Horoskopi Mujor Tetor 2022, Dashi, Demi, Binjakët, Gaforrja

HOROSKOPI DASHI TETOR 2022

Nëse do të krahasojmë lodhjen dhe ankthin që keni kaluar gjatë muajit gusht dhe shtator, kjo periudhë do të jetë shumë herë më e lehtë për ju. Kini kujdes ndaj propozimeve të reja që do t’ju ofrohen. Në datat 6 dhe 16 do të merrni disa telefonata shumë të rëndësishme dhe do të gjeni pak qetësi. Kjo është një fazë e qëndrueshme. Mos prisni gjëra të mëdha. Të lindurit e shenjës së Dashit marrin flakë shumë shpejt, ndaj tregohuni të kujdesshëm ndaj provokimeve që do t’ju bëhen, sidomos në datën 26. Dhjetë ditët e fundit të tetorit do të shoqërohen me polemika. Do t’ju sulmojnë po të njëjtët njerëz që ju kanë penguar në periudhën gusht-shtator. Tetori do të jetë një muaj i qetë në fushën e ndjenjave. Nëse keni lënë diçka pa sqaruar në të kaluarën, çështja do të rikthehet sërish në qendër debati. Do të ndiheni disi të tensionuar në datën 14, madje këtu bëjnë pjesë edhe çiftet e qeta. Kur të lindurit e Dashit e marrin diçka si për të mirëqenë dhe të sigurt, interesi juaj fillon të bjerë. Mundësia që partnerët t’ju tradhtojnë është shumë e madhe, por edhe ndëshkimi që ju do të jepni është i rëndë. Tregohuni më të kujdesshëm me të lindurit në shenjën e Peshores, Gaforres dhe Bricjapit, sepse diçka do t’ju joshë në lidhje me ta. Jupiteri do të jetë më miqësor me ju këtë muaj, por Venusi dhe Mërkuri jo. Mos u përfshini në debate që s’ju takojnë apo që nuk ia vlejnë. Në nëntor dhe dhjetor do të gjeni sërish energjinë tuaj pozitive. Datat më të vështira për ju do të jenë 18, 25 dhe 26.

HOROSKOPI DEMI TETOR 2022

Venusi dhe Marsi do të ndikojnë në favorin tuaj këtë muaj, i cili do të jetë i veçantë. Të lindurit në shenjën e Demit karakterizohen nga vendosmëria, bujaria dhe ndjeshmëria, por kur vendosin t’i japin fund diçkaje, i japin dhe pikë. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vendimet janë të menduara më së miri. Përgatituni, sepse priten ndryshime në fund të muajit në fushën profesionale. Nëse dikush ka shpërdoruar besimin tuaj, prisni deri në datën 20 që të merrni hak. Jeni disi të tensionuar në punë. Bëni kujdes ndaj ziliqarëve dhe armiqve që do të përpiqen t’ju vënë shkopinjtë nën rrota. Çiftet e konsoliduara nuk do të kenë probleme këtë muaj. Të lindurit në këtë shenjë janë të ëmbël dhe të dashur, por krejt papritur mund të shndërrohen në agresivë me ata që s’e meritojnë. Debate në familje në datën 17 dhe 24. Nëse dikush pranë jush s’ka bërë çka i takon, mund edhe ta çoni në djall. Qëndroni larg personave të martuar apo që janë shumë larg jush. Dashuritë që do të lindin këtë muaj do të vihen në provë shumë shpejt. Shmangni problemet në datat 21, 28 dhe 29, sepse do të jenë më të vështirat. Duhet të kujdeseni pak më shumë për formën tuaj fizike, sepse muajt e fundit të vitit do të ndiheni më nervozë dhe më emotivë. Do ta keni të vështirë të ruani qetësinë, sepse personat që ju rrethojnë vetëm ju ngacmojnë. Pika e dobët e të lindurve në këtë shenjë është ushqimi.

