Horoskopi Mujor Tetor 2022, Luani, Virgjëresha, Peshorja, Akrepi

 HOROSKOPI LUANI TETOR 2022

Shenja juaj është ndër më të fortat dhe duket se këtë muaj do të jeni fitimtarë. 2022-shi me siguri ju ka sjellë mundësi të shumta. Është e rëndësishme të konkretizoni projektet tuaja. Ndryshimet e ndodhura së fundmi kanë qenë të gjitha pozitive. Përgatituni për një sfidë apo për një debat të zjarrtë rreth datës 20 dhe bëni kujdes ndaj personave që duan t’ju vënë shkopinjtë nën rrota. Mos u tregoni shumë krenarë apo kritikë gjatë pjesës së dytë të tetorit, sepse mund të gaboni. Është më mirë kur arrini një kompromis. Mes datave 18-31 do të ndiheni të tensionuar në familje dhe do të diskutoni për çështje parash apo edukimin e fëmijëve. Ruani qetësinë! Tetori do të nisë mbarë, por diçka fsheh gjatë 15-ditëshit të dytë. Sigurisht që çiftet e konsoliduara nuk do të vuajnë nga ky moment stresues, megjithatë një paralajmërim duhet mirëpritur gjithmonë. Duhet të bëni kujdes me partnerët/et, mendohuni mirë para se të flisni. Mos gaboni duke krijuar marrëdhënie të tjera jashtëmartesore, sepse nuk është momenti i duhur. Do të përballeni me një problem mes datave 20-31, të cilin do ta kaloni me sukses. Faza më e mirë për ju është ajo e fillimit të muajit, sepse pas datës 17 do të pësoni edhe një rënie fizike. Pika e dobët e të lindurve në shenjën e Luanit është shpina, ndaj duhet të bëni kujdes me mënyrën se si qëndroni. Nuk duhet ta lodhni organizmin tuaj, sidomos mes datave 20-29.

HOROSKOPI VIRGJËRESHA TETOR 2022

Tetori është një muaj plot me forca për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Jupiteri do të bëhet aktiv në shenjën tuaj. Ky muaj do të jetë shumë i mbarë në aspektin profesional, sidomos për ata që kanë hasur vështirësi gjatë muajve të parë të vitit. Periudha eksperimentale ka kohë që ka mbaruar, tani duhet të bëni programe dhe projekte për të ardhmen. Të vetëpunësuarit janë më të favorizuar këtë muaj. Edhe studentët do të shkëlqejnë këtë muaj. Marsi në shenjën tuaj do t’ju ushqejë me një energji të brendshme për t’u futur sërish në lojë. Edhe ndjenjat do të zgjohen sërish këtë muaj. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë janë në momentin më të mirë. Zemrat e vetmuara duket se nuk po vuajnë shumë, sepse nuk po e kthejnë më kokën pas për të menduar sa shumë janë lënduar. Gjatë verës kanë ndryshuar shumë gjëra. Datat 6 dhe 8 do të jenë shumë të bukura, një dëshirë e vogël do t’ju realizohet. Yjet favorizojnë edhe ata që duan të martohen në periudhën tetor-dhjetor. Këtë muaj do të gjeni qetësinë që keni humbur. Është e vërtetë se të lindurit e shenjës suaj e kanë të pamundur të jenë të qetë. Në pamje po, por përbrenda fshehin shumë. Në fund të muajit mund të filloni me trajtimet të ndryshme, të regjistroheni në palestër apo të bëni gjëra që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

HOROSKOPI PESHORJA TETOR 2022

Jupiteri do të jetë shumë miqësor me ju në muajin tetor, sidomos me ata që janë të vetëpunësuar. Ata që kanë hapur një aktivitet privat vitin e kaluar, tani mund të korrin frytet e punës së tyre. Megjithatë, duhet të bëni kujdes nëse bashkëpunoni me të lindurit në shenjën e Gaforres apo Bricjapit, sepse e keni të vështirë të kuptoheni, sidomos kur vjen puna te shpenzimet. Një moment i rëndësishëm ky për ata që po ngjisin majat e karrierës së tyre. Një ngritje në detyrë, një transferim në një kompani më të mirë, gjithçka është më e qëndrueshme tani. Yjet do të jenë fitimtarë edhe në fushën e ndjenjave. Zakonisht tetori nuk është një muaj i përshtatshëm për t’u martuar, megjithatë disa prej jush do ta hedhin hapin e madh pikërisht në periudhën tetor-nëntor. Ndërsa çiftet e konsoliduara dhe që presin prej kohësh një fëmijë do të marrin lajme të mira këtë muaj. Do të përballeni me një problem të vogël familjar, i cili do të zgjidhet shumë shpejt. Me këto yje do ta keni të lehtë të gjeni një partner/e. Jeni gjithmonë ju ata që bini në sy, por ne ju këshillojmë të mos përfshiheni në marrëdhënie konfliktuale. Datat 18 dhe 23 do të jenë më të rëndësishmet. Ky do të jetë një muaj i bukur edhe për formën fizike. Stresi që mund të ndieni në datat 12,13 dhe 26 është armiku juaj më i madh. Mos prisni që gjërat të bien nga qielli. Mos harroni se ju e dashuroni të bukurën, ndaj rrini me njerëz pozitivë, vizitoni vende të ndryshme, shkoni në teatër, kërkoni harmoninë!

HOROSKOPI AKREPI TETOR 2022

Përpjekjet dhe iniciativat që keni ndërmarrë këta muajt e fundit do të shpërblehen në muajin tetor. Por jo vetëm, edhe Marsi me Saturnin do të ndikojnë pozitivisht deri në dhjetor dhe së bashku me ardhjen e Saturnit do t’ju dhurojnë një lloj qëndrueshmërie dhe një pozitë të fortë që rrallëherë e kanë përjetuar të lindurit në shenjën e Akrepit. I keni lënë pas muajt e vështirë, megjithatë tani duhet të shlyeni disa hua që keni marrë. Nuk duhet të çoni dëm kohën e çmuar. Studentët që kanë dhënë maksimumin, por që ende nuk kanë korrur frytet e punës së tyre, do të marrin lajme të mira ose një telefonatë me rëndësi deri në dhjetor. Ju këshilloj të mbani larg personat që nuk janë të sinqertë me ju. Nëse keni çështje ligjore të pazgjidhura, do të merrni një përgjigje pozitive shumë shpejt. Energjitë tuaja do të dyfishohen pas datës 23. Marrëdhëniet sentimentale që u kanë bërë ballë konflikteve dhe presioneve të kohëve të fundit tanimë janë më të forta. Ata që kanë hedhur hapin e madh të martesës apo bashkëjetesës, tani po mendojnë për të bërë fëmijë. Kush nga ju i ka dhënë fund një historie me rëndësi, tani do të gjejë personin e duhur, të cilit mund t’i besojë verbërisht. Sigurisht që yjet këtë muaj do të ndihmojnë edhe beqarët, të cilët brenda muajit dhjetor do të celebrojnë lindjen e një dashurie të re. Data më e favorshme është 26-a. Fundi i muajit është shumë i rëndësishëm, sepse mund të gjeni një kurë për problemet e hershme. Shmangni sforcimet në datën 14.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post