DASHI
Me Jupiterin në shenjën tuaj. Puna juaj do të lëvizë përpara me një ritëm më të shpejtë tani dhe ju do të duhet të riorganizoheni për të përballuar kërkesat e reja. Mendja juaj mund të prodhojë ide se si të rrisni biznesin ose mundësitë tuaja për karrierë. Megjithatë, për të patur sukses, nuk duhet të fokusoheni kaq shumë, në mënyrë të menjëhershme. Ndajini qëllimet tuaja në hapa të vegjël të arritshëm dhe merrni leksione (me ose papagesë) sesi të menaxhoni kohën. Shëndeti, mirëqenia dhe imazhi janë shumë të rëndësishme tani, sëbashku me rëndësinë e madhe që do të marrë kurimi i pamjes juaj të jashtme. Ki mendjen o Botë – dikush i/ e rëndësishëm po vjen!
DEMI
Ju do të keni mundësi të merrni në dorë kontrollin e jetës tuaj gjatë këtij viti dhe lëvizja e Jupiterit ju inkurajon që të merrni rrugën e duhur drejt realizimit të dëshirave që keni për veten tuaj. Kjo është një kohë kreative, ku ju mund t’ i prekni ëndrrat tuaja më shumë se asnjëherë më parë. Për shumë kohë keni qënë të fokusuar në familjen tuaj, por tani është momenti që të riorganizoni energjinë tuaj dhe të bëni atë që është e drejtë për ju. Disa prej jush mund të fillojnë të krijojnë familjen e tyre ose ta zgjerojnë atë. Këtë mund ta bëjnë në kuptimin e vërtetë të fjalës, ose do të angazhohen në një formë të re bashkëpunimi me mjedisin që i rrethon. Tani ka ardhur momenti që të lini pas krahëve betejat e të kaluarës dhe t'i gëzoheni jetës dhe të gjitha të mirave që ajo ka për t’ju ofruar.
BINJAKET
Shtëpia dhe familja janë në listën e prioriteteve tuaja, sëbashku me njerëzit që ju i ndjeni si të shtëpisë. Tashmë ju mund të përqëndroheni më shumë në jetën tuaj personale, që do të thotë se ju do të ngadalësoni ritmin për t'i dhënë vetes më shumë kohë të lirë, sesa të qëndroni të zënë me punë. Energjia e Jupiterit, mund të vë në lëvizje një ndryshim të rëndësishem në shtëpi. Blerja e pasurive të patundshme është gjithashtu e mundur të ndodhë këtë periudhë dhe efekti i vibrimeve të Dashit do t’ju ndihmojë të mbani një llogjikë të ftohtë , jo emocionale. Ky është një vit që do t’ ju vlejë për të fituar sigurinë e jashtme dhe besimin e brendshëm.
GAFORRJA
Jupiteri në shtëpinë tuaj diellore të tretë, ju inkurajon që të merreni me studime dhe të avanconi njohuritë tuaja në fushat që ju interesojnë ose që ju sjellin përfitime në karrierën tuaj. Ndikimi i Dashit do t’ ju ndihmojë ta mbani mendjen e mprehtë dhe të qëndroni të fokusuar. Ju do të keni më shumë mundësi për të udhëtuar dhe si pasojë të njiheni dhe të ndërveproni me njerëz të rinj dhe interesantë. Ndërkohë që mundësitë rriten, Jupiteri zgjeron më tej këndvështrimet tuaja dhe Dashi ju sfidon që ti bëni ato realitet. Gjithashtu, rrethi i ngushtë familjar do bëhet pjesë më intensive e jetës suaj.
LUANI
Fitimi i pasurisë është shumë e rëndësishëm për Luanët dhe Jupiteri në shtëpinë tuaj të dytë, është i mirë pozicionuar për realizimin e këtij kërkimi. Megjithatë, ka disa gjëra që duhet t’i merrni në konsideratë; me këtë vendosje të Jupiterit, do të vijë edhe ndjenja e dyshimit,përvec shqetësimit që do të sjellë Dashi. 2023 është një vit për të rishikuar materiale dhe atë personale. Ju duhet të vlerësoni çfarë është më e rëndësishme, të vendosni dhe të shqyrtoni qëllimet tuaja dhe pastaj të masni sa i denjë ndiheni për t’ i fortë dhe duke qenë më shumë të ndjeshëm, sesa tolerantë në lidhje me vendimet tuaja monetare, ju mund t’ i keni të gjitha ato që aspironi. Horoskopi.vip
VIRGJERESHA
Me Jupiterin në Dash, rriten shumë ndjeshëm mundësitë tuaja për të patur fat! Ka shumë mundësi që të udhëtoni dhe të përpiqeni për të bërë biznes jashtë shtetit ose të përziheni me kultura të ndryshme. Është e këshillueshme qe të shkoni per të plotësuar nevojën tuaj e ti keni gjërat në rregull – diçka kjo e lehtë për tu thënë sesa për tu bërë. Por në qoftëse ju do ta ndërmerrni këtë nismë, ju do t’i jepni vetes mundësi të mahnitshme dhe aventura që mund t’ ju ndryshojnë tërësisht jetën, ju do të merrni vesh se kush jeni, do njihni kufijtë tuaj, botën tuaj shpirtërore dhe thellësinë e qenies suaj, por edhe sa i aftë jeni. Ky është një vit i dobishëm qe do të sjellë shumë sukses për ju.
