DASHI
Afërdita në Bricjap do t’ju ndihmojë të ndryshoni për mirë marrëdhëniet në sferën profesionale. Qëndrimi i zjarrtë shpesh ju hap telashe, megjithëse shefi/ja është treguar i/e buzëqeshur me ju së fundmi. Një shef/e i/e lumtur = llogari bankare e lumtur! Do të ndiheni më ambicioz edhe kur vjen puna tek dashuria. Pra, përpos perfomancës së lartë në zyrë, do të jeni më të sigurt edhe në lidhje me një romancë të re.
DEMI
Tek shenja juaj, Afërdita në Bricjap aktivizon shtëpinë e udhëtimeve dhe arsimit të lartë. Dikush që udhëton në qytetin tuaj mund t’ju tërheqë vëmendjen. Madje një pëlqim në shkollë mund të shndërrohet në diçka të re. Nuk i dihet.
BINJAKET
Ok, shenja juaj dhe Bricjapi nuk ka asgjë të përbashkët, por kaloni mirë bashkë! Bricjapi ndikon tek angazhimet tuaja, ndërsa Afërdita tek lidhjet e thella dhe intime. Nëse jeni në një lidhje me dikë, raporti mund të bëhet më i afërt se kurrë. Një bonus: jeta seksuale do të jetë zjarr!
GAFORRJA
Ju nuk jeni tipi i lidhjeve sipërfaqësore. Jeni një ndër shenjat e ujit, ndaj ndjenjat kanë shumë rëndësi. Keni investuar shumë në lidhjet e forta emocionale me miqtë dhe të dashurit e zemrës, dhe ashtu si Bricjapi e vlerësoni qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë në një lidhje. Pra, me Afërditën në Bricjap prisni që këto raporte të bëhen akoma më të forta falë përvojave zbavitëse dhe të lumtura së bashku.
LUANI
Luani dhe Bricjapi kanë pak të përbashkëta. Bricjapi është serioz, ndërsa ju nuk i kushtoni shumë rëndësi “detyrimeve” të rëndësishme. Afërdita në Bricjap do t’ju mësojë që mund të ndjeni kënaqësi edhe duke qenë produktivë dhe të besueshëm. Jeni duke punuar fort këtë kohë dhe raporti me bashkëpunëtorët do të jetë pozitiv dhe do të vihet re.
VIRGJERESHA
Më Afërditën në Bricjap marrëdhëniet do të lulëzojnë! Afërdita përfaqëson kënaqësi, Bricjapi përkushtim, kështu që mund ta merrni seriozisht një pasion që ju bën të lumtur. Javët e ardhshme mund të sjellin para të mira në rast se kreativitetin dhe pasionet i ktheni në një burim të mirë të ardhurash.
PESHORJA
Afërdita në Bricjap nxit marrëdhëniet si: lidhja që keni me anëtarët e familjes, shtëpinë, edukimin etj. Nëse raporti me prindërit ka qenë pak i koklavitur, ka gjasa të përmirësohet. Afërdita përfaqëson gjithashtu kënaqësinë dhe bukurinë, ndaj mund të merreni me dekorimin e shtëpisë.
AKREPI
Afërdita në Bricjap ju gjen duke dalë gjithnjë e më shumë nga guaska juaj. Të gjithë e dimë si jeni ju – kur vjen puna tek marrëdhëniet, nuk qeshni me çdo lloj gjëje. Për fat të mirë, Afërdita në Bricjap ju ndihmon që të shoqëroheni me njerëz të rinj. Edhe Akrepi më i tërhequr do të ketë dëshirën për qenë më aktiv.
SHIGJETARI
Afërdita në shenjën tuaj sjell besim dhe argëtim pafund. Marrëdhëniet janë më të këndshme dhe kanë më shumë qëndrueshmëri. Afërdita rregullon gjithashtu financat. Disa projekte afatgjata do t’ju sjellin një dorë të mirë parash.
BRICJAPI
Afërdita është në shenjën tuaj! Kjo ndodh rreth një herë në vit dhe zgjat tre javë, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Paratë do të gjenden më lehtë. Sa herë që planeti i dashurisë është në shenjën tuaj, nuk është kurrë keq nëse investoni tek vetja. Meritoni ta merrni veten me të mira dhe tani është koha e përkryer!
UJORI
Afërdita në Bricjap nuk është një periudhë emocionuese për shenjën tuaj. Në të vërtetë, dashuria duket sikur po merr një sy gjumë tani. Por Afërdita do të jetë në shenjën tuaj pas disa javësh dhe atëherë do të jetë koha e duhur për të festuar! Tani, bëni si të bëni...
PESHQIT
Ju dhe Bricjapi nuk jeni shumë të ngjashëm. Bricjapët janë të përkushtuar, besnikë, realistë dhe të përqëndruar në biznes. Ju jeni pak emocionalë dhe endërrimtarë. Megjithatë mundësitë për të krijuar lidhje të reja janë të shumta.
$ads={2}
Post a Comment