Shenjat më të poshtra të verës 2022 bëni kujdes!

Cilat janë shenjat e zodiakut që do të zbulojnë një anë të karakterit të tyre më të keq këtë verë? Më mirë të qëndroni larg atyre që bëjnë pjesë në këtë renditje: duhet të jeni të kujdesshëm sepse sipas Horoskopit.vip  nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse të kenë qëndrime që do t'ju bëjnë të vuani! 

Sipas zodiakut, kjo do të ndodhë veçanërisht për disa shenja. Mirë do jetë të tregoheni shumë të kujdesshëm për marrëdhëniet që do të krijohen me këto shenja, sepse rezultati mund të jetë shumë negativ. Sipas asaj që raporton horoskopi.vip në fakt do të rritet doza e keqdashjes që zakonisht është në karakterin e tyre.

DASHI

Dashi dihet se synon të arrijë më të mirën për veten e tij. Nuk ka gjasa që ai të bëjë një vlerësim në mënyrë altruiste, përkundrazi! Gjatë kësaj vere, nëse kupton se ka njerëz përreth që e lejojnë, ai do të përfitojë vetëm për të arritur qëllimet e tij: përpiquni të jeni të kujdesshëm!

VIRGJËRESHA

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të bëhen veçanërisht egoistë gjatë kësaj vere. Pse? Zakonisht Virgjëresha arrin të jetë gjithmonë bujare dhe e kuptueshme, por në këtë periudhë të vitit ajo do të ndryshojë. Edhe gjatë diskutimeve do të ketë rrezikun e ekzagjerimit me fjalë, duke krijuar plagë dhe ofenduar njerëzit përreth tyre.

DEMI

Demi këtë verë ka një shans për të pasur një revansh me dikë që nuk është sjellë siç duhet. Kjo është arsyeja pse doza e ligësisë po rritet në një mënyrë të rëndësishme: këtë verë Demi dëshiron të hakmerret dhe absolutisht nuk dëshiron të anashkalojë parregullsitë apo tradhtitë.

GAFORRJA

Kujdes edhe me shenjën e Gaforres, e cila gjatë verës do të jetë veçanërisht e keqe dhe jo miqësore. Miqtë do ta kenë shumë të vështirë t'i qëndrojnë pranë, aq sa do t'u duhet të ndryshojnë mënyrën e marrëdhënieve me këtë shenjë: marrëdhëniet mund të shkojnë në krizë!

$ads={2}

Post a Comment

Previous Post Next Post