3 Shenjat e zodiakut që kërkojnë vëmendje gjithë kohës

1- LUANI

Askush s'e do vëmendjen më shumë sesa një Luan që do të komandojë! Duke qenë se shkëlqejnë njësoj si ylli i tyre në qiell, janë njerëz që kanë lindur për të qenë në vëmendjen e të gjithëve. Vetëbesimi i tyre ndihet lehtësisht në mes të turmës dhe është e pamundur të mos e kthesh kokën kur në rrugë kalon një Luan me shije, me posturë fantastike dhe shumë i talentuar! Nuk është faji i tyre që duan vëmendje, janë mbretërorët e zodiakut.

2- SHIGJETARI

Disa njerëz janë drejtues të lindur dhe ky është pikërisht rasti i Shigjetarit. Kjo shenjë zjarri është shpirti i festës dhe nuk i tremben fare vëmendjes së njerëzve. Shigjetarët janë përgjithësisht njerëz të informuar, inteligjentë dhe të dhënë pas eksperiencave të jetës- kjo e bën personazhin e tyre shumë interesant në sy të të tjerëve. 

3- DASHI

Një prej shenjave më të vullnetshme, lozonjare dhe pasionante në të njëjtën kohë nuk kanë frikë të flasin hapur çfarë mendojnë, por karakteri i tyre aq i fortë është e pamundur të mos bëhet protagonistë i situatave. Dashët janë gjithmonë të zhurmshëm dhe krenarë për veten dhe pavarësia e tyre i ndihmon të dallohen nga turmat. Energjia e tyre i tërheq njerëzit prandaj shpesh janë pikë referimi edhe grupet shoqërore.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post