Karakteristikat e shenjave dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera peshorja, akrepi, shigjetari, bricjapi, ujori, peshqit


PESHORJA


Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurt se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që ta ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë. Ndonjëherë dini të jeni edhe të shqetësuar dhe të dekoncentruar mirëpo edhe dini shumë shpejt të organizoheni dhe të vazhdoni me ritëm te njëjtë. Jeni ndriçues dhe doni në çdo kohë t’i ndihmoni të tjerëve. Të hollat janë pika e dobët e juaja pasi ato i shpenzoni pa kontroll. Për ju blerja e gjërave është më e rëndësishme se sa kursimi i të hollave.

Marrëdhëniet e Peshores me shenjat e tjera:

  1. Peshorja & Dashi: Kjo mund të jetë një lidhje e mrekullueshme, mirëpo jo lidhje serioze dhe afatgjate.
  2.  Peshorja & Demi: Që të dy për një kohë shumë të shkurt do të lodhen nga kërkesat e njëri tjetrit.
  3. Peshorja & Binjakët: Ky është kombinim i mirë. Të dy palët përputhen me idetë e njëri tjetrit, gjë që e bën këtë një lidhje te qëndrueshme.
  4. Peshorja & Gaforrja: Këta të dy janë kundërshtarë të mëdhenj dhe kjo lidhje shkakton probleme, probleme dhe vetëm probleme.
  5. Peshorja & Luani: Do të jetë vështirë të gjendet zgjidhja se kush do të jetë kryesor në këtë lidhje, mirëpo këta te dy mund të përputhen mirë.
  6. Peshorja & Virgjëresha: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.
  7. Peshorja & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka mundësi të jenë një çift i mrekullueshëm.
  8. Peshorja & Akrepi: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtër do të bëhet histori.
  9. Peshorja & Shigjetari: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.
  10. Peshorja & Bricjapi: Shumë dallime në mes këtyre te dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjas shumë.
  11. Peshorja & Ujori: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.
  12. Peshorja & Peshqit: Probleme të mëdha do të ketë në këtë lidhje. Është mirë që të shmanget.


AKREPI

Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet më të mira edhe më të këqija. Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteristika kryesore e juaj është besnikëria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës. Bëni çmos, jepni çdo gjë vetëm e vetëm ta realizoni atë që keni ndërmend. Natyra juaj u bën të jeni shumë interesant. Po ashtu u bën të jeni edhe agresiv. Zakonisht dominoni ndaj atyre që janë më të dobët se ju, vetëm pse s’mundeni. Të tjerët do ta kenë shumë vështirë me ju, nëse vendosin që juve t’u kenë armiq.

Marrëdhëniet e Akrepit me shenjat e tjera:

  1. Akrepi & Dashi: Xhelozia e Akrepit dhe pavarësia e Dashit, është një kombinim mjaft i mirë.
  2. Akrepi & Demi: Fillon për mrekulli, mirëpo asnjëri nuk dëshiron që kjo lidhje të zgjasë.
  3. Akrepi & Binjakët: Çift i mirë, mirëpo asnjëra palë nuk mund ta durojë tjetrën.
  4. Akrepi & Gaforrja: Të dy palët ndjehen të sigurta pranë njëra-tjetrës. Lidhje që premton.
  5. Akrepi & Luani: Kjo fillon si një lidhje e fuqishme, mirëpo nuk do të vazhdoj ashtu. Shpejtë do të vyshket.
  6. Akrepi & Virgjëresha: Ky kombinim mund të ketë probleme, sepse që të dy kanë vështirësi të komunikojnë.
  7. Akrepi & Peshorja: Akrepi për Peshoren për një kohë të shkurtë do të bëhet histori.
  8. Akrepi & Akrepi: Të dy kërkojnë dhe japin shumë që do të thotë se kjo mund të jetë lidhje e sigurt.
  9. Akrepi & Shigjetari: Gjëja e vetme e cila mund të rezulton nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtër.
  10. Akrepi & Bricjapi: Në njëri- tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë.
  11. Akrepi & Ujori: Konfliktet ndërmjet këtyre dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundoj pa filluar mirë.
  12. Akrepi & Peshqit: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjo të jetë një lidhje e mirë.