HOROSKOPI BINJAKET TETOR 2022

Askush nuk ju ndalon i dashur Binjak tani! Me Marsin në Diell jeni plot energji, jeni aktivë, të shkathët dhe gjithashtu më shumë vendimmarrës. Sigurisht, me Mërkurin retrograd , muajin e kaluar mund të jeni ndjerë paksa të pasigurt, ose thjesht më të kujdesshëm, të kujdesshëm për disa vendime. Vendime që në shumë raste mund të kenë përfshirë një lidhje, apo rikthimin e një flake të vjetër. Dijeni që pas dates 10-të përfundon kjo periudhë reflektimi, në disa raste e nevojshme, dhe hapet një shumë më stimuluese, në të cilën do të ndiheni sërish protagonist i zgjedhjeve tuaja. Për të zhbllokuar një ngërç të mundshëm vendimi, do të jetë Hëna e Plotë e Dashit në daten 10-të, e cila do t'ju ndihmojë të përcaktoni qartë dinamikën e një marrëdhënieje apo miqësie romantike, ose të distancoheni nga diçka që nuk ju përfaqëson aq shumë. Hëna do të jetë në një aspekt të shkëlqyer me Marsin dhe Saturnin për të pohuar se mund të keni një moment ndërgjegjësimi, për ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja, çfarë dëshironi dhe kush jeni. Në vazhdën e këtyre ndërgjegjësimit të ri, do të jetë më e lehtë për ju të jetoni marrëdhëniet tuaja, të krijoni ato ekuilibra që kohët e fundit keni luftuar për t'i arritur. Në krahun tuaj do të jetë edhe Venusi që në shenjën e Peshores do të bashkëpunojë në mënyrë harmonike me Marsin dhe Saturnin, një kombinim i shkëlqyer për gjithçka që lidhet me marrëdhëniet me seksin tjetër që me siguri do të bëhet më pikante, interesante dhe plot pasion! Nëse jeni beqarë mund të bëni një njohje të re, por edhe të gjeni një ekuilibër të ri në çift me partnerin e zakonshëm, falë një qëndrimi më harmonik dhe pajtues. Kjo Venus do t'ju ndihmojë të zbusni njëfarë mospërmbajtjeje të Marsit, e cila në mënyrë të pashmangshme, kur është në Diell, predispozon për një qëndrim që është paksa shumë "pohues". Marsi, në fund të muajit do të fillojë lëvizjen e tij retrograde (do të kthehet prapa) dhe do të formojë një aspekt katror me Neptunin, planetin e intuitës, transcendencës, spiritualitetit, por edhe të iluzioneve të mëdha. Marsi, në fund të muajit, fillon lëvizjen e tij retrograde, duke qëndruar në kuadraturë me Neptunin deri në fillim të dhjetorit, një aspekt që kërkon një vëmendje në menaxhimin e disa marrëdhënieve të rëndësishme. Nuk do të keni gjithmonë ide të qarta se si të lëvizni, mund të veproni në mënyrë indirekte në kërkesat tuaja ose mospërmbajtja juaj mund të jetë kundërproduktive për ju dhe për të tjerët. Me pak fjalë, është një energji që duhet menaxhuar me kujdes, por për këtë do të flasim më shumë muajin e ardhshëm.   

HOROSKOPI GAFORRJA TETOR 2022

Mbas një muaji shume të keq si shtatori, ky është muaji për të hedhur gjithçka pas krahëve dhe për të harruar gjërat që ju kanë trishtuar. Jupiteri është në favorin tuaj, por kur bashkohet edhe me Mërkurin dhe Diellin, do të thotë se kjo do të jetë periudha më interesante e vitit për ju. Nga kjo energji pozitive do të karakterizohet edhe fillimi i vitit 2023, sidomos në aspektin profesional. Mundësitë për një bashkëpunim të ri janë të shumta. Të gjitha projektet tuaja janë në udhën e duhur, pavarësisht nga ziliqarët që ju rrethojnë. Muaji tetor do të jetë frytdhënës edhe për studentët, sidomos në datat 17-25. Yjet në fushën e ndjenjave kombinohen më së miri duke ju dhënë shumë energji. Fillimi i vitit ka qenë paksa i vështirë, por tani nuk përmbaheni më. Ju kanë lënduar shumë në marrëdhëniet tuaja dhe nuk përjashtojmë mundësinë se dikush do të përpiqet të hapë sërish plagët tuaja. Ky nuk është momenti për aventura, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat dhe që kërkojnë më shumë siguri. Beqarët i këshillojmë të hedhin sytë rreth e rrotull, sepse dashuria vjen andej nga nuk e pret. Çiftet që kanë dashur një fëmijë prej kohësh duket se tani i kanë punët në vijë. Forma juaj fizike përmirësohet nga dita në ditë. Terapitë pas datës 17 do të jenë shumë efikase. Dy ditët e fundit të muajit do të jenë të jashtëzakonshme dhe do të zgjidhni probleme të rëndësishme. Të lindurit e shenjës së Gaforres kanë pikë të dobët stomakun, bëni kujdes me ushqimet.

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post