Dhuratat që i gëzojnë më shumë shenjat e horoskopit!

 Dashi : atlete
Dashi është një shenjë dinamike që është tërë kohës në lëvizje. I pëlqen të ecë dhe vrapojë për orë të tëra, kështu që një palë atlete të reja do ishin dhurata e duhur.
Demi : gjithçka që lidhet me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri
Demi është shumë i lidhur me traditën e festës. Për të Krishtlindja është një mundësi shumë e mirë për të kaluar kohë në familje. Nëse doni t’i bëni dhuratë ndonjë mikut tuaj dem zgjidhni motivet e festës, psh një bluzo Krishtlindjesh, mbajtëse çelësash, një mbulesë tavoline ose set enësh.
Binjakët : objekte artizanale
Binjakët e duan shumë origjinalitetin dhe traditën. U pëlqen të dallohen nga masa dhe për këtë arsye shpresojnë të gjejnë një dhuratë unike poshtë pemës. Para se t’u bëni dhuratë binjakëve , hidhini sytë nga tradita dhe artizanati.
Gaforrja : shportë me ushqime
Gaforrja është një shenjë super romantike dhe i pëlqen të ndajë kohë me njerëzit e dashur. Dashuron kuzhinën e mirë. Dhurata ideale për të ? Një shportë me të gjitha produktet magjike të nënës Natyrë.
Luani : bizhuteri
Nëse doni t’i dhuroni bizhuteri një luani, keni gjetur momentin e duhur. Do i bëni të ndiheni si një mbret ose mbretëreshë. Diamantet dhe bizhuteritë e argjendta mbeten të preferuarat e tyre.
Virgjëresha : videogame
Virgjëresha është një shënjë e qetë që i gëzon më shumë shtëpisë sesa jetës mondane. Një videogame do të ishte një dhuratë e denjë për të.
Peshorja : smartphone
Shenja e peshores do që të jetë gjithmonë trendi dhe të ketë glamur. Nëse doni të bëni të lumtur njerëzit e kesaj shenj e mund t’u dhuroni versionet e fundit të Iphone dhe Samsung 7-ës.
Akrepi : komplet intimo
Të qenit provokues është sinonimi perfekt për shigjetarin.U pëlqen të duken sensualë dhe seksi në dhomën e gjumit, prandaj një komplet intimo mëndafshi ose tantellë do ishte një ide e mirë.
Shigjetari : biletë avioni
Ka ardhur momenti që shigjetarët të pushojnë dhe t’i largohen stresit dhe monotonisë së përditshme. Një biletë avioni është zgjedhja e duhur.
Bricjapi: pajisje lektroshtëpiake
Bricjapi është shenjë shumë e gjallë dhe e organizuar. Por kur ka kohë të lirë zgjedh ta kalojë në familje. Ky është momenti i duhur për t’i shtuar një pajisje elektroshtëpiake koleksionit të tij. Të gjitha idetë janë të pranuara.
Ujori : abonim në palestër
Ujorit i pëlqen shumë të mbajë veten në formë, të kurohet dhe të bëjë jetë të shëndetshme. Një abonim në palestër , mundësisht ku përfshihen dhe shërbimet SPA do ishte ideali për të.
Peshqit : libër
Peshqit janë të dashuruar përjetësisht pas leximit. Përfshihen shumë gjatë një libri aq sa duket sikur krijojnë një botë tëre. Një ose më shumë libra mbeten dhurata e tyre më e dashur.
$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post