SHIGJETARI

Zakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në gjendje të mirë. Fakti që ju keni shumë fat dhe jeni në gjendje te ndihmoni të tjerët, nuk hidhëron askënd. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zezë, e keni shumë vështirë të dilni nga ajo. Nëse e vëreni ndonjë gjë që premton, pavarësisht se çka është, ju e përcillni deri në fund. Mundoheni ta keni. Kjo ndodh shpesh, sepse ju tërë kohën jeni në kërkim të gjërave të reja. Ju njëkohësisht jeni edhe më të këndshmit nga të gjitha shenjat. Jeni zemërgjerë dhe jeni të gatshëm në çdo kohë doni t’i ndihmoni të tjerët. Sinqeriteti dhe humori janë anët pozitive tuajat dhe për këtë njerëzit çdo herë u duan dhe admirohen me ju. Zakonisht sinqeriteti juaj i vërtetë u sjell edhe probleme, mirëpo kjo nuk u shqetëson fare. Ju vazhdoni të jeni të sinqertë.

Marrëdhëniet e Shigjetarit me shenjat e tjera:

  1. Shigjetari & Dashi: Të dy palët tregojnë interesime të përbashkëta dhe si çift veprojnë për mrekulli.
  2. Shigjetari & Demi: Demi serioz dhe Shigjetari i joserioz dhe zbavitës, do ta kenë vështirë të rrinë së bashku
  3. Shigjetari & Binjakët: Kjo marrëdhënie fillon në mënyrë të zjarrtë, por mbaron në të njëjtën mënyrë.
  4. Shigjetari & Gaforrja: Personat në këtë kombinim më mirë përputhen si shokë se sa si partnerë.
  5. Shigjetari & Luani: Të dy janë emocional në këtë aspekt që tregon se kjo mund të jetë një kombinim i mirë.
  6. Shigjetari & Virgjëresha: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta durojë karakterin e Shigjetarit.
  7. Shigjetari & Peshorja: Të dy romantik dhe me sharm të veçantë. Mund të jetë një çift mjaft i mirë.
  8. Shigjetari & Akrepi: Gjëja e vetme e cila mund të rezultojë nga ky kombinim është një lidhje shumë e shkurtër.
  9. Shigjetari & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë.
  10. Shigjetari & Bricjapi: Këta te dy mund të jenë shokë të mirë, mirëpo nuk do të jenë të suksesshëm ne çift. Ide e keqe.
  11. Shigjetari & Ujori: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri-tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrekullueshëm.
  12. Shigjetari & Peshqit: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundësojë.

BRICJAPI

Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë se qe doni. Po ashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, para se gjithash të determinuar. Përderisa ende keni mundësi nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni të kujdesshëm me të hollat dhe dini të kurseni. Asnjë projekt nuk e filloni pa plan dhe pa organizim të mirë, ndërsa kur të filloni nuk ndaleni deri sa ta mbaroni si duhet. Të tjerët në ju mund të shohin një person të ftohtë dhe të paarritshëm, mirëpo ajo është vetëm si rezultat i praktikës tuaj, në marrëdhëniet me të tjerët jeni shumë të kujdesshëm. Doni të keni gjithçka në kontroll sepse nëse u dalin gjërat nga kontrolli, keni frikë se do të keni vështirësi të mëdha.

Marrëdhëniet e Bricjapit me shenjat e tjera:

  1. Bricjapi & Dashi: Pas çdo këndi të kësaj lidhje, presin argumente të shumta.
  2. Bricjapi & Demi: Të dy duan të kenë mbështetje të sigurt. Të dy mund ta sigurojnë këtë. Ide e mirë.
  3. Bricjapi & Binjakët: Të dy mund të mësojnë shumë gjëra nga njëri tjetri, mirëpo ky kombinim nuk zgjat shumë. Bricjapi & Gaforrja: Dallimet në mes këtyre dyve janë shumë të vështira për t’u tejkaluar.
  4. Bricjapi & Luani: Problemet presin pas çdo dere të kësaj lidhje. Nuk është ide e mirë.
  5. Bricjapi & Virgjëresha: Një lidhje e cila premton shumë. Të dy palët tregojnë interesim ndaj njëra-tjetrës dhe përputhem për mrekulli.
  6. Bricjapi & Peshorja: Shumë dallime në mes këtyre dyve, bëjnë që lidhja mos të zgjasë shumë.
  7. Bricjapi & Akrepi: Në njëri tjetrin, këta shohin interesim të madh. Kombinim që premton shumë.
  8. Bricjapi & Shigjetari: Të dy kanë interesa të përbashkëta dhe asnjëri nuk lejon që kjo lidhje të dështojë.
  9. Bricjapi & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale.
  10. Bricjapi & Ujori: ky çift mund të filloje në mënyrë të pasigurt, mirëpo nëse pak përputhen ka mundësi të ndodhin gjëra të mrekullueshme.
  11. Bricjapi & Peshqit: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë e qëndrueshme.

