Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni, me Bricjapin, Ujorin, Peshqit

BRICJAPI

Bricjapi në dashuri

Në dashuri ata janë të devotshëm dhe kurrë emotivë. Zakonisht në dashuri janë të pavendosur (edhe pse shpesh pamja e tyre mund të jetë tërheqëse) dhe nuk nxitojnë të zgjedhin partnerin e tyre të ardhshëm të jetës sentimentale. Në lidhjet personale Bricjapët kanë probleme. Në fakt janë shumë të përqëndruar tek uni i tyre dhe janë shumë të kujdesshëm me të panjohurit. Janë pak pasivë dhe të turpshëm dhe presin që hapin e parë ta bëjnë të tjerët. Kanë pak miq, por janë shumë besnikë ndaj tyre dhe nëse tradhëtohen hakmerren rëndë. Bricjapët ka raste që nuk e vlerësojnë shumë seksin e kundërt dhe para se të nisin një lidhje që mund të çojë në martesë, peshojnë me kujdes gjithë pro-të dhe kundrat. Dhe sa martohen janë besnikë përjetë. Kur vendosin të martohen janë ekzigjentë, kërkojnë mirëkuptim nga ana e një personi të pjekur dhe të ekuilibruar dhe e shpërblejnë me pasion dhe besnikëri. Bricjapët s’janë romantikë, por mbeten melankolikë.

Si ta bëni për vete Bricjapin

Çfarë të bëni:

  1. Kupto devotshmerine e tij ndaj punes dhe deshiren e tij per te patur sukses.
  2. Beji dhurata te kujdesshme qe tregojne devotshmerine tende dhe aftesine per tu kujdesur per parate.
  3. Do te vleresoje gjestin dhe veprimin tuaj.
  4. Ji i durueshem dhe kupto qe gjerat e mira i vijne atyre qe dine te presin.
  5. Bricjapi, kur eshte gati do te besoje verberisht tek ty dhe mund te behet i varur.
  6. Mundohu gjithmone te dish se cfare po ben dhe bej gjithmone ate qe thua.

Çfarë të mos bëni:

  1. Mos mendo ta besh te duket si budalla ne publik. Urrejne te turperohen, sidomos perpara te tjereve.
  2. Nuk duhet te jeni shume ekstravagante me blerjet qe beni pasi kjo shenje nuk aprovon shpenzimet e teperta edhe pse mund t’i keni bere per te.
  3. Mos u terhiqni nga fjalet qe thoni pasi Bricjapi preferon integritetin dhe veprimet se sa fjalet boshe.
  4. Mos prisni qe te bjere menjehere brenda me ju pas pak takimesh, pasi mund te duhet pak kohe qe te ndizet.
  5. Mos e kritikoni per perkushtueshmerine ndaj punes, familjes, apo cdo lloj gjeje tjeter, pasi nese e beni, po kritikoni ate qe per te eshte shume special.

UJORI

Ujori në dashuri

Në dashuri ata e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues. Entuziazmohen lehtë, shpesh janë dhe të paqëndrueshëm, kur martohen duhet të jenë të vëmendshëm për të mos rënë në kurthin e mosbesnikërisë, venë në provë durimin e familjarëve dhe të tjerëve sepse nuk i pranojnë lehtë marrëdhëniet dhe detyrimet.
Në dashuri apo miqësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë. Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnorë të pashoq dhe besnikë përjetë në miqësi. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin.

Si ta bëni për vete Ujorin

Çfarë të bëni:

  1. Mundohuni te flisni per argumente te ndryshme dhe Ujori do te kete gjithmone dicka per te shtuar.
  2. Surprizoje me nje objekt te vecante dhe jo te zakonshem. Ai adhuron surprizat dhe sa me origjinale te jene, aq me te keshillueshme jane.
  3. Mbaj nje distance sigurie nga pikpamja emotive, te pakten ne fillim, pasi Ujori eshte nje shenje e larget ne fillim dhe ka nevoje per hapesirat e tij per te qene i lumtur.
  4. Vleresoje devotshmerine e tij per qellime speciale dhe ideale, dhe ai do te te tregoje vleren e berjes se botes nje vend me te mire dhe me krijues.
  5. Hyr ne intimitet me pare me mendjen e tij dhe me pas me trupin e tij. Do te te kape menderisht dhe do te te intrigoje totalisht.