PESHORJA
Këtë vit, ju do të arrini në përfundime konkrete për disa situata në jetën tuaj dhe në mënyrë më specifike, për cështje të caktuara në lidhje me veten tuaj. Jupiteri ju jep aftësinë për të gërmuar thellë në qënien tuaj shpirtërore dhe Dashi ju ndihmon të kuptoni shumë mistere të jetës, të cilat ju kanë shpëtuar më parë. Siç thuhet në këto raste – kur nxënësi është gati, mjeshtri del në skenë- kështu që njerëzit që do të bëhen pjesë e rrugëtimit tuaj gjatë këtij viti 2023, do t’ ju ndihmojnë për të thelluar më tej njohuritë tuaja rreth metafizikës, spiritualitetit dhe intuitës. Kjo do të jetë koha ideale për t’ u vetë zhvilluar.
AKREPI
Bëhuni gati për t’ u socializuar dhe bashkëpunuar me njerëzit që ju rrethojnë. Ky nuk është momenti që të rrini vetëm; energjia pozitive do të formohet ndërsa bashkëpunoni me njerëzit e tjerë për një qëllim të përbashkët. Njerëzit që do të takoni gjatë periudhës së ardhshme një vjeçare, mund të jenë të dobishëm në shumë nivele dhe mbështetës në mënyra që ju nuk i kishit menduar ndonjëherë. Jupiteri mund t’ju vë në vendin e duhur, në kohën e duhur për t’u takuar me njerëz, dhe energjia e Dashit do të sigurohet që të lidheni me njerëz të duhur, të cilët janë besnik dhe të ndershëm. Kjo do të jetë gjithashtu një periudhë e mirë, per t’ i dhënë energjinë tuaj komunitetit dhe cështjeve të bamirësisë.
SHIGJETARI
Karriera juaj do të njohë rritje të shpejtë, si një raketë drejt yjeve, duke krijuar mundësinë që gjithçka doni ta bëni realitet. Jupiteri, duke qenë planeti që udhëheq shenjën tuaj, ju bën me me shumë fat se shenjat e tjera dhe jeta do të pësojë një kthese të papritur për mirë, pikërisht kur të keni nevojë për të. Vendosja e Jupiterit në shenjën e Dashit, do të bëjë që energjia e tyre e përbashkët, do t’ju ndihmojë të zhvilloni më tej aktivitetet tuaja dhe të merreni me ato që duhet, për të përmbushur qëllimet tuaja. Ju mund të njiheni në publik gjatë këtij viti dhe të rriteni profesionalisht më shumë sesa e kishit menduar ndonjëherë.
BRICJAPI
Për ju njerëzit e shenjës së Bricjapit, planeti i Jupiterit do të vendoset në shtëpinë tuaj diellore të nëntë, kështu që energjia është e jashtëzakonshme në këtë sektor. Interesi juaj në çështjet filozofike, fetare dhe shpirtërore do të rritet ndjeshëm. Ju gjithashtu mund të prisni që të udhëtoni apo të përziheni me kultura të ndryshme apo punë të jashtme. Ndikimi i Jupiterit, gjithashtu do të zgjerojë këndvështrimin tuaj. Ndikimi i dashit ju ndihmon ta mbani këtë pikëpamje të vërtetë, ndërsa jeni duke mbledhur njohuri dhe informacion, në një nivel shumë të thellë, ju keni për të fituar një ekuilibër midis njohjes, besimit dhe arritjeve personale.
UJORI
Lëvizja e Jupiterit te shenja e Dashit do t’ju krijojë mundësinë që të kontaktoni me njerëz që kanë ekspertizë në cështjet e biznesit dhe ato monetare, të cilit mund tju ndihmojnë që të ndërtoni sigurinë tuaj në situatë financiare. Padyshim që partneritetet e biznesit janë të favorizuar këtë periudhë. Kjo vendosje e këtij planeti bujar në kartelën tuaj, gjithashtu mund të tregojnë se një trashëgimi apo fat i papritur do të vijë në jetën tuaj. Por mbi të gjitha, kjo nënkupton mbështetjen apo përfitimin e të mirave nga njerëzit e tjerë. Jeta juaj mund të bëhet më e pasur, jo vetëm në kuptimin material, por edhe në atë shpirtëror. Gjatë kesaj periudhe 12 mujore, marrëdhëniet do të kenë një baze të fortë alkimie dhe tërheqje fizike.
PESHQIT
Jupiteri në shtëpinë tuaj të shtatë do të fokusojë vëmendjen tuaj tek marrëdhëniet. Partneritetet e të gjitha llojeve janë të favorizuar këtë periudhë; nga ato të biznesit deri tek martesoret. Dashuria është padyshim në ajër për Peshqit! Do të keni mundësi të shumta që të bien në dashuri ose të përmirësoni marrëdhënien tuaj. Ndonëse ndikimi i Jupiterit dhe Dashit mund të bëjnë që pritshmëritë tuaja të jenë të larta, do jetë kjo që do t’ ju ndihmojë të qëndroni me këmbë në tokë, ju do ti kushtoni më shumë kohë marrëdhënieve tuaja, për të mos i lënë ato të zbehen. Mësoni ta dashuroni personin në tërësi dhe kjo dashuri do të zgjasë gjithë jetën.
$ads={2}
Post a Comment