A keni menduar ndonjëherë se bota sillet vetëm rreth jush? Ndjenja e të qenit në qendër të universit ndonjëherë mund të jetë e kënaqshme, por sigurisht që është mashtruese, sepse askush nuk mund ta bëjë këtë pretendim! Le të zbulojmë se cilat janë shenjat e zodiakut që e bëjnë më shpesh këtë gabim…
AKREPI
Të lindurit në shenjën e Akrepit shpesh ndihen në qendër të botës në një mënyrë krejtësisht naive. Duke qenë shumë të sigurt për veten dhe duke pasur besim të mirë në aftësitë e tyre, ata besojnë se kanë një rëndësi thelbësore në jetën e njerëzve që duan dhe, rrjedhimisht, në përgjithësi në të gjithë universin!
BINJAKËT
Për Binjakët , situata është ndryshe. Kjo shenjë e zodiakut mendon se çdo gjë që ndodh është pjesërisht e lidhur me jetën e tij: një lloj egocentralizim që përfshin edhe aspektet pozitive dhe veçanërisht ato negative. Gjithçka duket se është e kalibruar tek Binjakët, të cilët ndihen aq të rëndësishëm sa janë “marrës” të gjithçkaje që ndodh.
LUANI
Luani përpiqet vazhdimisht të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, kjo është arsyeja pse ai është i bindur se është ndër të paktët ose i vetmi nga te gjithe me të vërtetë në qendër të botës! Ata absolutisht nuk besojnë se do të kalojnë pa u vënë re dhe mendojnë se i kanë sytë e të gjithëve mbi ta.
BRICJAPI
Të lindurit nën shenjën e Bricjapit besojnë se kanë një rëndësi në botë që është absolutisht e jashtëzakonshme. Të vetëdijshëm për inteligjencën e tyre, ata shpesh përfundojnë duke besuar se janë gjithmonë në anën e arsyes dhe të së vërtetës, duke qëndruar në këmbë si strumbullare rreth të cilave duhet të rrotullohen për t'i bërë gjërat të shkojnë mirë!
$ads={2}
Post a Comment