HOROSKOPI SHIGJETARI TETOR 2022
Fillimi i muajit tetor nuk duket premtues. Keni ende disa probleme të pazgjidhura. Megjithatë, propozimet që do të vijnë gjatë gjysmës së dytë të muajit do të jenë të shkëlqyera dhe duhet të bëni shumë kujdes në mënyrën si i vlerësoni. Marsi, Venusi dhe Jupiteri do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj pas datës 17. Dy muajt e fundit gushti dhe shtatori kanë qenë të vështirë në aspektin financiar, pasi keni shpenzuar shumë për probleme familjare apo për ndryshimin e vendit të punës. Lajme të mira për ju në datën 16. Marrëveshjet apo kontratat që do të lidhni këtë muaj do të kenë rezultate të shkëlqyera. Ndaloni dhe reflektoni. Nëse dy muajt e fundit keni pasur edhe probleme sentimentale, debate apo keni qenë nervozë, atëherë edhe fillimi i muajit do të vazhdojë të jetë po njësoj. Nëse ndieni nevojën t’i kundërviheni dikujt, më mirë mos e bëni. Gjithçka do të përmirësohet pas datës 15 edhe në fushën e ndjenjave. Mundësi të reja për të gjetur pasionin e shumëkërkuar. Ju do të shkonit shumë me persona të shenjës së Peshores, Binjakëve apo edhe Ujorit. Ata që janë martuar, që kanë vendosur të bashkëjetojnë me siguri që tani po mendojnë për të bërë fëmijë. Pasioni do të jetë në kulmin e tij në datat 28 dhe 29, ndaj ky do të jetë momenti i duhur. Takimet e reja janë të favorizuara. Muaji tetor është i ndarë në dy pjesë për ju; pjesa e parë do të jetë e lodhshme, e ngjashme me periudhën që sapo keni kaluar. Të nervozuar dhe shumë dyshues, do ta keni të vështirë të menaxhoni ditët e para të muajit. Pa dyshim që pjesa e dytë do të jetë shumë herë më e mirë. Për Shigjetarët ky është viti i rikuperimit. Edhe trajtimet estetike janë të këshilluara në këtë periudhë.
HOROSKOPI BRICJAPI TETOR 2022
E kuptojmë që ndiheni të lodhur pasi keni kaluar sprova të shumta për të arritur aty ku jeni. Megjithatë, muaji tetor është ideali për të qenë i suksesshëm. Keni gjetur rrugën e duhur dhe këtë herë s’do të ktheheni më pas. Jupiteri pas datës 17 do të jetë më miqësor me ju, ndërsa Marsi pa dyshim që është gjithmonë me ju. Do të nënshkruani një marrëveshje të re me ortakët tuaj apo me partnerët, nëse keni pasur një aktivitet të përbashkët. Si gjithmonë, bëni kujdes me çështjet e trashëgimisë. Çështjet e gjata ligjore do të zgjidhen në favorin tuaj ose duke paguar më pak dëme nga sa e kishit parashikuar. Gjatë gjysmës së dytë të muajit do të fitoni shumë energji pozitive, të cilat duket se do të zgjatin edhe pas vitit 2022. Projektet e reja do të jenë të suksesshme, telefonata të rëndësishme në datat 25 dhe 26. Edhe studentët janë shumë të favorizuar në këtë periudhë. Nëse gjatë muajit shtator keni kaluar një krizë të rëndë në aspektin sentimental, atëherë gjatë tetorit do të përpiqeni të shëroni plagët. Gjysma e parë e muajit do të jetë më e mirë se e dyta. Pasioni do të zgjohet sërish brenda jush dhe ka ardhur momenti të mendoni për një zgjedhje të rëndësishme në jetën tuaj. Miqtë që keni përreth janë shumë të rëndësishëm dhe ndonjë miqësi edhe mund të shndërrohet në dashuri krejt papritur. Çiftet e konsoliduara nuk do të kenë më probleme për sa kohë që i mbledhin sërish paratë që kanë shpenzuar gjatë muajve të fundit. Keni kapërcyer ankthin që ju ka bezdisur shumë këto kohë. Takimet me njerëz të rinj janë të favorizuara në datat 24 dhe 31. Nëse krahasoni muajin tetor me muajt e shkuar, do të vini re një përmirësim të madh. Në këtë klimë kaq të qetë dhe interesante edhe shëndeti juaj do të përmirësohet. Pika juaj e dobët janë këmbët.
HOROSKOPI PESHQIT TETOR 2022
Ky do të jetë një muaj i mbushur me konfirmime dhe zgjidhje. Kush ka punuar e ka suksesin të garantuar. Jupiteri do të ndikojë shumë pas datës 17 e deri në dhjetor 2022, parashikohet të nënshkruani marrëveshje shumë të rëndësishme. Sigurisht që përmirësimet shkojnë krah për krah me përpjekjet. Ky është momenti i duhur për të menduar për ndryshimin e pozicionit të punës. Duhet të jeni aktivë, të kujdeseni për çdo detaj dhe mos refuzoni propozimet e reja që ju bëhen, sidomos ato të datës 17. Për një sërë arsyesh, shpesh të lidhura me rastësitë, edhe të rinjtë do të kenë mundësi të përfitojnë. Por jo gjithçka do të arrihet pa mund, sepse vullneti duhet gjithmonë. Një ide e mirë do të shpërblehet. Dy javët e para të muajit nuk do të kenë atë pasionin e zakonshëm në marrëdhëniet në çift. Keni shumë gjëra për të sistemuar dhe zgjidhur në punë. Nëse marrëdhënia juaj është e hershme, atëherë do të përballeni me një problem që lidhet me fëmijët ose prindërit tuaj. Mos u shqetësoni, do ta kapërceni kollaj. Kush nga ju po mendon të ndryshojë shtëpi apo të bëjë një blerje të rëndësishme për familjen, le të shfrytëzojë momentin. Të divorcuarit nuk do të mendohen dy herë për të krijuar sërish një lidhje tjetër, nëse kanë gjetur personin e duhur. Mos u dorëzoni asnjëherë. Nëse mendoni se s’keni gjetur dashurinë e jetës, atëherë reflektoni dhe kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta. Pas datës 17 gjërat do të bëhen më emocionuese. Gjatë ditëve të para të muajit nuk do të jeni në formë, do të ndieni lodhje. Bëni kujdes, sepse ndryshimet e temperaturave mund t’ju shkaktojnë probleme me reumatizmin. Në datën 6, Dielli bëhet aktiv në shenjën Peshores dhe do të ndiheni më të gjallë dhe më energjikë.
Post a Comment