Sekretet për një martesë të lumtur sipas zodiakut

Disa këshilla astrologjike, për të përmirësuar shanset, për të patur një bashkëjetesë sa më të gjatë me partnerin/en apo bashkëshortin/en tuaj.

Një martesë e qëndrueshme, jetëgjatë dhe e lumtur për të dyja palët, është një gëzim në dukje i rrallë, të paktën duke folur në pikëpamjen e karmës. Së pari – urime që keni gjetur njëri-tjetrin! Nuk jeni martuar akoma? Nuk ka problem. Një marrëdhënie partneriteti, afatgjatë dhe me përfitim të ndërsjelltë, kërkon pothuajse të njëjtat kritere bazë që kërkon një martesë.  Në astrologji, martesat dhe të gjitha partneritetet e rëndësishme (përveç atyre të fshehta) sundohen nga Shtëpia e Shtatë (ajo pjesë e qiellit ku Dielli lëviz nëpër të, çdo ditë nga ora 16:00 deri në perëndim të diellit). Shtëpia e shtatë udhëhiqet në mënyrë natyrale nga shenja diplomatike dhe gjithë hijeshi e Peshores. Peshorja është shenjë Kardinale (drejuese), shumë e aftë për të ndërmarrë nisma dhe për të qenë e vetë-motivuar. Ajo është një shenjë ajri - intelektuale, e gatshme për të folur, për të dëgjuar dhe për të mbajtur komunikimin gjallë.

Le të shikojmë këto elementë: Zjarri, Toka, Ajri dhe Uji dhe të shohim se si ato mund të na japin udhëzime për të bërë një marrëdhënie/martesë të zgjasë!  A është partneri juaj një shenjë Zjarri? Pasioni është emri i lojës së preferuar për Dashin, Luanin dhe Shigjetarin. Qoftë në dhomën e gjumit, apo jashtë saj, partneri juaj i zjarrtë ka nevojë për ta shprehur plotësisht këtë pasion. Është pothuajse e pamundur për të dekurajuar një shenjë të Zjarrit dhe e panevojshme për ta inkurajuar atë kur është i rënë shpirtërisht. Ushqeje pasionin e tij në një mënyrë pozitive dhe nuk do të ketë problem ose ide të keqe që do të jetë shumë e vështirë për tu trajtuar. Dashi sidomos ka nevojë për lëvdata dhe ndershmëri.  Luani adhuron të admirohet. Shigjetari i përgjigjet më së miri entuziazmit të përbashkët.  

Është partneri juaj shenjë Toke? Të qënit i sigurt është baza për të bërë të lumtur një Dem, Virgjëresh dhe Bricjap. Të qënit praktik, i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm, është ëndrra e partnerit tuaj të shenjës së Tokës. Askush nuk është i përsosur dhe ata e dinë këtë, por ata e vlerësojnë shumë përpjekjen tuaj për tu përfeksionuar. Demi do ta donte jetën e rehatshme dhe me stil. Nëse kjo është jashtë mundësive tuaja financiare dhe ju sërish përpiqeni për ta arritur këtë standart, Demi do ta falë mungesën e saj. Virgjëresha i çmon shumë të gjitha gjërat e vogla - shenjat dhe gjestet që tregojnë sesi ju vazhdimisht kujdeseni dhe e doni atë. Bricjapi urren shpenzimet e tepruara, por admiron kursimin dhe këmbënguljen.  

Është partneri juaj një shenjë Ajri? Komunikimi është ai që bën të lumtur një Binjak, Peshore dhe Ujor. Gjëja më e keqe që ju mund të bëni është që ta ndaloni atë të flasë, prandaj  sigurohuni që ta mbani dialogun aktiv dhe ta dëgjoni me kujdes në mënyrë që ju gjithmonë të keni një përgjigje të re. Binjakët kërkojnë që të merren gjithmonë me diçka të re dhe kështu nuk do të mërziten asnjëherë. Peshorja dëshiron paqe dhe harmoni për të gjithë në botë, por sidomos për ju të dy (çiftin tuaj). Ujori mund të duket i largët, por dëshiron një diskutim më të thellë intelektual, që të mund të ndihmojë njerëzimin, por edhe ju të dy brenda kësaj marrëdhënieje. 

A është partneri juaj shenjë Uji? Emocionet, sinqeriteti dhe çështjet e zemrës janë vendimtare për një Gaforre, Akrep dhe Peshqit. Nuk ka logjikë apo shqetësim të botës reale që mund të konkurrojë me përkushtimin dhe dashurinë e thellë të kësaj shenje. Gaforrja në mënyrë të veçantë çmon vlerat dhe lidhjet familjare. Akrepi pretendon me gjithë fuqinë angazhim total. Peshqit mund të jenë të ngjitur pas jush ndonjëherë, por ajo çfarë kërkojnë është vetëm siguria dhe dashuria juaj.  Nëse ju e dini Ashedenten e shenjës së zodiakut në kartelën tuaj yjore, (kjo është shenja që udhëheq Shtëpinë tuaj të Shtatë ) atëherë ju mund të gjeni përshkrimin e partnerit që ju mendoni se duhet të keni. Sipas përvojës sime, ne rrallë e dimë se çfarë është më e mira për veten tonë. Një partner më i vështirë apo sfidues, mund të jetë më shumë se thjesht acarues dhe do tju japë një jetë më të larmishme nga pikëpamja e ndjenjave.

Mos harroni, vullneti juaj dhe vendimet personale janë më të rëndësishme dhe më të fuqishme se çdo horoskop apo tabelë përputhshmërie. Pra, duhet të përpiqeni të dini se çfarë keni në mendjen dhe në zemrën tuaj.  Disa martesa nuk janë të destinuara të zgjasin përgjithmonë. Disa të tjera janë. Duke perifrazuar HL Mencken, pavarësisht çdo gjëje që mund të thuhet në lidhje me martesën, ajo mbetet një nga mënyrat më të mira që dy njerëz mund të njohin me të vërtetë njëri-tjetrin! Uroj që martesa juaj (ose marrëdhënia) të jetë harmonike dhe e kënaqshme!

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post