5 arsye pse të lindurit në tetor janë më të veçantë!

 Ky muaj na kujton Halloween-in me gjithë fantazmat e tij, por për mamatë e ardhshme mund të jetë çdo gjë tjetër, përveçse i frikshëm.

Fëmijët e lindur në tetor janë të veçantë! Bazuar në studime shkencore ka 6 arsye pse!

1. Me shumë gjasa do të jenë sportistë të mirë.

Nëse bebushi yt vjen para Halloween-it, visheni si atlet, që ta përgatisni për të ardhmen. Bazuar në studimet e fundit, bebet e lindura në tetor, do të jenë me shumë mundësi sportistët e së nesërmes. Kjo për shkak se janë më të fortë fizikisht se fëmijët e lindur në muajt e tjerë, me përjashtim të shtatorit dhe nëntorit.

Fëmijët e lindur në vjeshtë kanë kocka dhe muskuj më të fortë.

2. Kanë potencial për t’u bërë lidera!

Një pjesë e mirë e liderave të Amerikës (dhe atyre shqiptarë) kanë lindur në këtë muaj, kështu që përgatiteni veten nëse shihni që bebi ka prirje politike.  Është e shkruar në yje!

3. Ata kanë më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të!

Sipas një studimi të bërë në 2011 në universitetin e  Chicago-s, njerëzit e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë një shekull, krahasuar me ata të lindurit në prill.

4. Kanë më pak probleme kardiake.

Bebet e tetorit kanë zemra të forta, diçka që shpjegon edhe më mirë faktin më lart!

5. Nuk kanë probleme me shëndetin mendor.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit e lindur në tetor janë ata që kryejnë më pak vetëvrasje. Kujdesen dhe janë të shëndetshëm mendërisht, njësoj si fizikisht.

Të gjitha këto janë lajme të mira për çdo president të ardhshëm që lind këtë muaj!



Post a Comment

Previous Post Next Post