Gjithnjë e më shumë njerëz konsultojnë horoskopin e tyre përpara se të marrin një vendim ose për të zbuluar se si mund të shkojë dita e tyre. Megjithatë, pakkush e di se falë yjeve është e mundur të njihet edhe karakteri i disa të njohurve shokut/shoqes. Në fakt, sot do t'ju zbulojmë se cilat janë shenjat më të këqija të zodiakut.
Ka disa njerëz që zemërohen më lehtë se të tjerët, mund të shpërthejnë në pak minuta pa asnjë arsye. Shpesh kanë një qëndrim agresiv ndaj nesh dhe ne nuk e kuptojmë motivin, por mos u shqetësoni, falë astrologjisë është e mundur të identifikohen paraprakisht këta persona.
Shenjat më agresive të zodiakut janë pikërisht ato të mbizotëruara nga zjarri , megjithëse secili person ka karakterin e tij, falë astrologjisë është e mundur të dimë shumë për personalitetin e individëve. Përkundrazi, shenjat e tokës janë shumë më paqësore dhe të qeta, sepse rrallë e humbin durimin.
Çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta, sidomos kur bëhet fjalë për agresivitetin. Astrologët gjithmonë kanë argumentuar se njerëzit dominohen nga analiza e qiejve dhe planetëve. Për këtë arsye, personaliteti i individëve mund të lidhet me periudhën e lindjes. Pra, le të shohim se cilat janë 4 shenjat më agresive të Zodiakut:
DASHI
Kjo shenjë ndikohet nga Marsi, në fakt është shumë dinamike dhe bën gjithçka për të arritur qëllimet e saj. Shpesh personat e lindur në këtë shenjë nuk kanë frikë dhe janë shumë të guximshëm. Në fakt në shumicën e rasteve ata veprojnë pa menduar shumë për pasojat, kjo i çon në konflikt agresiv.
BINJAKËT
Kjo shenjë dominohet nga Mërkuri, megjithëse është shumë e shoqërueshme, priret të ketë një qëndrim agresiv nëse ndihet i kërcënuar. Me siguri është një nga shenjat më komplekse të zodiakut, në fakt ata hezitojnë të flasin për dobësitë e tyre nga frika se mos përdoren kundër tyre. Në disa raste ata priren të përdorin fjalë shumë lënduese dhe agresive nëse ndihen të kërcënuar.
LUANI
Kjo shenjë drejtohet nga dielli, megjithëse janë gjithmonë rrezatues, ata kanë një qëndrim mjaft agresiv. Ata pëlqejnë të jenë në shoqëri, por priren t'i thonë gjërat jashtë vendit (kontestit) , kjo mund të jetë shqetësuese për njerëzit përreth tyre, dhe shoqëria e tij/saj mund ta quaj ndonjëherë si shok agresiv.
AKREPI
Kjo shenjë ndikohet nga Plutoni, në fakt ka nevojën e vazhdueshme për t'u ndjerë e plotësuar. Personat e lindur nën këtë shenjë kanë një energji ngjitëse dhe e/i duan të jenë në shoqëri. Megjithatë, akrepit nuk i pëlqen të zbulojnë frikën e tyre, kjo nga frika e dështimit. Shpesh kanë një sjellje të ftohtë dhe të shkëputur nëse e kuptojnë se kanë ndjenja. Nëse lëndohen, ata fillojnë të tregojnë dhunën e tyre.
Post a Comment