$ads={1}
DASHI
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze.
Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jetë e njëjtë.
DEMI
Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë.
Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Sipas Horoskopit, shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.
BINJAKËT
Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë.
Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t'iu sjellë probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni në peshë. Kujdes edhe më të nxehtin që do fillojë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.
GAFORRJA
Gjatë kësaj jave do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe në çdo fushë. Ata që janë në një lidhje do kalojnë çaste fantastike sepse do ju plotësohen edhe ëndrrat më të mëdha. Beqarët duhet t’i marrin seriozisht ftesat që do ju bëhen në mënyrë që të fillojnë histori dashurie serioze.
Edhe financat do jenë të begata. Gjendja do jetë shumë e mirë dhe do e keni të mundur të bëni çdo investim. Shëndeti do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë shqetësim sado të vogël. Në punë duhet t’i dëgjoni këshillat e shefave dhe më pas të vendosni ju vetë se çfarë do bëni. Priten arritje, por do ju duhet të kaloni disa pengesa.
LUANI
Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Beni atë që do mendoni më të arsyeshme. Edhe ju beqarët do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vetë do jenë të pavendosur për të hedhur hapa.
Financat do vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë kështu që mos u shqetësoni. Shëndeti do dojë më tepër përkujdes. Mund të keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Bëni sa më shpejt vizita të specializuara. Në punë nuk duhet të mundoheni t'i dilni vetë për zot një projekti gjigand, por duhet të kërkoni ndihmën e kolegëve.
VIRGJËRESHA
Do ndiheni si të rilindur gjatë kësaj jave dhe rrahjet e zemrës do shtohen edhe më shumë. Mjedisi yjor do favorizoje jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret personit që keni në krah përkundrazi do thurni plane për një të ardhme së bashku. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni gjithë kohës në kërkim të personit ideal pa e kuptuar se dikush po i vëzhgon prej kohesh. Propozimet do jenë të veçanta.
Financat herë do jenë të qëndrueshme dhe herë problematike. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Stresi mund të shkaktojë goxha probleme. Në punë do e vazhdoni me vrull projektin e nisur dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë.
PESHORJA
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes.
Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Sipas Horoskopit, shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshme do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
AKREPI
Mendojini me kujdes gjërat këtë javë para se të veproni, pasi vetëm kështu nuk do keni probleme. Ju jeni inteligjentë dhe këtë fakt nuk e mohon dot askush. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe.
Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.
SHIGJETARI
Mos lejoni rutinën t'iu pushtojë këtë jave sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë.
Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëjnë diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.
BRICJAPI
Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera.
Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.
UJORI
Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë këtë javë dhe të mos bëni asgjë të pamenduar mirë. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën.
Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund të ndërlikohet më tepër. Ju beqarët do realizoni takime të papritura, por që do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni që edhe ëndrrat mund të realizohen. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, madje mund të ndiheni edhe më në formë se një javë më parë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.
PESHQIT
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme.
Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
$ads={2}
Post a Comment