Dashuria është një ndër ndjenjat më emocionuese, por me emocionin përzihen edhe shuam ndjenja të tjera komplekse, e pikërisht këtu fillojnë edhe ngatërrohen disi gjërat. teori. Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt. Por secili prej nesh dashuron ndryshe e kërkon të dashurohet ndryshe. Prandaj mësoni se çfarë duhet të bëni për ta bërë dikë të dashurohet me ju dhe se çfarë duhet shmangni.
DASHI
Dashi në dashuri
Në lojën e dashurisë të lindurit nën shenjën e Dashit janë gjithë zjarr, por dinë të jenë edhe romantikë me partnerin. Në dashuri godasin lehtë sidomos në moshë të pjekur. Disa prej tyre janë besnikë kur martohen dhe janë për familje të madhe, për të tjerë dashuria është një problem i dorës së dytë. Në lidhjet personale ata janë të sinqertë, të drejtëpërdrejtë, janë miq bujarë dhe entuziastë. Kanë dëshira të forta seksuale. që i bën dashnorë pasionantë, por dhe të bezdisshëm. Dëshira e tyre e fortë seksuale i bën donzhuanë dhe martesat mund të dështojnë. Në se ty të pëlqen një Dash duhet të lidhesh me të me mish dhe shpirt, ndryshe do ta humbasësh.
Si ta bësh për vete Dashin
Çfarë të bëni:
- Terhiq vemendjen e tij duke e pare ne sy.
- Ji i gatshem te besh cdo gje, qe nga nje takim ne mesnate ne plazh dhe deri tek sportet ekstreme.
- Tregohu i forte. Nje Dash do te te habise gjithmone, pavaresisht nga ajo qe ti pret.
- Cdo dite eshte nje aventure e ndryshme.
- Ji gati te perballesh me nje tip energjik por ne te njejten kohe edhe romantik.
- Ji kurajoz. Dashi e vlereson shpirtin e iniciatives dhe shpirtin e pavaresise.
- Ji krenar per shpirtin e tij te pandalshem.
- Meso te relaksohesh dhe te defrehesh pasi do te te ngaterroje ne nje rrjete pasioni.
Çfarë të mos bëni:
- Mos u mundoni ta lidhni shume me veten tuaj pasi do te marre vendime shume te shpejta per te ruajtur lirine e tij.
- Nuk duhet te jeni shume kritike me te apo me miqte e tij.
- Nuk duhet t’i mbani inat.
- Nuk duhet te kerkoni te terhiqni shume vemendje nga ai duke flirtuar me te tjeret apo duke folur per ish te dashurit. Keto gjera nuk funksionojne me nje Dash i cili preferon qe ta braktisesh te shkuaren dhe te mendosh vetem per te tashmen.
- Nuk duhet te vendosesh qe nuk je ne humorin e duhur pasi e ke terhequr ne krahet e tua. Do te mendoje qe nuk e do me edhe pse mund te jete e kunderta.
- Mos u mundoni te ftohni shpirtin e tij. Partneri, ashtu si edhe lidhja do te plagosen.
DEMI
Demi në dashuri
Në dashuri ata janë të devotshëm, romantikë dhe hera-herës posesivë, kërkojnë durim dhe besnikëri. Janë shumë të ndjeshëm dhe është e domosdoshme të gjejnë një marrëveshje fizike të përkryer me partnerin e tyre. Dashurinë ata e shprehin copë. Janë partnerë besnikë dhe konstantë, e duan shtëpinë, janë prindër xhentilë dhe s’kërkojnë shumë nga fëmijët e tyre. Nëse dikush ofendon unin e tyre, ata bëhen të tërbuar dhe janë gati për paqe vetëm nëse kërkesat e tyre pranohen. Demat duhet të mos përdorin pasurinë për të mbuluar një dëshirë të thellë. Kanë gjithashtu nevojë të eksplorojnë thellë shpirtin e tyre për t’u ndjerë në harmoni me botën. Duhet të gjejnë vlerat e tyre më të vërteta dhe më të thella. Kur t’i gjejnë ato, s’do të lidhen më me zinxhirë pas njerëzve apo pas parasë.
Si ta bësh për vete Demin
Çfarë të bëni:
- Pergatitini ushqimin e tij te preferuar. Kompletojeni mbremjen me qirinj e muzike romantike.