UJORI

Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati në të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni që t’i injoroni idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe të paktën t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Ju po ashtu jeni shumë interesant kur bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Doni të jeni në mesin e të tjerëve, me qëllim që t’i tregoni cilësitë tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndërsa herën tjetër i shpërqendruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo në anën tjetër jeni shumë praktik në angazhimet e tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju.

Marrëdhëniet e Ujorit me shenjat e tjera:

  1. Ujori & Dashi: Me mirëkuptim të vogël, kjo është një kombinim që premton shumë.
  2. Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejt mund të kalojë në dëshpërim.
  3. Ujori & Binjakët: Këta të dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë.
  4. Ujori & Gaforrja: Emocionet në dhomën e fjetjes, mund të jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje.
  5. Ujori & Luani: Kjo mund të jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.
  6. Ujori & Virgjëresha: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.
  7. Ujori & Peshorja: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.
  8. Ujori & Akrepi: Konfliktet ndërmjet këtyre te dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundoje pa filluar mirë.
  9. Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrekullueshëm.
  10. Ujori & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale.
  11. Ujori & Ujori: Kjo nuk ka mundësi të jetë lidhje e zjarrtë, mirëpo të dy mund të jenë të kënaqur.
  12. Ujori & Peshqit: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit.

PESHQIT

Ndonjëherë keni ndjenjën se nuk i takoni kësaj bote. Mirëpo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do të arrini ta dini. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë. Kjo ndonjëherë mund të shkaktoje probleme. Keni mundësi dhe vullnet të punoni dhe jeni të gatshëm të sakrifikoni çdo gjë për të arritur qëllimet dhe për të ndihmuar të tjerët. Keni një talent dhe sharm të mrekullueshëm. Po ashtu jeni plot ide të mrekullueshme dhe plane. Këto anë pozitive të tjerët nuk janë në gjendje t’i shohin sepse ju tregoheni ipasigurt. Jeni mikëpritës i mirë. Nuk jeni vetjak prandaj njerëzit dëshirojnë të jenë në shoqërinë tuaj. Keni parandjenja të mrekullueshme për atë që ka mundësi të ndodhë. Mirëpo të tjerët nuk ju besojnë sepse mendojnë se fantazoni shumë. Nuk i gjykoni të tjerët sipas asaj se çfarë kanë bërë, por sipas brendësisë së tyre.

Marrëdhëniet e Peshqve me shenjat e tjera:

  1. Peshqit & Dashi: Kjo lidhje mund të mbijetojë vetëm nëse secila palë i përgjigjet nevojave të palës tjetër.
  2. Peshqit & Demi: Mund të mos e kuptojnë njëri tjetrin, mirëpo të dy janë të tërhequr nga njeri-tjetri. Lidhje që premton.
  3. Peshqit & Binjakët: Ndjenjat në fillim mund të jenë shumë të mëdha dhe të zjarrta, mirëpo problemet do të jenë edhe më të mëdha.
  4. Peshqit & Gaforrja: Me punën e përbashkët, këta te dy mund t’i arrijnë qëllimet në jetë dhe në dashuri.
  5. Peshqit & Luani: Të dy janë të mahnitur nga dallimet e njëri tjetrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se mund të zgjasë lidhja e tyre.
  6. Peshqit & Virgjëresha: Në fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër përfundon.
  7. Peshqit & Peshorja: Nëse mund të përputhen në fillim, ka mundësi të jenë një çift i mrekullueshëm.
  8. Peshqit & Akrepi: Interesat dhe imagjinata e përbashkët mund të jetë shkak që kjo të jetë një lidhje e mirë.
  9. Peshqit & Shigjetari: Që të dy kërkojnë gjëra që asnjëri nuk mund t’i mundësojë.
  10. Peshqit & Bricjapi: Dallimet në mes të dyve, bëjnë që kjo të jetë një lidhje shumë e qëndrueshme.
  11. Peshqit & Ujori: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit.
  12. Peshqit & Peshqit: Asnjëri nuk do të merret me problemet e tjetrit. Lidhje afatshkurtër.

$ads={2}


Post a Comment

Previous Post Next Post