Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni, me Gaforren, Luanin, Virgjereshen

Dashuria është një ndër ndjenjat më emocionuese, por me emocionin përzihen edhe shuam ndjenja të tjera komplekse, e pikërisht këtu fillojnë edhe ngatërrohen disi gjërat. teori. Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt. Por secili prej nesh dashuron ndryshe e kërkon të dashurohet ndryshe. Prandaj mësoni se çfarë duhet të bëni për ta bërë dikë të dashurohet me ju dhe se çfarë duhet shmangni.

GAFORRJA

Gaforrja në dashuri

Të lindurit e Gaforres në dashuri janë të devotshëm, romantikë dhe të aftë të arrijnë rezultate, janë kurnacë mbrojtës për të dashurin e tyre. Shpesh herë ata martohen të rinj, por nuk zhgënjejnë pritjet e partnerit sepse janë më të pjekur se mosha e tyre dhe i edukojnë mirë fëmijët e tyre. Gratë kërkojnë tek burri mbrojtje dhe udhëheqje ndërsa burrat kërkojnë një dashuri materne. Të gjithë ata kanë tendencë xhelozie dhe janë tepër posesivë. Ata nuk kërkojnë shumë, një shtëpi, paqe dhe rehati. Në jetën intime janë të ndjeshëm, xhentilë të ngrohtë me partnerin. Shpesh e teprojnë me fantazinë dhe duan të përjetojnë një ideal romantik. Megjithë zig-zaget dhe flirtet në dashuri ata mbeten të lidhur ndaj familjes, partnerit dhe fëmijëve.

Si ta bëni për vete Gaforren

Çfarë të bëni:

  1. Jepini shume vemendje dhe vleresoni sigurine materiale.
  2. Mesoni te vleresoni qetesine dhe rehatine e shtepise pasi ai do te tregoje se sa mund te jene te kenaqshme keto ore.
  3. Kujtohu dhe festo ditet e shenuara si Shen Valentini dhe pervjetorin e takimit tuaj te pare.
  4. Tregoji se sa e vlereson pasurine e jetes suaj se bashku.
  5. Hapi zemren tende, do te mesoje se si te jepni dhe te merrni emocione, te keni besim dhe te gjeni siguri ne lidhjen tuaj.

Çfarë të mos bëni:

  1. Mos u tallni me te edhe pse mendon se je i sjellshem. Mund ta marre seriozisht dhe mund te ngelet shume i lenduar.
  2. Mos u influenconi nga levizjet e humorit te tij. Mesohu te jesh si ne trenin e te papriturave nga ky kendveshtrim.
  3. Mos mendoni te jeni ju ne rolin e drejtuesit pasi Gaforrja ka idete e tij mbi ate qe do.
  4. Mos u tregoni shume te rende me te. Do te reagoje ndaj kesaj sjellje.
  5. Mos i trajto problemet familjare ne menyre siperfaqesore, pasi mund te mendoje qe po e nenvlereson jeten e shtepise qe per te eshte shume e rendesishme.

LUANI

Luani në dashuri

Në dashuri të lindurit e shenjës së Luanit janë të ngrohtë, romatikë dhe kanë dëshira të forta seksuale, të cilat shpesh i bëjnë jokonstantë me partnerin, gjë që mund të shkojë deri në ndarje. Duan të kenë shumë të dashur dhe t’i kenë të pashëm. Luanët në dashuri nuk janë besnikë, por i mbeten besnikë familjes. Seksualiteti i tyre është dominant dhe gjëja që pëlqejnë më shumë është admirimi. Kur takojnë për herë të parë një person interesant, e tërheqin atë me sensualitetin e tyre të zjarrtë dhe të parezistueshëm. Kur një person i shenjës së Luanit bie në dashuri, ai bie seriozisht dhe nëse kjo dashuri është reciproke, jeta do të jetë një aventurë e bukur për ta. Por, sigurisht që jeta nganjëherë është e tillë dhe zemra e Luanit shpesh herë e plagosur dhe e thyer, i duhet shumë kohë Luanit për ta shëruar dhe për ta marrë veten.

