Në fakt nuk ka receta të sakta për joshjen e atij që pëlqeni, por diçka mund t'ju themi nëse na thoni shenjën e horoskopit. Yjet janë gjithmonë aty për të na e hapur horizontin, prandaj herën tjetër mbani para syve këshillat në vijim.
DASHI
Dashi është shenja më burrërore e zodiakut. Ai adhuron të sillet si burrë, prandaj do të të mjaftojë të luash me zgjuarsi dhe ta lësh "të jetë mashkull". Vish një fustan provokues, hiqu si një vajzë e brishtë dhe lëre atë të bëjë lëvizjen e parë. Do shikosh që nuk do të lërë të presësh.
DEMI
Demi pret kohën e duhur për të bërë lëvizjen e parë. Ai do të jetë i sigurtë që ti je personi i duhur. Armatosu me durim dhe me shumë ëmbëlsi, qëndroji sa më shumë pranë. Pika e tij e dobët është ushqimi i mirë, kështu që mundohu t'i trajtosh mirë edhe në atë aspekt dhe do shikosh që në fund ai do "dorëzohet".
BINJAKET
Një të tillë do duhet ta joshësh me mendje. Je gati të përfshihesh në një mori bisedash fantastike me argumenta nga më të larmishmet dhe të flirtosh si e marrë? Për të joshja është një lojë dhe pak rëndësi ka nëse ke fituar apo humbur, e rëndësishme është t'i kesh treguar që je një "lojtare e fortë".
GAFORRJA
Burri i Gaforres ka nevojë të ndihet i sigurtë, i kuptuar dhe i vlerësuar. Për rrjedhojë, mbase do të të duhet pak kohë, por duhet të mundohesh ta bësh të ndihet i rrethuar nga vëmendja, poezia dhe ëmbëlsia. Për të joshur zemrën e tij, duhet më parë të fitosh besimin e tij.
LUANI
Si grabitqar që është, lëre Luanin tënd të të joshë, por kujdes, mos ia bëj punën shumë të thjeshtë sepse ai nuk i pëlqen gjërat e lehta. Ji elegante dhe sensuale pasi pamja e jashtme është gjëja e parë që ai shikon. Pastaj tregoji të gjithë vullnetin tënd për të qënë "e vështirë". Atij do t'i pëlqejë.
VIRGJERESHA
Si i logjikshëm që është, nuk do të funksionojë aspak strategjia juaj për ta joshur me një veshje provokuese. Eshtë i tërhequr nga femrat intelektuale që dinë ta joshin me mendje. Ka nevojë për kohë që të të njohë me themel. Mbase do të të duhet që ta ndihmosh duke e bërë ti hapin e parë.
PESHORJA
Për të joshur Peshoren, nje pamje e kuruar dhe e rafinuar, është e domosdoshme. Nuk do të shoqërohej kurrë me një grua vulgare, kështu që mundohu të jesh e sjellshme deri në maniakëri.
AKREPI
Ai është burrë misterioz dhe si i tillë, i pëlqejnë vajzat misterioze. Për të duhet të jesh një sfidë e vazhdueshme, një enigmë e pazbulueshme. Nxirr në pah anën tënde prej Femme Fatale dhe do të shikosh që do të bjerë në këmbët e tua.
SHIGJETARI
Për të fituar zemrën e një Shigjetari, do të duhet më parë të tërheqësh vëmendjen e tij, por kjo s'është aspak gjë e lehtë, duke qënë se ai rrethohet nga qindra njerëz. Përdor çdo armë tënden për t'u veçuar nga të tjerat, qofshin këto sytë e tu të mëdhenj blu ose diploma jote në astrofizikë.
BRICJAPI
I ftohtë dhe i vetmuar, Bricjapi kërkon tek një femër të njejtën seriozitet që ai vetë demonstron. Për t'ju afruar, fillo t'i flasësh për punën pasi është biseda e tij e preferuar. Në atë pikë, tregoji që e kupton thellësisht. Kjo do të bëjë që të shkrihet ngadalë akulli në zemrën e tij.
UJORI
Ai adhuron njerëzit interesantë, aktivë dhe plot ëndrra. Do të kalonte orë duke bashkëbiseduar për principe dhe ideale. Eshtë e domosdoshme që për ta joshur, t'i tregosh që edhe ti të jesh po aq idealiste sa ai. Më shumë se një veshje sexy, me të funksionon një mendje me ide të shfrenuara.
PESHQIT
Burrë pasionant dhe sensual dhe si i tillë i pëlqen që ta joshësh. Çliro fantazinë tënde! Krijo një situatë romantike, atmosferën e duhur dhe mundohu që të bësh nje kontakt fizik sa më shpejt. Do të kuptosh që s'është fare e vështirë që të bjerë në grep.
Post a Comment