Çfarë të mos bëni:

  1. Nuk duhet te jeni shume precise. Nese kerkon perpikmeri apo varesi totale, do te ndihesh keq. Ujori sillet sipas deshirave te tij dhe shpesh jeton ne boten e tij.
  2. Mos kerko nje lidhje serioze shume shpejt dhe mos kerko asnjehere te jesh gjeja e vetme ne universin e tij.
  3. Mos kerko ta ndryshosh menyren e tij te te menduarit edhe pse ndoshta nuk je dakord me pikepamjet e tij ne disa aspekte.
  4. Mos u mundo te terheqesh nje Ujor ne krahet e tua kur ai e ka mendjen ne nje vend tjeter.
  5. Mos u mundoni te influenconi menyren e tij te te veshurit. Mund te mendosh qe nuk eshte ashtu si duhet, apo edhe i cuditshem, por Ujoret preferojne te vishen ndryshe nga gjithe te tjeret.

PESHQIT

Peshqit në dashuri

Në dashuri Peshqit janë krijues, romantikë, të ndjeshëm dhe të këndshëm me partnerin. Pak miqësi, por shumë dashuri karakterizojnë eksperiencën e tyre të dashurisë. Peshqit në dashuri janë të brishtë, hera-herës seksualë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material. Peshqit kanë gjithnjë nevojën të dinë që kanë mbështetjen dhe simpatinë e të tjerëve. Plagosen dhe dëshpërohen lehtë nëse personat që dashurojnë nuk e tregojnë çdo çast simpatinë e tyre për ta. Gjithë Peshqit kanë etje për simpati, për ndjenjë dhe për dashuri. Kur ndonjëri u afron dashurinë nuk kënaqen plotësisht, por kur u mohohet ankohen pafundësisht. Nuk është e domosdoshme të duan persona konkretë. Meshkujt Peshq zgjedhin gjithnjë gra më të mira se veten, qoftë nga pikpamja ekonomike dhe nga ajo shoqërore. Nga pikpamja seksuale Peshqit janë më shumë pasivë, shumë të papërfillshëm. Kur martohen përgjithësisht janë besnikë, e duan shtëpinë, por nuk e mbajnë siç duhet meqë janë ëndërrimtarë.

Si ta bëni për vete një person të Peshqve

Çfarë të bëni:

  1. Meso qe te lejosh te te zbrese edhe ndonje lot kur sheh filma dramatike apo degjon pjese muzikore.
  2. Peshqit do te dijne te vleresojne sensibilitin tend dhe do te dine ta largojne lotin tend me nje te puthur.
  3. Hyr ne kontakt me dashurine tende per cdo qenie ne univers. Do te te beje te kuptosh shume gjera.
  4. Meso se si te komunikosh miliarda shprehje dahurie, te gjitha pa thene asnje fjale. Do te jete i afte te lexoje shpirtin tend me ane te syve te tu.
  5. Ofroji mbeshtetje, dhe meso si te sillesh me kembe ne toke pa e lenduar ndjeshmerine e tij.
  6. Dashuro artet e bukura dhe veren e mire, Peshqit do te dijne te te duan per kete.

Çfarë të mos bëni:

  1. Mos mendo qe ai eshte me dinak nga pikpamja financiare ne lidhjen tuaj. Peshqit veshtire i japin problemeve financiare vleresimin e duhur.
  2. Mos ia thuaj me te ashper qe eshte nje enderrimtar me sy hapur. Peshqit jane te njohur qe jane ne sintonim perfekt me boten shpirterore dhe jo ate materiale.
  3. Mos e kritikoni dashurine fushe me lule, pasi Peshqit besojne vertet qe kjo ekziston.
  4. Mos e trajto me shume siperfaqesi, mos luaj me te dhe mos i bej te kuptojne qe je ti qe po drejton lojen.
  5. Ai nuk e pelqen kete sjellje se shkon kundra idese se tij per dashurine e vertete dhe lidhjen shpirterore.
  6. Mos i limitoni impulset e tij artistike pasi eshte vertet nje shenje kreative dhe mund te bllokoni.

$ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post