Si ta bëni për vete Luanin

Çfarë të bëni:

  1. Sigurohu qe t’i thuash shpesh Luanit se sa eshte i mrekullueshem, i bukur, dhe shkelqyes. Do te dije te ta ktheje me dashuri dhe me dhurata.
  2. Kenaqeni duke i lejuar momentet e tij te te qenit ‘I famshem’ dhe ai do t’i ndaje keto momente me ty.
  3. Vleresoje dhe inkurajoje sensin e tij te humorit, sepse jo vetem qe do te kenaqe, por edhe do te ndricoje ditet e tua.
  4. Mesohu te jesh i nenshtruar dhe mesohu ta pranosh. Do te te detyroje te nenshtrohesh ose do te largohet.
  5. Tregoji se sa i rendesishem eshte per ty.
  6. Hapi zemren tende, pasi kjo shenje mund te jete shume me shume se sa thjesht i dashuri.


Çfarë të mos bëni:

  1. Mos e injoro dhe mos harro planet e tij nese do ta shohesh serish. Do te mendoje qe nuk je i interesuar.
  2. Mos u mundo t’i thuash se cfare duhet te beje. Ai nuk pelqen te humbase kontrollin dhe i pelqen te dominoje situaten.
  3. Mos u mundo ta largosh nga qendra e vemendjes, pasi ai adhuron te jete gjithmone ne qender.
  4. Mos u mundo te ulesh mendjemadhesine e tij pasi kjo mund ta lendoje me shume nga sa mund te mendosh ti dhe egoja e tij mund te jete me delikate nga sa duket.
  5. Mos e kritiko ne publik pasi kjo eshte dhunimi me i madh i besimit te tij.

 

VIRGJERSHA

Virgjëresha në dashuri

Në dashuri të lindurit e Virgjëreshës janë të devotshëm ndaj partnerit. Nuk janë shumë të ndjeshëm, por mungesa e ndjenjave tek disa është një koracë që fsheh shumë emocione që ata kanë frikë t’i shprehin sepse s’besojnë tek të tjerët. Ata janë të fshehtë dhe të rezervuar në dashuri dhe janë më tepër mekanikë sesa pasionantë dhe, duke marrë parasysh këtë duhet të gjejmë një partner që u përshtatet. Ata ndihen inferiorë ndaj të tjerëve dhe prandaj fshehin me kujdes ndjenjat. Shpesh janë dhe romantikë të ëmbël.

Si ta bëni për vete Virgjëreshën

Çfarë të bëni:

  1. Ji i durueshem dhe pranoje kujdesin e tepert qe u jep detajeve. Do te perfitosh pasi dashuria e saj do te kete nje afrim vigjilent dhe te detajuar per ta bere me te mire jeten tende.
  2. Tregoji se sa je i imresionuar nga sforcot e saj te vazhdueshme per te permiresuar gjithcka qe e rrethon, pasi do te sforcohet edhe me shume per te te dhene nje imazh perfekt.
  3. Ji nje mik dhe nje shoqerues intelektual, ashtu si edhe i dashur.
  4. Virgjeresha ka nevoje per nje partner qe di te vleresoje dhe kultivoje aftesite analitike.

Çfarë të mos bëni:

  1. Mos ji dembel dhe i paorganizuar ne shtepi. Sensi i rregullit i Virgjereshes qe eshte shume i dukshem ne gjerat e shtepise, do te ndihet i ofenduar nga ky dembelizem.
  2. Mos u mundo t’i japesh per te ngrene dicka qe nuk i pelqen pasi thjesht do ta merzisje dhe do i prisje oreksin fare.
  3. Mos e nenvlereso asnjehere performancen ne dhomen e gjumit, pasi perfeksionizmi i kesaj shenje shkon deri aty dhe kete duhet ta vleresosh!

 $ads={2}



Post a Comment

Previous Post Next Post