- Merrni kohe dhe kujdesuni per te dhe bejeni te ndihet i vecante. Do ta vleresoje.
- Ji i gatshem te kalosh shume kohe me te. Gjithmone e vlereson kur e perkedhel.
- Prit qe te te mbeshtese. Kjo shenje do ju prese gjithmone me krahe te hapur kur te keni nevoje per te.
- Mbeshteteni ne zgjedhjet e tij te perditshme te lidhura me punen dhe karieren.
Çfarë të mos bëni:
- Nuk duhet te anulloni nje takim apo mos te jeni ne shtepi ne oren qe duhet te ishit aty.
- Nuk duhet te jeni te paparashikueshem.
- Nuk duhet ta shtyni te marre nje vendim shume shpejt pasi do ta acaroje shume.
- Mos u tregoni te paduruar, pasi ai ka nevoje qe te marre te gjithe kohen qe i nevojitet.
- Mos u sill me kokefortesi , pasi ka marre nje vendim qe nuk i pelqen te nderroje mendje.
- Mos bej gabimin te mos jesh serioz. Nese nuk jeni te sigurt qe doni nje lidhje serioze, mos filloni fare nje lidhje me nje Dem.
- Mos shpenzoni shume, pasi sigurimi financiar eshte shume i rendesishem per kete shenje.
- Mos dyshoni ne lidhjen e tij. Ndienjat jane shume te rendesishme per kete shenje dhe kur impenjohet rri i tille.
BINJAKET
Binjakët në dashuri
Në dashuri Binjakët nuk janë të qëndrueshëm dhe besnikë, hera-herës kanë një aspekt që mund të quhet imoral. Ka Binjakë që përfshihen në emocione të forta, ka edhe të tjerë që janë kundër sentimentalizmit sepse janë llogjikë. Në dashuri thellësia e ndjenjave të tyre zgjat pak, më tej ata bëhen flirtues dhe të cekët. U pëlqen biseda e nivelit të lartë, por mund të futen në grindje pa kuptim duke u bërë gënjeshtarë dhe tradhëtarë. Ata janë të paqëndrueshëm sepse janë gjithmonë në kërkim të diçkaje më të re dhe u pëlqen të bredhin lule më lule (sidomos meshkujve). Janë të aftë për pasione të thella. Janë simpatikë dhe joshës kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë që të përpiqen të organizojnë jetën e tyre në të gjitha gjërat e vogla praktike.
Si ta bëni për vete një të shenjës së Binjakëve
Çfarë të bëni:
- Mesoni te vleresoni flirtet.
- Jini fleksibel dhe te hapur, pasi Binjaket duan te luajne dhe ndoshta ju nuk do te jeni partneri i vetem.
- Ji terheqes dhe gjthmone pak rreshkites, pasi Binjaket adhurojne gjuetine.
- Ji i mireinformuar mbi gjithcka pasi Binjaket jane degjues shume te mire.
- Ji elokuent ne te folur pasi do te te perfshije ne biseda terheqese.
- Perdor mendjen dhe trupin tend ne dashuri, pasi nje Binjak do ju pergjigjet dyfish nese do te dini te stimuloni edhe mendjen e tij.
- Jepini lirine per te cilen ka nevoje. Do te ndihmoje te vleresosh cdo gje qe te ofron jeta.
- Ji i gezueshem pasi nese je i merzitshem Binjaku do te avulloje sa te hapesh e te mbyllesh syte.
Çfarë të mos bëni:
- Mos e pengoni te flirtoje pasi eshte nje person shume i shoqerueshem dhe nuk do te kuptoje se pse do te ndrydhesh instiktet e tij.
- Mos bej gabimin qe te mos jesh nje degjues i mire me ta, ai merzitet shpejt dhe mund te mos doje ta shtyje biseden per me vone.
- Mos u sill ne menyre shume tradicionale, duhet te mesohesh edhe me te papritura.
- Mos u sill si shume i habitur ne disa rrethana, pasi ndonjehere mund te sjelle letra per te luajtur, djathe dhe biskota ne krevat.
- Mos u mundo ta lidhesh shume me veten nje te shenjes se Binjakeve, pasi do te arratiset nga ty shume shpejt.
Post a Comment