Femrat nga Afёrdita dhe meshkujt nga Marsi!

A janë burrat dhe gratë me të vërtetë kaq të ndryshëm sa mendojmëë Shumë shpesh duket se sjelljet dhe veprimet e burrave dhe grave janë aq të kundërta, saqë duket se ata vijnë nga planete krejt të ndryshme! Shumica prej nesh e ka dëgjuar shprehjen që “ meshkujt vijnë nga planeti i Marsit dhe gratë vijnë nga Afërdita” . Por, si është zanafilla e kësaj shprehje dhe çfarë do të thotë në të vërtetë kjoë

Afërdita (Venusi) Në astrologji, Afërdita është e njohur si planeti i dashurisë dhe bukurisë. Ky planet, që e ka marrë emrin nga një perëndeshë romake, e cila doli nga valët e oqeanit dhe njihej si vajza e Neptunit, ka një reputacion të komplikuar. Lloji i energjisë femërore qëlidhet me Afërditën mund të jetë pak i ndërlikuar, pasi ka veti misterioze, që janë të vështira për t'u përcaktuar dhe për t’u kuptuar në mënyrë të qartë.

Afërdita njihet si një planet tërheqës, parimi kryesor i të cilit, është aftësia për të tërhequr atë që ka nevojë dhe dëshiron, me anë të hijeshisë dhe duke i bërë ata që e rrethojnë të lumtur. Duke qenë se grate në përgjithësi janë mësuar të marrin atë që duan duke qenë tërheqëse dhe joshëse, ato në përgjithësi konsiderohen se janë më të afta të shfrytëzojnë energjitë Venusiane (Afërditës). Megjithatë, në mënyrë paradoksale, këtë energji të pastër dashurie, Afërdita e do për hir të dashurise dhe deshirës për të dashuruar dhe jo se po pret diçka në këmbim.

Në kartelën yjoretë grave, shenja e Afërditës jep të dhëna se si ajo duhet të përdorë energjinë e saj femërore dhe përshkruan mënyrën e saj të të dashuruarit. Në kartelën e një mashkulli, shenja e Afërditës gjithashtu tregon për stilin e tij të të dashuruarit, si dhe përshkruan se çfarë lloj energjie femërore e tërheq në një grua.  Marsi  Marsi është planeti i veprimit,  energjisë dhe vullnetit.  E ka marrë emrin nga perëndia romake e luftës dhe konfliktit. Ky planet përfaqëson energjinë e zemërimit dhe konfliktit dhe ka për detyrë të sigurohet që gjërat po realizohen, të mbrojë dhe të ruajë kufinjtë si dhe të gjenerojë veprime. Në lidhje me burrat, Marsi zgjon brenda tyre modelin e luftëtarit. Kjo ështëpjesë e parimit mashkullor, i cili fokusohet në një qëllim të vetëm.  Marsi është energjia dhe vitaliteti absolute që është i nevojshëm për të ecur përpara, drejt realizimit dhe plotësimit të dëshirave dhe nevojave tuaja.

Në kartelën yjore të një mashkulli, shenja e Marsit përshkruan stilin e tij të veçantë mashkullor.  Gjithashtu kjo shenjë tregon se si zemërimi, energjia dhevullneti janë shprehur te ky person.  Në kartelën e një femre, shenja e Marsit tregon për llojin e energjisë mashkullore që ajo pëlqen te një mashkull dhe përshkruan qasjen e saj tipike të zemërimit, të energjisë dhe vullnetit gjithashtu. Çdo person, pavarësisht nga gjinia, ka në kartelën e vet yjore edhe Afërditën edhe Marsin, kështu që ne të gjithë kemi lidhje me të dyja cilësitë tona të brendshme mashkullore dhe femërore.  Megjithatë, gjatë pjesës më të madhe të kohës, femrat janë të prirura të lidhen më shumë me pjesën etyre femërore, ose Afërditën, ndërkohë që meshkujt janë të lidhur më shumë me cilësitë mashkullore ose Marsin. Për këtë arsye, gratë (në përgjithësi) duket se përshtaten më shumë me cilësitë e Afërditës dhe meshkujt me cilësitë e Marsit.

Duke ditur se në cilën shenjë (dhe ne cilën nga dymbëdhjetë shtëpite yjore – për një studim më të avancuar) ndodhen Afërdita dhe Marsi, mund të kuptoni më shumë se si t’i shfrytëzoni maksimalisht cilësitë tuaja femërore dhe mashkullore në një marredhënie, por edhe për jeten në përgjithësi. Sapo të mësoni më shumë rreth stilit tuaj të veçantë, ju mund t’i përdorni më mire këto njohuri gjatë marredhënieve me të tjerët.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post