë që do ndikojnë në jetën tuaj sot dhe do iu japin më shumë energji. Ju që keni një lidhje do besoni tej mase tek partneri juaj dhe në një moment mundet edhe të mërziteni kur ai të mos ju kushtojë vëmendjen e duhur. Dijeni që ai ju do seriozisht, por edhe puna e tij ka rëndësi të madhe. Ju beqarët nuk do i kontrolloni dot ndjenjat dhe pa u menduar gjatë do ua shprehni ndjenjat dikujt. Fatmirësisht do mësoni se gjithçka është reciproke. Sipas Horoskopit.vip, në punë nuk do i bëni gjërat përgjysmë, por do ju shkoni deri ne fund projekteve të nisura. Frenat e shpenzimeve do i merrni në dorë dhe do i shtrëngoni fort.
AKREPI
Besimi në vetvete do ju shoqërojë në çdo moment të ditës sot. Do ndiheni të pamposhtur dhe do arrini gjithçka. Shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Nëse jeni në një lidhje sjellja juaj nuk do i pëlqejë shumë partnerit, por ju do gjeni mënyrën për t’i treguar atij se gabohet. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë edhe më të ngrohta. Ju beqarët do jeni paksa të stresuar, por do guxoni dhe do i shprehni ndjenjat dikujt. Përgatituni për përgjigje që do ju habisin. Në punë sjellja juaj dhe këmbëngulja do bëjë që të arrini lart e më lart. Financat nuk do jenë të këqija, por as të shkëlqyera.
SHIGJETARI
Në shumë momente nuk do reflektoni mirë sot dhe nuk do dini as si të veproni. Nëse keni një lidhje mbajeni sa më afër atë që dashuroni, shprehjani ndjenjat dhe mbusheni me ledhatime. Duke ndier entuziazëm dhe hare ai as nuk do shohë dikë tjetër. Ju beqarët nuk duhet të reagoni menjëherë ndaj flirtimeve, por duhet të luani pak lojën. Në këtë mënyrë personat do bëjnë edhe më shumë përpjekje për t’iu pasur pranë. Në punë do jeni paska të shpërqendruar dhe rrëmujë në mëngjes, por gjithçka do ndryshojë pas disa kritikave të miqve. Në planin financiar do keni shumë fat.
BRICJAPI
Sot do jeni në humor shumë të mirë, do mundoheni t’i bëni më të lehta situatat e ndërlikuara dhe do i mbani pranë ata që doni me të vërtetë. Nëse keni një lidhje nuk do ju shkojë aspak nëpër mend tradhtia dhe as nuk do tundoheni nga disa persona. Për ju është themelore forcimi i marrëdhënies dhe zgjidhje e problemeve të vogla. Nëse jeni ende beqarë më mirë shmangni krijimin e lidhjes sepse personat që do njihni sot mund t’iu lëndojnë. Në punë askush nuk do ua ndalë vrullin për të ecur përpara. Sot mund të merrni edhe disa vendime. Në planin financiar mos prisni t’iu bien para nga qielli, por menaxhoni si duhet ato që keni.
UJORI
Sot do jeni shumë optimistë dhe do mendoni përherë se çdo problem e ka një zgjidhje. Nëse keni një lidhje, në orët e para të mëngjesit mund të jeni paksa konfuzë, por duke folur me partnerin, duke shprehur mendimet, ndjenjat dhe brengat do arrini të gjeni një zgjidhje. Sipas Horoskopit.vip, ju beqarët do merrni disa shkëndija se edhe ai që pëlqeni ka filluar të ndiejë për ju dhe kjo do ju gëzojë pamasë. Në punë do keni disa divergjenca mendimesh me kolegët, por deri në fund të ditës do arrini ta përfundoni edhe vetë atë që keni nisur. Sido që të jetë mirë është të mos mani mëri. Me shpenzimet do e lëshoni dorën pak më shumë sesa duhet.
PESHQIT
Javë plot ngjyra do jetë kjo për të gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungoje as grija dhe e zeza. Ju që jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shume këtë situate saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në pune do jeni ambicioze në maksimum dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Keni për t’ia dalë mbanë edhe pse do lodheni pak. Tregohuni më strikte me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.
Post a Comment